Doarsa Kica-Xhelili, Nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë një “ndarje” në dy grupe politikanësh në vend sot, duke i kundërvënë në ata si Vetëvendosje që “ligjet nuk vlejnë” dhe “kushtetuta zbatohet selektivisht”.
Postimi i plotë:
Cilit grup i takoni ju?
1. Grupi i parë që, i vetëdijshëm që s’kishte qeveri legjitime, e s’ishte as kuvendi i njëjtë që kishte votuar qeverinë (pra kishte shkëputje mes qeverisë dhe kuvendit), kuptoi që nuk mund të votohej për asgjë që si standard normalizonte shkeljet kushtetuese, ligjore, dhe populizmin paraelektoral. Shteti pra, është mbi pushtetarët.
2. Grupi i dytë, që insiston se ligjet nuk vlejnë kur i pengojnë partisë në pushtet, Kushtetuta zbatohet vetëm selektivisht varësisht a i konvenon një
Kryeministri a jo, dhe i gjithë shteti duhet t’i nënshtrohet një mendësie që i mbyll sytë ndaj çdo standardi shtetarë e ligjorë, dhe bërtet: PSE S’E VOTUT BUXHETIN pa e analizuar aspektin institucional/ligjor. Shteti për këta, i nënshtrohet pushtetarëve.
Në këtë ndarje, unë e kam të qartë ku qëndroj. Jo sepse është e thjeshtë, por sepse është fundamentale. Sepse në fund të ditës: O e ngrisim shtetin mbi tekat e pushtetit, o presim që tekat e pushtetit të bëhen shtet.












