Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kica Xhelili: ‘Hipokrizia po shitet lirë, por Kosova do ta paguajë shtrenjtë’

25/07/2025 - 20:09
në Lajme
A A
Kica Xhelili: ‘Hipokrizia po shitet lirë, por Kosova do ta paguajë shtrenjtë’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga një grup deputetësh brenda Kuvendit.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka denoncuar përçarjen e skajshme institucionale dhe ka ngritur alarmin për cenimin e rendit kushtetues.

“Në Kuvendin e Republikës së Kosovës janë dy grupe deputetësh”, thotë Kica.

“Njëri grup INSISTON të votojë sipas Kushtetutës – për, kundër ose abstenim për Kryetar të Kuvendit. Grupi tjetër bllokon me çdo mjet – imponon komisione të fshehta jashtë çdo procedure ose ndërpret seanca pa rregull.”

Ajo thotë se VV nuk kanë më as hijen më të turbullt të ndershmërisë, por shtiren si të tillë në publik për të fituar mbështetje.

“Shoqëria jonë, duke blerë lirë hipokrizinë, do ta paguajë shtrenjtë rrënimin e rendit kushtetues, e me të – Kosovën,” paralajmëron ajo.

Reagimi i plotë:

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, janë dy grupe deputetësh:

Njëri grup INSISTON t’i mundësohet votimi për/kundër/abstenim për Kryetar të Kuvendit sipas Kushtetutës dhe praktikës parlamentare; dhe

Grupi i dytë, i cili me çdo mjet ia pamundëson grupit të parë që të votojë; herë duke imponuar votim për komision të fshehtë jashtë çdo procedure, e herë duke ndërprerë seancën pa asnjë rregull.

Grupi i dytë, pas çdo seance kërkon që grupit të parë t’i merret mandati. Pra jo këtyre që sabotojnë procesin, por atyre që insistojnë në ligjshmëri.

Se VV janë hipokritë s’do diskutim. Por këta janë epitoma e thënies së François de La Rochefoucauld, kur thotë që “Hipokrizia është nderimi që veset ia bëjnë virtytit”.

Të vetëdijshëm se nuk e kanë as hijen më të turbullt të ndershmërisë, sigurohen që sa herë e hapin gojën, të shtirren të tillë – se mos rasisht, populli e blen “lirë”, si herën e kaluar.

E kjo shoqëri, duke blerë lirë hipokrizinë, do t’a paguaj shtrenjtë rrënimin e rendit kushtetues, e Kosovës bashkë me të.

M’a lejoni optimizmin qoftë dhe naiv të besoj se jemi këndellur.
Doarsa R. Kica

JU REKOMANDOJMË

Haradinaj: Zgjedhjen e kryeparlamentarit s’e pengojmë, me Limajn s’kam….
Lajme

Haradinaj tenton të merr vëmendje në ditën e fundit të afatit 30 ditor, kritikon Gjykatën Kushtetuese

26/07/2025 - 11:06
“Mendimi për motin”: Sot në disa vende në Kosovë mund të shkojnë temperaturat deri në 44 gradë
Lajme

“Mendimi për motin”: Sot në disa vende në Kosovë mund të shkojnë temperaturat deri në 44 gradë

26/07/2025 - 10:26
Maliqi: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, presidentja duhet t`i shpall zgjedhjet
Lajme

Maliqi: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, presidentja duhet t`i shpall zgjedhjet

26/07/2025 - 09:35
OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media
Lajme

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

26/07/2025 - 09:23
Detaje të reja të kthesës totale të Trumpit kundër Putinit – telefonata që ndryshoi gjithçka
Lajme

Detaje të reja të kthesës totale të Trumpit kundër Putinit – telefonata që ndryshoi gjithçka

26/07/2025 - 09:22
Temperaturat e larta, IKSHPK del me një listë udhëzimesh për qytetarët
Lajme

Temperaturat e larta, IKSHPK del me një listë udhëzimesh për qytetarët

26/07/2025 - 09:11

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: I pagosuri në “Dragodan” është Behar Halili – Arusha, i dyshuar Erijon Hasani

    Ekskluzive: I pagosuri në “Dragodan” është Behar Halili – Arusha, i dyshuar Erijon Hasani

    319 Shpërndaje
    Shpërndaje 128 Tweet 80
  • Iu martua djali, Shqiptar Shaljani thotë se lajmin e mori nga të tjerët

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • E rëndë: Aksident me fatalitet në Milloshevë, vetura g0det këmbësorin që po kalon rrugën

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Limaj: Mirë se kanë ardhur ambasadorët, masi të kryhet seanca flasim

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Haliti: Eshtë përgatitur që të ‘gatuhet’ diçka, do të ketë surpriza befasuese nesër në Kuvend!

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë