Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haliti: Eshtë përgatitur që të ‘gatuhet’ diçka, do të ketë surpriza befasuese nesër në Kuvend!

25/07/2025 - 19:05
në Lajme
A A
Haliti: NATO shtoi trupat për Kurtin e Vuçiqin, jo për t’i ruajtur kufijtë e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot ka dështuar për herë të 52-të të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Ndryshe nga herët e tjera, prezentë në sallë ishin edhe përfaqësuesit më të lartë diplomatikë në Kosovë.

E nesër pritet të mbahet seanca e radhës, e fundit brenda afatit 30-ditor të vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Por çfarë pritet të sjellë 26 korriku, a mund të kemi zhvillime pozitive nga Kuvendi?

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”, zyrtari i lartë i PDK-së dhe politikani, Xhavit Haliti.

Haliti tha se nesër pritet të ketë surpriza befasuese në Kuvend.

Ai theksoi se  ‘Si duket për nesër është përgatitur që të gatuhet diçka që mos t’i djegin mandatet e tyre deputetët’.

“Tani kurë të gjithë prisnin, duke përfshirë edhe ndërkombëtarët, të cilët dolën nga seanca të zhgënjyer nga klasa politike e Kosovës, të çuditur nga kjo papërgjegjëshmëri ndaj vendit e popullit, jo vlerësues ndaj atyre që e fituan e atyre që na ndihmuan ta fitojmë lirinë e ta konsolidojmë pavarësinë. Është e vështirë të parashikosh se çfarë mund të ndodhë nesër. Megjithatë, mendojë që 80% e të zgjedhurve janë lodh nga këto akrobacione, krejtësisht pa ndonjë vlerë për të ardhmen e vendit. Si duket për nesër është përgatitur që të gatuhet diçka që mos t’i djegin mandatet e tyre deputetët. Ajo që mund të ndodhë nesër, shpresoj të jetë zgjidhje që mos të shkohet në zgjedhje. Megjithatë, besoj që do ketë surpriza befasuese” tha Haliti.

Haliti uroi që nesër të ketë marrëveshje dhe mbarësi për Kosovës.

“Prandaj uroj që nesër të jetë ditë e shënuar për deputetët dhe mandatet e tyre. Por dua t’ua përkujtoj që mandatet i kanë marrë për ti shërbyer interesave të vendit e jo klikave kuazi politike, të cilat janë instaluar nëpër parti. Është krenari ta fitosh mandatin e deputetit për ti shërbyer interesave të vendit, por kur ky mandat ndryshon destinacionin për çfarë është marrë nga populli, nga dhurimi e besimi, mund të shëndrrohet në mallkim”

“Kushdo që interesin personal e klanor, e vendosë mbi interesat e Kosovës, duhet ti kthehet biznesit e profesionit. Uroj që nesër të ketë marrëveshje dhe mbarësi për Kosovën” tha Haliti në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

JU REKOMANDOJMË

“Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

“Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit
19/08/2026 - 00:17

Deputeti i PDK-së, Ariani Tahiri ështṛ kundërpërgjigjur ndaj një deklarate të Halil Gecit (Guxo), i cili e ka quajtir Tahirovski. Tahiri në Klan Kosova ka thënë se kushdo...

Më shumëDetails

“Gjithçka skenar, Kurti po bën filma tragjikë e komikë”, godet Tahiri i PDK-së (Video)

“Gjithçka skenar, Kurti po bën filma tragjikë e komikë”, godet Tahiri i PDK-së (Video)
18/08/2026 - 23:50

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke e akuzuar për bllokim të institucioneve dhe zgjatje të krizës...

Më shumëDetails

Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje

Matoshi: Lista Serbe i fitoi zgjedhjet, doli me e fortë se asnjëherë më parë!
18/08/2026 - 23:03

Komentatori politik dhe publicisti Halil Matoshi ka hedhur dyshime mbi gatishmërinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të gjetur zgjidhje për ngërçin politik në vend. Duke komentuar...

Më shumëDetails

Rubio e cilëson “të korruptuar”, SHBA-ja sanksionon kryetaren dhe një prokuror të Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Rubio e cilëson “të korruptuar”, SHBA-ja sanksionon kryetaren dhe një prokuror të Gjykatës Penale Ndërkombëtare
18/08/2026 - 22:57

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar vendosjen e sanksioneve ndaj presidentes së Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), Tomoko Akane, dhe prokurorit të lartë të kësaj gjykate, Abdoulaye Seye, i cili...

Më shumëDetails

Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet

Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet
18/08/2026 - 22:30

Komisioni Evropian ka komentuar tërheqjen graduale të trupave të KFOR-it nga Ura e Ibrit në Mitrovicë, për çka ka thënë se pret koordinim efektiv dhe konsultime kuptimplota ndërmjet...

Më shumëDetails

Familja e Ramajlit mohojnë se ai është propozuar për President

Familja e Ramajlit mohojnë se ai është propozuar për President
18/08/2026 - 22:20

Familja e Ilaz Ramajlit ka mohuar se emri i tij është propozuar për president nga Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë diskutimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Burime...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Çun Lajçi i kërkon falje deputetes së PDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dy policë suspendohen pasi dyshohen se e rrahën një qytetar serb

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kerquki: Këta janë emrat që po diskutohen për President

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Iu përmend emri për president, ky është refuzimi epik që bëri Ibrahim Berisha

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë