Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kimete Berisha: Alkimia malore e Bedri Hamzës, pluhurin e kthen në premtim

14/12/2025 - 21:20
në Opinione
A A
Kimete Berisha: Alkimia malore e Bedri Hamzës, pluhurin e kthen në premtim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Kimete Berisha

Alkimia malore e Bedri Hamzës

(Alkimisti nga Klina)

Tha:
“Një kuti rëmojsa e kthej në një metër dru.”

Kjo nuk është metaforë.
Është shkencë e re nga malet.

Trepça s’ka ar
(ndoshta edhe ka, po kush guxon të pyesë),
prandaj Bedri Hamza shpiku drurin elektoral,
që rritet shpejt, matet lehtë
dhe digjet bukur në fushatë.

Alkimia 1:

Rëmojsat i shndërron në dru.
Drurin në shkrepës.
Shkrepësen në prush të dashurisë.

Alkimia 2:

Pluhurin e kthen në premtim.
Premtimin në heshtje.
Heshtja shpallet stabilitet.

Alkimia 3:

Gurët e malit shndërrohen në fjalime.
Fjalimet përcillen me duartrokitje
që merren hua… me kamatë.

Alkimia 4:

Padijen e shndërron në mirësi.
“Është njeri i mirë, s’di sherr”…
kthyer në program qeverisës.

Alkimia 5:

Burgun e Hagës në dallëndyshe.
Të burgosurit në lejlekë.
Realitetin në sekret.

Alkimia 6:

Sloganin “Përpara” e bën bindës
duke ia vendosur dardhës bishtin përpara.
Logjikë e re motorike dhe politike.

Alkimia 7:

Shpresën do ta shndërrojë në votë.
Sami Lushtakun në skulpturë.
Dhe të ardhmen… në të kaluarën.

Në alkiminë klasike,
plumbi kthehej në ar.

Te ne,
arsyet kthehen në dru,
drujt digjen,
dhe tymi kthehet në fitore.

Ama, zjarri vazhdon.

P.S.
Hë, më shndërro edhe mua në diçka…
Ndoshta në zog shtegtar
që ikën e nuk kthehet më.

Veç ki merhamet.

Thanks.

Rubrika e re:
AUTOKRITIKË: Typing.

JU REKOMANDOJMË

Arianit Koci vendos “sfidën e 10 mijë pëlqimeve”: Nëse arrihen deri në mëngjes, hyn në politikë
Opinione

Kosova në krizë ekonomike: Koha për t’u përballur me të vërtetën

08/12/2025 - 11:35
Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
Opinione

VLEN ose zbrazëtia e një bashkimi pa projekt

02/12/2025 - 15:09
UÇK-ja- Ftesë për Respekt dhe Kujtesë: kush ishte (dhe mbetet) UÇK?
Opinione

UÇK-ja- Ftesë për Respekt dhe Kujtesë: kush ishte (dhe mbetet) UÇK?

30/11/2025 - 15:11
Fertiliteti dhe infertiliteti, shkaqet, diagnostika dhe trajtimi
Opinione

Fertiliteti dhe infertiliteti, shkaqet, diagnostika dhe trajtimi

28/11/2025 - 19:28
Situata aktuale e luftës në Ukrainë dhe lëvizjet politike ndërkombëtare, një analizë e thelluar
Opinione

Situata aktuale e luftës në Ukrainë dhe lëvizjet politike ndërkombëtare, një analizë e thelluar

26/11/2025 - 15:29
Lista Serbe dërgon ankesë në Kushtetuese, Ramadani: Loja politike, po e çon Kosovën në kolaps
Opinione

Dezinformata kundër Kosovës me shifra të sajuara

25/11/2025 - 15:48

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Profesionalizmi ka emër: Presidentja Vjosa Osmani zgjedh të merr shërbime orofaciale te Dr. Besim Neziri

    Profesionalizmi ka emër: Presidentja Vjosa Osmani zgjedh të merr shërbime orofaciale te Dr. Besim Neziri

    430 Shpërndaje
    Shpërndaje 172 Tweet 108
  • “Mjera ti me kë je merr, coftinë” – Fjolla dhe Edi debatojnë në festën e ditëlindjes së Dolces(VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ish-anëtari i bordit të KOSTT-it publikon dokumentin, godet Rizvanollin për nënstacionin në Malishevë: Gënjeshtra nuk është politikë shtetërore

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Sot, në ora 14:00 varroset Besnik Sadriu, inspektori i AUV-it që ndërroi jetë papritur

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Jam Albini pushkë me qitë”, Sibel Halimi e LDK’së i reagon Llalloshit: Kujt do t’i drejtohen plumbat artiste e dashur?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë