Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Spektakli emocional i Edi Rames për të mbuluar kalbëzimin e “demokracisë” shqiptare!

21/02/2026 - 13:52
në Opinione
A A
Spektakli emocional i Edi Rames për të mbuluar kalbëzimin e “demokracisë” shqiptare!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Shkruan: Prof.Dr. Fadil Maloku, sociolog

Në sociologjinë e komunikimit politik, deklarata e Edi Rames, “Tani, mund të jetë sekret shtetëror këtu në Kosovë, por nuk është sekret shtetëror edhe për mua që presidentja e Kosovës është kërcënuar… Është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidentit”, mund të shquhet jo si politikë realiste e as politikë diplomatike, ku gjërat apo sekretet shtetërore të një vendi thuhen me eufemizëm, por si politikë e emocionalizimit, të cilën ai e përdori jo për të shprehur ndonjë solidaritet kombëtar, por për të shpërlarë mëkatet e “Ballkanit të Hapur”: ato të koketimit me Aleksander Vuçiq rreth “ndarjes së Kosovës”, pastaj ato të “solidaritetit” me Serbinë rreth insistimit kategorik për krijimin e Gjykatës Speciale (iu kujtohet skena makabre e aterrimit të tij në Prishtinë me helikopter, për të ushtruar ndikim të paprecedent mbi deputetët e Kosovës për ta votuar gjithqysh atë!?), si edhe shumë gjynahe të tjera ndaj Kosovës.

Nëse i adresohemi terminologjisë së sociologjisë së pushtetit (Weber/Bourdieu), kuptojmë se kjo deklaratë e pamatur e Edi Rames midis Prishtinës, përveç tjerash sinjalizon edhe një “promovim” absurd mes dy autoriteteve legjitime: atij juridik (prokuroria) dhe atij simbolik-politik (presidenca), ngase kur ai thotë se presidentja është “kërcënuar”, kjo i bie se ai me vetëdije e delegjitimon dhe e kërcënon qëllimisht veprimin e institucionit që ajo përfaqëson në Kosovë.

Shqiptarët e Kosovës fare nuk duhet të kenë asnjë iluzion kur është në pyetje “patriotizmi” i Edi Rames. Sepse domeni i angazhimit të tij nuk janë as Kosova e as UÇK-ja, por thjesht mbijetesa e modelit të tij të qeverisjes autokratike, e stilit “hazbullah”, ku të gjithë i nënshtrohen ambicies dhe synimit, pra egos së tij të kontrollit. Defilimi i tij në Kosovë, si imperativ të vetëm, e kishte zhvendosjen e vëmendjes nga kalbëzimi i ngadalshëm i “demokracisë” shqiptare, me shpresën se zhurma e shqetësimit për gjykimet drakonike në Hagë nga Gjykata Speciale, që ai vetë e kishte ndihmuar të instalohej, do t’i prolongojë klithmat e drejtësisë që po trokasin aktualisht në dyert e SPAK-ut në Shqipëri.

Ashtu që çdo deklarim me tone dramatike, si kjo e “sekretit” për presidenten Vjosa Osmani ka për qëllim vetëm të krijojë konfuzitet dhe gjendje dramatike, duke tentuar kështu të krijojë përshtypje dhe perceptim të gabuar për aftësinë e shtetit të Kosovës. Thënë edhe më thjesht: ai deshi të degradojë institucionet e Kosovës, duke i projektuar ato qëllimisht shumë më tepër si aulë ku prodhohen vetëm konfliktet tribale, e assesi si institucione që dinë dhe munden të menaxhojnë me rregullat dhe vlerat demokratike.

Tekefundit, ardhjen e tij në Prishtinë nuk e karakterizon se çfarë u tha prej tij, por çfarë reperkusionesh “prodhon” ajo që u tha para spektrit politik dhe gjithë publikut, i cili nuk është edhe aq naiv e harrestar sa të mos i kuptojë “kontributet” e tij në zbehjen e besimit të kosovarëve në institucionet e tyre, po as “suflerizmin” dhe koketimet e hapëta të tij me “vëllain e tij binjak” Aleksander Vuçiq rreth “Ballkanit të Hapur”, ku ra në ujdi që t’i krijojë favore hegjemoniste “botës serbe” (lexo: Serbisë së Madhe).

Fjalimi tejet “patriotik” për luftën dhe drejtësinë e Gjykatës Speciale që ai e mbajti në Prishtinë, në fakt është një supercinizëm i llojit të vet, sepse edhe “zogjtë e malit” e dinë që parlamenti që ishte atëbotë, kur përflitej për pasojat e mundshme që do t’i prodhonte Gjykata Speciale, ka refuzuar sistematikisht të njohë gjenocidin serb në Kosovë.. E “lotët e krokodilit”, që ai derdhi në ndërjohë në Prishtinë, ai me të mbrrijur në Tiranë le t’i ruaj për SPAKU-n që pritet ta qoj në harresën historike…

JU REKOMANDOJMË

Pse do të marshoj për lirinë?

Pse do të marshoj për lirinë?
11/09/2026 - 21:30

Shkruan: Naim Kryeziu Kam lindur më 10 maj 2003. Luftën nuk e kam përjetuar. Për UÇK-në kam dëgjuar nga të tjerët, nga familjarët, nga dëshmitë e atyre që...

Më shumëDetails

Mali i Zi, një kriminel lufte dhe integrimi europian

Serwer për draft-statutin: Një dispozitë parasheh kompetenca ekzekutive
08/09/2026 - 15:49

Shkruan: Daniel Serwer Miodrag Vlahoviq, ish-ministër i Jashtëm i Malit të Zi, shkruan: Vdekja e kriminelit të dënuar serb të luftës, Ratko Mladiq, e gjeti Malin e Zi...

Më shumëDetails

Nuk po mbushemi mend. Fare!

Nuk po mbushemi mend. Fare!
05/09/2026 - 10:42

Shkruan: Blerim Shala Sjellje në rreth. Nuk e di cila ditë është. Të duket që këtë lajm e ke dëgjuar tashmë. Mendon që diçka nuk është në rregull...

Më shumëDetails

Mos ki frikë, është një stuhi e vdekur!

Mos ki frikë, është një stuhi e vdekur!
03/09/2026 - 12:11

Shkruan: Ag Apolloni Fjala kryesore në Kosovë duhet të jetë kjo: deradikalizim! Deri tash e kemi lejuar radikalizimin, prandaj gjithçka ka shkuar mbrapshtë. Tash e tutje duhet të...

Më shumëDetails

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
28/08/2026 - 19:15

Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vëllai i Thaçit, Nazmiu del jashtë gjykatës – kjo është arsyeja

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Rama uron Kurtin që u zgjodh Kryeministër, e fton për vizitë në Shqipëri – ka edhe një kërkesë për të

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë