Të dënuarit për pengim të administrimit të drejtësisë nga Gjykata Speciale, Sabit Januzi dhe Ismet Bajhtijari kanë përfunduar vuajtjen e dënimit.
Ndërkohë, Haxhi Shalës i ka mbetur edhe një vit burgim.
“Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari përfunduan vuajtjen e dënimeve të tyre më 4 tetor 2025. Z. Shala do ta përfundojë vuajtjen e dënimit më 11 dhjetor 2026”, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara për Betimi për Drejtësi.
Januzi dhe Bahtijari në shkurt të vitit 2025 ishin liruar me kusht.
Më 4 shkurt 2025, është shpallur aktgjykimi ndaj tre të akuzuarve, me ç’rast trupi gjykues i pranoi marrëveshjet për pranimin e fajësisë. Kështu, Haxhi Shala u dënua me tri vite burgim dhe Bahtijari e Januzi me nga dy vite.












