Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kjo është fytyra e drejtësisë sonë”- Heshtja e Prokurorisë për rastin e “Bageri”-t, publikohet gjendja e rrugës ku humbi jetën shoferi

08/04/2025 - 16:58
në Kryesore, Lajme
A A
“Kjo është fytyra e drejtësisë sonë”- Heshtja e Prokurorisë për rastin e “Bageri”-t, publikohet gjendja e rrugës ku humbi jetën shoferi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kenan Gashi, drejtori ekzekutiv i AVONET, ka publikuar gjendjen e mjerueshme të rrugës në Jezerc të Ferizajt, ku humbi jetën Rizah Hasani, shoferi i firmës “Bageri” të multimilionerit Bujar Shabani.

Gashi krahas fotografisë së bashkëngjitur ka ritheksuar faktin se rasti është cilësuar nga autoritetet si “vetaksident”, shkruan Insajderi.

“Kjo është në fshatin Jezercë – aty ku po zbatohet një 𝗸𝗼𝗻𝘁𝗿𝗮𝘁𝗲̈ 𝗺𝗲 𝘃𝗹𝗲𝗿𝗲̈ 𝗺𝗯𝗶 𝟱 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻𝗲̈ 𝗲𝘂𝗿𝗼. Pikërisht në këtë rrugë ka humbur jetën një punëtor, si pasojë e mungesës së sigurisë në punë. Dhe çfarë ndodhi më pas?  𝗣𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝗮 𝗲 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝗣𝗿𝗼𝗸𝘂𝗿𝗼𝗿𝗶𝗮 𝗲 𝗦𝗵𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝗲 𝗰𝗶𝗹𝗲̈𝘀𝘂𝗮𝗻 𝗿𝗮𝘀𝘁𝗶𝗻 𝘀𝗶 “𝘃𝗲𝘁𝗲̈𝗮𝗸𝘀𝗶𝗱𝗲𝗻𝘁”! Kjo është fytyra e drejtësisë sonë, kur përballë milionave, jeta e një punëtori trajtohet si një statistikë pa zë”, tha ai.

Sipas tij, në këtë rrugë mungon muri mbrojtës dhe parmakët elastikë, e që mungesa e tyre rrezikon jetën e kalimtarëve dhe shoferëve.

“Kjo rrugë nuk i përmbush standardet e sigurisë në komunikacion, prandaj kërkoj një reagim urgjent nga institucionet kompetente dhe një hetim të thellë e serioz lidhur me rastin”, tha Gashi.

Insajderi raportoi në fund të marsit se si Prokuroria Themelore në Ferizaj ka heshtur në rastin e Rizah Hasanit.

Mediumi ka marrë vesh se vendngjarja ku ka humbur jetën Rizah Hasani ka qenë zonë e ndaluar si vendpunishte.

Insajderi ka kontaktuar edhe me firmën “Bageri” për t’i pyetur nëse kanë qenë në dijeni për një gjë të tillë, mirëpo të njëjtit s’i janë përgjigjur kërkesave të mediumit.

JU REKOMANDOJMË

Një person humb jetën nga zjarri në Llaushë të Skenderajt

Zjarrfikësit: Ne kemi pagën më të ulët krahasuar me policinë, doganierët e zyrtarët korrektues
07/04/2026 - 13:19

Një person e ka humbur jetën në Llaushë të Skenderajt. Dyshohet se kjo ka ardhur si pasojë e një zjarri atje. Rastin e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënës...

Më shumëDetails

Gjykata pritet të lëshojë urdhërarrest për deputetin e VV`së

“Thahet fyti”, LVV u sulet kundërshtarëve politikë në Prishtinë, i barazon me strukturat kriminale të Veriut
07/04/2026 - 13:13

Gjykata Themelore e Prishtinës pritet t’i lëshojë urdhërarrest deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, në lidhje me rastin ku akuzohen edhe Arlind Manxhuka, Qerim Elshani dhe Edi Zenelaj,...

Më shumëDetails

Çështja e Presidentit, ky është qëndrimi i Lutfi Hazirit?

A ka votë, LDK-ja për LVV-në pas zgjedhjeve të balotazhit, Haziri: S’jemi tavolinë suedeze
07/04/2026 - 13:01

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka shkruar lidhur me çështjen e presidentit. “Populli i Kosovës është europian me orientim, nuk meriton qeverisje tjetër pos asaj...

Më shumëDetails

E kërcënoi dhe e fyeu, Haradinaj për Korab Bajgorën: Askush mbi ligjin, të gjithë e marrin ndëshkimin që u takon

E kërcënoi dhe e fyeu, Haradinaj për Korab Bajgorën: Askush mbi ligjin, të gjithë e marrin ndëshkimin që u takon
07/04/2026 - 12:44

Ditë më parë, një person, Korab Bajgora, përmes një video të postuar në Facebook, ka kërcënuar, sharë e fyer, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn...

Më shumëDetails

Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova nga ish-burri shqiptar në Austri

Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova nga ish-burri shqiptar në Austri
07/04/2026 - 12:17

Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor Një ngjarje e rëndë ka tronditur Austrinë mbrëmjen e së dielës, ku një grua 38-vjeçare, nënë...

Më shumëDetails

Visar Azemi dëshmon në Polici rreth njehsorëve elektrikë

Visar Azemi dëshmon në Polici rreth njehsorëve elektrikë
07/04/2026 - 11:39

Visar Azemi, Sekretar organizativ në Lidhjen Demokratike të Kosovës pasi ka dorëzuar dosjen në polici për njehsorët elektrikë, ka deklaruar se është ftuar nga Policia për të dëshmuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Pse s’po ka marrëveshje për presidentin? Përgjigjet Abdixhiku

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kjo është gruaja kosovare që u vra nga ish burri në Austri

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Tensione në shkollën “Zenel Hajdini”, arsimtarja përplaset me nxënësen: Për flokësh… (VIDEO)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    197 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 49

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë