Një banesë në Prishtinë është kapluar nga zjarri në orët e para të mëngjesit në rrugën “Isa Kastrati” në Parkun e Qytetit në Prishtinë.
Ekipet e zjarrfikësve, ekipet mjekësore dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke lokalizuar zjarrin.
Nga zjarri kanë mbetur të lënduar dy qytetarë në mesin e tyre një fëmijë, kurse gjatë intervenimit lëndime kanë marrë edhe pesë zjarrfikës.
Drejtori i Klinikës Emergjente të Kosovës, Naser Syla tha për klankosova.tv se gjendja e fëmijës është stabile.
“Pacienti është trajtuar në Klinkën Emergjente, për shkak të lëndimeve (djegie) nga zjarri do të transferohet në Kirurgjinë Plastike. Gjendja e pacientit është stabile”, tha shkurtimisht Naser Syla.














