Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Klinaku: Po të kishte drejtësi, dëshmitarët e Hagës do të duhej të ishin në burg

08/12/2024 - 19:10
në Kryesore, Lajme
A A
Klinaku: Po të kishte drejtësi, dëshmitarët e Hagës do të duhej të ishin në burg
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ushtruesi i detyrës së OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ashpër pas dëshmisë së Fadil Fazliut në Gjykatën Speciale.

Ky i fundit ka deklaruar pafajësinë ndaj akuzave që rëndojnë mbi të.

Me anë të një shkrimi në Facebook Klinaku, ka kritikuar sistemin e drejtësisë dhe ka akuzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar për shpifje ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëtarëve të saj.

“Prokurorët, Gjykatësit, por edhe Avokatët punojnë vetëm për çështjen e tyre materiale. Po të kishte drejtësi, dëshmitarët e ZPS-së që po shpifin ndaj UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj, qoftë me vullnet, qoftë me kërcënim e shantazh nga ana e ZPS-së, duhet të ishin në burg”, tha ai.

Ai u shpreh i bindur se akuzat ndaj Fadil Fazliut, Bashkim Smakës, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit, të cilët po akuzohen nga ZPS-ja për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, janë të pabazuara dhe se drejtësia po manipulohet për qëllime të caktuara.

Ndërkaq, të premten Gjykata Speciale konfirmoi të premten një aktakuze të re kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kundër katër personave të tjerë për vepra penale që lidhen me “pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës Thaçi dhe të tjerët”.

Në njoftimin e lëshuar për media, Dhomat e Specializuara të Kosovës thanë se aktakuza u konfirmua kundër Hashim Thaçit, ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, dhe Fadil Fazliut.

Ata u arrestuan më 5 dhjetor në Kosovë dhe u dërguan në ndërtesën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë një ditë më vonë, tha gjykata.

DhSK-ja shtoi se Hajredin Kuçit iu dorëzua aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake, në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

JU REKOMANDOJMË

Punimet nisën pa leje – Ministria që udhëhiqet nga Hajrulla Çeku tërhiqet në moment të fundit nga projekti në Fushë Kosovë
Lajme

Punimet nisën pa leje – Ministria që udhëhiqet nga Hajrulla Çeku tërhiqet në moment të fundit nga projekti në Fushë Kosovë

10/07/2025 - 22:56
Kajtazi: Unë pres gjithçka prej një partie që e ka sulmu Kuvendin me zollë
Lajme

Dy mijë tenderë njëburimor të Qeverisë së Albin Kurtit nën hetime, Kajtazi: Prokurorisë Speciale i duhen 200 prokurorë

10/07/2025 - 22:30
VV mban konferencë për media nesër, gjysmë orë para seancës, s’dihet arsyeja
Lajme

VV mban konferencë për media nesër, gjysmë orë para seancës, s’dihet arsyeja

10/07/2025 - 22:23
Bllacës i kishte mbetur hatri nga Albulena Haxhiu që se kishte vizituar në burg
Kryesore

Bllacës i kishte mbetur hatri nga Albulena Haxhiu që se kishte vizituar në burg

10/07/2025 - 22:19
Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
Kryesore

Bilall Kqiku i kërkuari për vr’asje, hidhet nga kati i katërt për t’i ikur Policisë, përfundon në Emergjencë

10/07/2025 - 22:14
Merret peng avokatja në zyrën e saj, agresori e kanos me një pistoletë me ajër
Lajme

Ngjarje e rëndë në lagjen e Spitalit, dyshohet se një person ka vde’kur

10/07/2025 - 21:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Kishte një dëshirë”, vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të dy orë para vde’kjes

    “Kishte një dëshirë”, vëllai i Agon Zejnullahut tregon bisedën e fundit me të dy orë para vde’kjes

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • LAJMI I FUNDIT: Therret me thikë një person në Mitrovicë, kjo është gjendja e tij

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Këta janë dy personat e arrestuar për djegien e “GATE Club”

    296 Shpërndaje
    Shpërndaje 118 Tweet 74
  • Murati: Kushtetues edhe ligji për pensionet – i treti radhazi që rrëzon kontestimet e opozitës

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mbindërtim pa leje në çatinë e “Mitrovica Mall”, Inspeksioni i jep një ditë afat investitorit Riad Bashota ta demolojë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë