Një klub shqiptar është interesuar për talentin e Manchester United, Mason Greenwood.
Sulmuesi 21-vjeçar u zhyt në telashe pas akuzave për dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij, dhe ndonëse nuk është dënuar nga gjykata, Manchester United vendosi ta shkarkojë.
Në kërkim të një aventure të re, mediat britanike shkruajnë se mes dhjetra ekipeve të interesuara është edhe një klub anonim shqiptar.
Kaq ka mjaftuar që mes britanikëve të nisë edhe humori për fatin e Greenwood, tashmë që e kërkon një klub shqiptar.
“Janë vetëm 10 klube në ligën në Shqipëri dhe vetëm një prej tyre ka ende hapësirë për të luajtur futboll evropian në sezonin e ri. Po të mos ishin rrethanat aktuale, do të ishte e paimagjinueshme që Greenwood të shkonte në një klub në Shqipëri. Por opsionet e tij janë të kufizuara për shkak të situatës në të cilën ndodhet”, shkruajnë mediat britanike.