Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KMDLNJ: Fadil Fazliut po i mohohet mbrojtja në Hagë

20/06/2025 - 12:42
në Lajme
A A
KMDLNJ: Fadil Fazliut po i mohohet mbrojtja në Hagë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut konsideron se, Fadil Fazliut, po i bëhet padrejtësi nga Gjykata Speciale meqë, sipas këtij këshilli, nuk po i lejohet të ketë mbrojtës avokatin të cilin ai po e kërkon.

“Fadil Fazliu, si i arrestuar këmbënguli që Artan Qerkini të jetë avokat mbrojtës bashkë me një avokat ndërkombëtar e që Gjykata Speciale bëri përpjekje ta pengojë me të gjitha mjetet e lejuara e sidomos të palejuara, ku konfliktin e interesit e përdori si ‘argument’ kryesor për ta pamundësuar mbrojtjen efektive, të garantuara me të gjitha dokumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Tutje, ky këshill thotë se, Artan Qerkini i ka fituar disa raste para Gjykatës Kushtetuese të kësaj Gjykate sikur që ka fituar, sipas tyre, pafajësinë, gjithashtu në disa raste për të mbrojturit e tij.

“Shkeljet e identifikuara nga avokati, Artan Qerkini nuk janë identifikuar nga asnjë mbrojtës e as nga i ashtuquajturi Avokat i Popullit i Gjykatës Speciale në Hagë. I akuzuari Fadil Fazliu këmbëngulë që për mbrojtës ta ketë avokatin Artan Qerkini, sikur edhe familja e tij, Gjykata Speciale e pamundëson këtë duke shkelur brutalisht të drejtat e personit të akuzuar për një proces të drejtë, fer , të pavarur, të paanshëm dhe të pandikuar politikisht dhe nga grupet e interesit. Është e drejtë elementare e njeriut për një të akuzuar që të përcaktohet për avokatin mbrojtës në të cilin ka fituar besimin dhe ia ka dhënë besimin. Nëse pamundësohet bashkëpunimi midis të akuzuarit dhe avokatit për të cilin përcaktohet në bazë të vullnetit dhe besimit, në asnjë mënyrë nuk mund të flitet për një mbrojtje efektive”, thotë KMDLNJ-ja në reagim.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut thotë se e kundërshton këtë vendim, siç e kanë quajtur ata, përjashtues kundër avokatit Artan Qerkini dhe Fadil Fazliut, si shkelje brutale e të drejtave të njeriut , shkelje flagrante të etikës profesionale dhe paragjykim të parimit të prezumimit të pafajësisë.

“Në kohën kur ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës shpërfillen skajshmërisht, nuk tregohet as respekt minimal për Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut e cila gjithashtu dhunohet brutalisht. Standardi më i lartë i Kombeve të Bashkuara për persona të privuar nga liria, të njohura si Rregullat e Nelson Mendeles, me të cilat mburret se i zbaton kjo Gjykatë në Hagë, në rastin konkret dhe të tjera i ngjajnë një karikature të mbështjellë me një cipë “demokratike”, ndërsa brenda është e mbushur me një shëmti juridike”, përfundon reagimi i KMDLNJ-së, përcjellë medieve.

JU REKOMANDOJMË

I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)
Kryesore

I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

12/07/2025 - 23:33
Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Kryesore

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri

12/07/2025 - 23:11
Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
Lajme

Pla’goset një person me armë zjarri në Vushtrri

12/07/2025 - 23:01
Anita Muçaj për arrestimin e Haradinajt: Nisa të qaj kur e futën në pranga
Lajme

Anita Muçaj për arrestimin e Haradinajt: Nisa të qaj kur e futën në pranga

12/07/2025 - 22:44
Tarifat e SHBA-së ndaj BE-së, Macron kundër: Të arrijmë një marrëveshje të pranueshme reciprokisht deri më 1 gusht
Lajme

Tarifat e SHBA-së ndaj BE-së, Macron kundër: Të arrijmë një marrëveshje të pranueshme reciprokisht deri më 1 gusht

12/07/2025 - 22:41
Begaj në Ohër me ftesë të presidentes Davkova: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë garanci për progres
Lajme

Begaj në Ohër me ftesë të presidentes Davkova: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë garanci për progres

12/07/2025 - 22:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, dyshohen për përfshirje në një vepër të rëndë penale

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Pla’goset një person me armë zjarri në Vushtrri

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë