Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Koalicionet paszgjedhore: PDK e LDK ia heqin vijat e kuqe partisë së Kurtit

18/05/2024 - 15:05
në Kryesore, Lajme
A A
Koalicionet paszgjedhore: PDK e LDK ia heqin vijat e kuqe partisë së Kurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyrtarë të dy partive më të mëdha opozitare, Partisë Demokratikë të Kosovës dhe Lidhjes Demokratikë të Kosovës prerazi muaj më parë kishin deklaruar se partitë e tyre nuk do të bëjnë koalicion paszgjedhor me partinë e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizjen Vetëvendosjen.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri më datë 24 shkurt të këtij viti kishte deklaruar prerazi se LDK nuk do të hyjë në koalicion qeverisës me Vetëvendosjen, duke thënë se është qëndrim i prerë i partisë.

“Nuk mund të bashkëpunojmë me një parti që ka ideologji krejtësisht ndryshe nga ajo e LDK-së”, kishte thënë Haziri në emisionin “Politico” në Kanal10.

Edhe deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, më datë 18 mars të këtij viti kishte thënë në “Pressing” të T7, se partia e tyre nuk do të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, teksa ka folur për procesin pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

“Ajo që e shoh frymën brenda kësaj opozite që është shumë e rëndësishme, është se asnjë parti opozitare parlamentare në vendin tonë, që janë tri opozitare nuk kanë vullnet që në qeverisjen e ardhshme të jenë me Lëvizjen Vetëvendosje”, kishte deklaruar ai.

Edhe nga AAK kishin deklaruar se nuk do të bëjnë koalicion me partinë e Kurtit.

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, më datë 26 shkurt të këtij viti në emisionin “Pressing” të televizionit T7, kishte thënë se formalisht kanë vendim mos me ndodhë një gjë e tillë.

“Unë nuk muj me fol për partitë e tjera, po flas për AAK-në nuk e kemi asnjë skaj të mendjes sot me u bë gati me hy në pushtet me Vetëvendosjen, as nuk mendojmë për atë punë. Madje formalisht kemi edhe vendime që nuk bën me shku në këtë drejtim”, kishte thënë Gjini.

Por tashmë, PDK e LDK kanë qëndrim krejt të kundërt. Nga ‘PO’, tash ato thonë ‘JO’, nuk kanë vija të kuqe me Vetëvendosjen për të qeverisur bashkë pas zgjedhjeve të reja, shkruan Reporteri.net.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se partia e tij nuk ka asnjë vijë të kuqe për asnjë nga partitë politike në Kosovë, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Krasniqi tha se PDK-ja asnjëherë s’ka pasur vija të kuqe për partitë shqiptare, që nga koha e Hashim Thaçit, duke vijuar me Kadri Veselin e tutje. Sipas tij, kjo është një pjesë e trashëgimisë politike të PDK-së.

A e ke dëgju ndokënd nga PDK që nga Thaçi, Veseli e Hoxha, që ka thënë kemi vija të kuqe për atë e për këtë. Jo që kemi qenë të hapur komplet, por kemi pasur parim që është pjesë e trashëgimisë politike. Duke i ekskomuniku partitë politike që kemi vija të kuqe për ta, konsideroj që i ofendojmë votuesit e tyre, që janë si ne, shqiptarë, mund të jenë familjarë tonë. Kur i thu kemi vijë të kuqe, është armiqësim që s’dua të kontribuoj”, tha Krasniqi mbrëmë për RTV Dukagjini.

Ai tha se VV-ja, LDK-ja e AAK-ja kanë pasur vija të kuqe në të kaluarën për PDK-në, por tashmë ato “janë fshirë”.

“Ka pas vija të kuqe, LDK, AAK, e VV, zakonisht me PDK kanë pasur, i kanë fshi ato vija. I kam leju me hy në koalicione lokale me VV-në, jo që kemi pasur nevojë, por për me i tregu”, tha ai.

Krasniqi tha se PDK-ja preferon të bëjë koalicion paszgjedhor me ndonjë parti që është e përafërt ideologjikisht me të.

“Prefrenca e PDK-së për me kriju qeveri është me parti që kanë një qëndrim të qendrës së djathtë, VV-ja është parti e majtë, nuk kemi në hapësirë për me pasur program të përbashkët të qeverisë, s’mundemi që hendekun e ofendimet me i tejkalu aq lehtë. Përtej kësaj kam bindje tjetër, nëse shkojmë në zgjedhje me Bedriun, me listën për deputetë, do i bindim qytetarët me e rikthy besimin që e kemi pasur dikur”, tha ai.

Edhe nga LDK i kanë rënë ‘pishman’. Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka deklaruar se LDK-ja nuk ka vija të kuqe për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne çdo ditë po marrim mësim, çdo ditë po marrim përvoja të reja… është me rëndësi që LDK-ja është duke përgatit dhe është në finalizim të një program qeverisës… çdo parti politike si kandidat potencial i mundshëm në koalicion, të cilët janë të gatshëm në zbatimin e këtyre pikave dhe projekteve të programit, të cilët e krijojnë besueshmërinë që munden me bashkëudhëtu me ne për t’i realizu këto projekte, nga ofrojnë siguri që koalicioni do të jetë i qëndrueshëm, natyrisht që kjo do të procedohet në të gjitha forumet dhe strukturat e LDK-së… jo nuk kemi [vija të kuqe me LVV]”, ka deklaruar ai në TV1.

Gazeta Online Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga AAK për t’i pyetur nëse edhe ata kanë hequr vijat e kuqe për koalicion paszgjedhor me VV-në, por nuk janë përgjigjur.

JU REKOMANDOJMË

Dhuna në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë
Lajme

Dhuna në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë

30/06/2025 - 23:13
Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok
Kryesore

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

30/06/2025 - 22:38
Analisti Vehbi Kajtazi: Kurtit duhet me ia ndalu hyrjen në zyre të qeverisë
Kryesore

Analisti Vehbi Kajtazi: Kurtit duhet me ia ndalu hyrjen në zyre të qeverisë

30/06/2025 - 22:16
Gruda: Nuk ka bazë për votim të fshehtë, praktika e sotme parlamentare është votimi i hapur
Kryesore

Gruda: Nuk ka bazë për votim të fshehtë, praktika e sotme parlamentare është votimi i hapur

30/06/2025 - 21:54
“Osmani më e pëlqyer se Kurti në të gjitha nivelet e arsimit të votuesve”
Kryesore

“Osmani më e pëlqyer se Kurti në të gjitha nivelet e arsimit të votuesve”

30/06/2025 - 21:39
Valon Syla, me ironi: Po i thonë opozitës çohu se Albini s’po mundet me rrejtë vetë më
Kryesore

Valon Syla reagon pas arrestimit: Nuk kam ushtruar dhunë, u linçova si monstrum i dhunshëm

30/06/2025 - 20:59

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Firma e biznesmenit të afërt me Elmi Reçicën e PDK-së futet në Listën e Zezë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Impakti Veriu.info/Kuvendi Komunal i Ferizajt anulon dy vendime të kundërligjshme qe i kishte marrë në mars

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Impakti Veriu.info/Nga mohimi në pranim: Kuvendi Komunal korrigjon vendimin për Hartën Zonale – VV bën ‘filma’, braktis seancën

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ky është i dyshuari shqiptar që u arrestua për rrahjen në veri, i ndaluar për 48-orë

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë