Avokati, Arianit Koci, ka reaguar sërish në lidhje me situatën në Kuvend duke kujtuar se sa e kanë rrogën deputetët.
Koci tha se rroga e tyre shkon rreth 2 mijë euro, pa bërë asgjë.
Ai tha në reagimin e tij se ‘veç protestat kryejnë punë’.
“A e dini sa i kanë rrogat deputetët?Po thonë rreth 2000 euro. Shto këtu rrogat e bashkëpunëtorëve, mëditjet, karburantet dhe shpenzimet tjera.E kur e llogarisim që kurgjo nuk po punojnë që sa muaj, madje edhe po e sabotojnë shtetin, po del që na populli jemi dele.Po, dele”.
Koci iu bëri thirrje deputetëve që t’i kthejnë pagat.
Reagimi i plotë:
A e dini sa i kanë rrogat deputetët?
Po thonë rreth 2000 euro.
Shto këtu rrogat e bashkëpunëtorëve, mëditjet, karburantet dhe shpenzimet tjera.
E kur e llogarisim që kurgjo nuk po punojnë që sa muaj, madje edhe po e sabotojnë shtetin, po del që na populli jemi dele.
Po, dele!
Prandaj, veç protestat kryejnë punë.
Deputet të nderuar, ktheni së paku pagat.
Mos e hani djersën e popullit.
P.S.
Sot në disa kafene të Prishtinës pashë deputet, rreth mesit të ditës.
Nuk e di si nuk po iu vjen marre.
Duhet me fillu me i fotografu në vende publike, dhe me i postu në rrjete sociale fotot.
Së paku, mos t’i lemë me i shpenzu paratë tona, gjatë orarit të punës.