Avokati i njohur, Arianit Koci, ka ndërmarrë një veprim simbolik në shenjë proteste ndaj bllokimit të punës së Kuvendit të Kosovës.
Para gazetarëve, ai ka rruar flokët me makinë në shesh, duke e cilësuar situatën si të rrezikshme për funksionimin demokratik të shtetit.
“Pa Kuvend nuk ka demokraci, nuk ka zhvillim ekonomik e social, e as shtet,” u shpreh Koci.
Ai paralajmëroi se kriza politike po shndërrohet në krizë të funksionimit të shtetit, duke shtuar se veprime të tilla simbolike janë të domosdoshme për të ngritur vetëdijen qytetare.
“Kosovës po i rrezikohet shtetësia,” tha ai./Insajderi