Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Koci kërkon ndryshime në strukturën e Gjykatës Speciale

08/08/2025 - 11:00
në Lajme
A A
Koci kërkon ndryshime në strukturën e Gjykatës Speciale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas protestës së mbajtur në Prishtinë kundër Dhomave të Specializuara, duke theksuar se një protestë serioze duhet të ketë kërkesa të qarta dhe objektiva të artikuluara.

Sipas tij, mungesa e një qëllimi konkret e kthen protestën në një “ecje kolektive pa efekt politik”

Koci kujtoi se ka qenë kundërshtar i hershëm i Gjykatës Speciale dhe se i kishte kërkuar personalisht ish-presidentit Hashim Thaçi të mos e pranonte atë në formën e ofruar nga ndërkombëtarët. Ai theksoi se kjo gjykatë është themeluar mbi akuza për trafikim organesh, të cilat, sipas tij, tashmë kanë rënë poshtë, ndërsa strukturat e saj janë përjashtuese ndaj profesionistëve kosovarë, përfshirë në përkthim dhe trup gjykues.

Në analizën e tij, Koci renditi pesë kërkesa që duhen adresuar në mënyrë që gjykata të reformohet dhe të funksionojë mbi parime të drejtësisë së vërtetë. Këto përfshijnë: formimin e menjëhershëm të Kuvendit të Kosovës për të mundësuar ndryshime ligjore, përfshirjen e profesionistëve kosovarë në të gjitha hallkat e gjykatës, raportim transparent ndaj institucioneve të Kosovës, hetime të balancuara dhe ndërtimin e një partneriteti të sinqertë me faktorin ndërkombëtar.

“Ndryshimet janë të mundura vetëm me një qasje kreative dhe me partnerë ndërkombëtarë. Ata e kanë fjalën përfundimtare, por detyra jonë është t’i bindim se duam drejtësi të vërtetë – jo drejtësi të ndikuar nga armiqtë e Kosovës”, përfundoi ai.

Postimi i plotë:

Çdo protestë serioze duhet të ketë një kërkesë të qartë, të artikuluar dhe të kuptueshme për këdo.

Ajo e djeshmja nuk e kishte një të tillë.

Pa objektiv të përcaktuar, protestat shndërrohen në ecje kolektive pa efekt politik.

———

Unë kam dalë haptazi kundër Dhomave të Specializuara, të ashtuquajturës Gjykatë Speciale, që në momentet e para kur u propozua.

E kam thënë publikisht dhe ia kam thënë personalisht Hashim Thaçit: mos e pranoni në formën që po na servojnë.

Hetimi i vetëm njërës palë nuk është drejtësi.

———

Kjo gjykatë u themelua mbi akuza për trafikim organesh – akuza që sot dihet se kanë rënë poshtë.

Struktura e saj është ndërtuar pa asnjë kosovar në hetuesi, prokurori apo trup gjykues, madje as në shërbimin e përkthimit.

Si avokat i licencuar aty, e di nga përvoja sa problematike është kjo.

Përkthyes nga Shqipëria, që nuk e kuptojnë mjaftueshëm dialektin dhe nuancat e të folurës kosovare, bëjnë përkthime në procese ku çdo fjalë ka peshë për fatin e të akuzuarit.

———

Në kohën e krijimit të saj, në komunikim me faktorin ndërkombëtar, nga pala kosovare kanë qenë njerëz të padijshëm, jokompetentë, pa përvojë dhe pa kulturë të përgjithshme.

Thjesht, nuk kanë pasur kapacitet për të mbrojtur interesat kombëtare.

Kur mbron interesat e Kosovës, nuk mjafton vetëm të jesh patriot – duhet dije, përvojë dhe kulturë e gjerë.

———

Në këtë gjykatë takohen kultura të ndryshme juridike dhe përplasen interesa të shumta.

Serbia, pa asnjë dyshim, ndikon – ose të paktën tenton të ndikojë – duke shtyrë agjendat e saj.

Mungesa e prezencës kosovare, që mund të japë shpjegime të sakta dhe kontekst të plotë, vetëm ia lehtëson punën Serbisë.

———

Kërkesat duhet të jenë:

1. Formimi i menjëhershëm i Kuvendit të Kosovës

Pa Kuvend funksional, nuk ka kush të nisë ndryshimet ligjore për këtë gjykatë. Ky është parakushti për çdo veprim tjetër.

2. Ndryshimi dhe plotësimi i infrastrukturës ligjore të Dhomave të Specializuara

Qëllimi është t’i bëjmë më transparente dhe më të drejta.

Kjo mund të arrihet vetëm duke bindur faktorët ndërkombëtarë – një proces i vështirë, që kërkon politikanë dhe diplomatë kosovarë me kulturë të gjerë, përvojë të madhe dhe aftësi për të ndërtuar besim.

Ndryshimet nuk mund t’i bëjmë vetëm – na duhet aleancë e fortë me faktorin ndërkombëtar.

Partneritetin me ta nuk e prishim – me ta kemi luftuar kundër së keqes.

3. Pjesëmarrje e detyrueshme e profesionistëve kosovarë në çdo hallkë të gjykatës

Nga prokuroria, te përkthimi, stafi mbështetës dhe hetuesia.

Sot ka edhe hetues me njohuri të pamjaftueshme, apo të ndikuar nga informata të pasakta.

Përfshirja e profesionistëve kosovarë siguron njohuri të plota të kontekstit gjuhësor, kulturor dhe juridik.

4. Raportim i rregullt dhe jopolitik i gjykatës ndaj institucioneve të Kosovës

Publikim periodik i të dhënave mbi punën e saj, pa ndërhyrje politike dhe pa cenuar proceset në zhvillim.

5. Sigurimi i përfaqësimit të balancuar në hetime dhe gjykime

Nuk mund të ketë drejtësi njëkahëshe.

Hetimet duhet të përfshijnë të gjitha palët, jo vetëm njërën.

———

Shkurt: Ndryshimet janë të mundura vetëm me partneritet të sinqertë dhe qasje kreative me faktorin ndërkombëtar.

Ata e kanë fjalën vendimtare.

Sidoqoftë,detyra jonë, madje detyrë patriotike, është t’i bindim se jemi për drejtësi të vërtetë, por nuk mund të lejojmë që ajo të manipulohet nga armiqtë e Kosovës../Indeksonline/

JU REKOMANDOJMË

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Bernës propozon masa ligjore: LVV, organizatë me rrezik të madh për sigurinë dhe institucionet
Kryesore

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Bernës propozon masa ligjore: LVV, organizatë me rrezik të madh për sigurinë dhe institucionet

08/08/2025 - 19:26
Deputetja e VV-së kapet me Ambasadën e Amerikës, e akuzon Prattipatin se i vizituan gjyqtarët e Kushtetueses një ditë para vendimit
Kryesore

Deputetja e VV-së kapet me Ambasadën e Amerikës, e akuzon Prattipatin se i vizituan gjyqtarët e Kushtetueses një ditë para vendimit

08/08/2025 - 19:21
Tahiri: Kushtetuesja konfirmoi se VV-ja e ka mbajtur peng Kuvendin
Lajme

Tahiri: Kushtetuesja konfirmoi se VV-ja e ka mbajtur peng Kuvendin

08/08/2025 - 18:43
Çitaku kritikon Qeverinë: Të angazhohet për lirimin e njerëzve që po burgosen në Serbi
Lajme

Çitaku pas reagimit të VV-së: S’po ndalen tendencat për ta përmbysur rendin kushtetues

08/08/2025 - 18:35
Dimal Basha reagon pasi Osmani tha se duhet konsensus për votim të fshehtë: “Dehari ka të drejtë”, “pa votim”
Lajme

Dimal Basha nuk mungon, e quan të turpshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese

08/08/2025 - 18:28
LVV: Gjykata e shkeli Kushtetutën, njoftimi është devijim i rrezikshëm nga roli kushtetues
Lajme

VV me komunikatë pyet Kushtetuesen: Pse një emër të propozohet për kryeparlamentar tri herë, e jo dy herë, katër herë, dhjetë herë?

08/08/2025 - 18:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Paralajmërimi i “frikshëm”: Dënimi i Thaçit sjell “Sërpskan” në Kosovë

    Paralajmërimi i “frikshëm”: Dënimi i Thaçit sjell “Sërpskan” në Kosovë

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Vendimi i Kushtetueses “tërbon” Armend Mujën, vërsulet në sulm

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Vendimi i Gjykatës për krizën institucionale, flet Kurti

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Befason Sejdiu: Jam shumë i interesuar që VV-ja me udhëheqë qeverinë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kurti e nxjerr “snajperken”, Dejona Mihali i sulmon një nga një gjyqtarët e Kushtetueses pasi ranë poshtë interpretimet e VV

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë