Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VV me komunikatë pyet Kushtetuesen: Pse një emër të propozohet për kryeparlamentar tri herë, e jo dy herë, katër herë, dhjetë herë?

08/08/2025 - 18:20
në Lajme
A A
LVV: Gjykata e shkeli Kushtetutën, njoftimi është devijim i rrezikshëm nga roli kushtetues
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas njoftimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese duke vlerësuar se kjo gjykatë e ka shkelur Kushtetutën. Sipas tyre Kushtetuesja ka shpikur arbitrarisht rregulla. 

“Njoftimi i publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese përbën devijim të rrezikshëm nga roli kushtetues. Ai është në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve. Gjykata Kushtetuese është një organ i pavarur që ka për detyrë të interpretojë dhe kontrollojë përputhshmërinë e ligjeve apo akteve të tjera me Kushtetutën, brenda juridiksionit të vet.
Njoftimi nuk ka qartësuar asgjë tjetër veçse që Gjykata ka tejkaluar kompetencat kushtetuese. Gjykata nuk e ka të drejtën që të krijojë norma të reja juridike apo të imponojë rregulla që nuk kanë bazë në Kushtetutë.”, thuhet në reagimin e partisë së Albin Kurtit.

Ata përmes një komunikate e kanë pyetur Kushtetuesen se përse  një emër të propozohet për kryeparlamentar tri herë, e jo dy herë, katër herë, dhjetë herë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Ku, saktësisht, shkruhet në Kushtetutë, në Rregulloren e Kuvendit, në Aktgjykimin e Gjykatës në rastin KO119/14 apo në Aktgjykimin e Gjykatës në rastin KO124/25, apo në jurisprudencën ndërkombëtare se grupi më i madh parlamentar ka të drejtë të propozojë të njëjtin kandidat vetëm tri herë? Nga buron kjo normë? Pse jo dy herë, katër herë, dhjetë herë? Ku është lidhja kushtetuese apo doktrinare me numrin tre?”, thuhet tutje në reagim.

Sipas tyre Gjykata ka zgjedhur të shpikë arbitrarisht rregulla.

“Shpikja e rregullave tërësisht të reja në mes të procesit dhe ndërhyrja në mënyrë substanciale në kompetencat e Kuvendit është cënim i rendit kushtetues. Kushtetutën e miraton dhe e ndërron Kuvendi. Marrja e kësaj kompetencë duke uzurpuar rolin kushtetues të Kuvendit është goditje e sistemit demokratik që ka burimin te sovrani. Nuk ka forma të tjera të njohura të shkrimit e rishkrimit, miratimit e ndryshimit të Kushtetutës. Ato i bën ose Kuvendi ose Referendumi popullor. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk janë subjekte as të njërës, as të tjetrës. Kur një organ që duhet të jetë gardian i Kushtetutës fillon të prodhojë norma të reja ose të plotësojë norma që nuk janë paraparë as në Kushtetutë, as nga legjislativi, atëherë transformohet në një organ jashtëkushtetues.”, thuhet tutje në reagimin e e LVV-së.

Reagimi i plotë i Vetëvendosjes: 

Gjykata kushtetuese shkeli Kushtetutën

Njoftimi i publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese përbën devijim të rrezikshëm nga roli kushtetues. Ai është në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve.
Gjykata Kushtetuese është një organ i pavarur që ka për detyrë të interpretojë dhe kontrollojë përputhshmërinë e ligjeve apo akteve të tjera me Kushtetutën, brenda juridiksionit të vet.
Njoftimi nuk ka qartësuar asgjë tjetër veçse që Gjykata ka tejkaluar kompetencat kushtetuese. Gjykata nuk e ka të drejtën që të krijojë norma të reja juridike apo të imponojë rregulla që nuk kanë bazë në Kushtetutë.

Gjykata ka zgjedhur të shpikë arbitrarisht rregulla. Shpikja e rregullave tërësisht të reja në mes të procesit dhe ndërhyrja në mënyrë substanciale në kompetencat e Kuvendit është cënim i rendit kushtetues.

Kushtetutën e miraton dhe e ndërron Kuvendi. Marrja e kësaj kompetencë duke uzurpuar rolin kushtetues të Kuvendit është goditje e sistemit demokratik që ka burimin te sovrani. Nuk ka forma të tjera të njohura të shkrimit e rishkrimit, miratimit e ndryshimit të Kushtetutës. Ato i bën ose Kuvendi ose Referendumi popullor. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk janë subjekte as të njërës, as të tjetrës. Kur një organ që duhet të jetë gardian i Kushtetutës fillon të prodhojë norma të reja ose të plotësojë norma që nuk janë paraparë as në Kushtetutë, as nga legjislativi, atëherë transformohet në një organ jashtëkushtetues.

Ku, saktësisht, shkruhet në Kushtetutë, në Rregulloren e Kuvendit, në Aktgjykimin e Gjykatës në rastin KO119/14 apo në Aktgjykimin e Gjykatës në rastin KO124/25, apo në jurisprudencën ndërkombëtare se grupi më i madh parlamentar ka të drejtë të propozojë të njëjtin kandidat vetëm tri herë? Nga buron kjo normë? Pse jo dy herë, katër herë, dhjetë herë? Ku është lidhja kushtetuese apo doktrinare me numrin tre?

Njoftimi i Gjykatës paralajmëron se Aktgjykimi që pritet të dalë do ta cënojë rëndë ndarjen e pushteteve. Rast i paprecedentë dhe ndërhyrje flagrante në kompetencat e Kuvendit. Gjykata nuk mund të uzurpojë funksionin e hartimit apo amandamentimit të Rregullores së Kuvendit, sepse kjo përbën shkelje të Kushtetutës, përkatësisht parimit kushtetues të ndarjes së pushteteve, i cili është një ndër shtyllat e demokracisë parlamentare.

Rregullat e reja të paralajmëruara nga Gjykata Kushtetuese nëse nuk janë në Kushtetutë dhe as në Rregulloren e Kuvendit nuk mund të jenë në asnjë Aktgjykim.
Vendimi pasqyron motive partiake. Sa herë që Lëvizja VETËVENDOSJE! duhet të veprojë sipas rregullave që më herët janë vendosur nga vet Gjykata si jurisprudencë në raste analoge, sikur Aktgjykimi i vitit 2014, ato rregulla po i ndryshon vet Gjykata.

Përmasa partiake e vendimit dallohet edhe nga fokusi krejtësisht i panevojshëm tek Kryesuesi i seancës konstituive z. Avni Dehari. Të njëjtin efekt juridik do të kishte lidhur me rendin e ditës pa e subjektivizuar me figurën e Kryesuesit e seancës. Sepse, tek e fundit, Kryesuesi i seancës konstituive nuk është subjekt kushtetues, vetëm Kuvendi është. Kryesuesi i seancës konstituive është vetëm subjekt i Rregullores së Kuvendit. Duke e spikatur vetëm Kryesuesin e seancës pa asnjë justifikim juridik, zbulohet qartazi që qëllimi ishte etiketimi politik i figurës së tij sipas fjalorit të partive opozitare.

Nëse Kryesuesi i seancës konstituive paska vepruar gabimisht kur u ka kërkuar deputetëve të votojnë për, kundër apo abstenim për sa i përket komisionit për votim të fshehtë, është e pakuptueshme pse Gjykata nuk e ka konstatuar këtë shkelje në Aktgjykimin KO 124/25, të shpallur më 26 qershor i cili është nxjerrë pasi Kryesuesi i seancës kishte filluar tashmë thirrjen për votim të komisionit prej 1 majit 2025.

Gjykata duket qartë se ka zgjedhur të mbajë anë duke prekur në mënyrë serioze parimet demokratike dhe sfiduar vullnetin popullor.
Ky është një paralajmërim serioz për rrezikun e një pushteti juridik të pakontrolluar, që në vend të kontrollit të pushteteve të tjera, vetë bëhet burim i kapjes institucionale.

JU REKOMANDOJMË

Gruda: Juridikisht gabim krahasimi i situatës së sotme në Kuvend me vitin 2014, atëherë s’kishte aktgjykim për afatin e konstituimit

Gruda i PDK-së: S’ka asnjë ndryshim të pozicionit
14/08/2026 - 19:00

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, tha se situata aktuale në Kuvend nuk mund të krahasohet me bllokadën e vitit 2014, për shkak të dallimeve në...

Më shumëDetails

Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave
14/08/2026 - 18:27

Bekim Salihu nga Instituti GAP, në një intervistë në EURO n’T7, ka thënë se Qeveria e vendit këtë vit ka vendosur të jetë strikte në grantin për arsim,...

Më shumëDetails

Shqipe Selimi: Kushtetuta ishte e njëjtë edhe më 2014 kur PDK nuk thirri seancë për 183 ditë pa marrëveshje

Shqipe Selimi: Kushtetuta ishte e njëjtë edhe më 2014 kur PDK nuk thirri seancë për 183 ditë pa marrëveshje
14/08/2026 - 18:09

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, i ka reaguar deputetëve të PDK’së, duke iu referuar me ironi si “gardianë të Kushtetutës”, se në vitin 2014 partia e tyre...

Më shumëDetails

Raif Gashi e demanton ish punonjësin e UDB-së për Vahide Brahën: Ajo ka qenë një Shote Galicë, më ka strehuar në ilegalitet

Raif Gashi e demanton ish punonjësin e UDB-së për Vahide Brahën: Ajo ka qenë një Shote Galicë, më ka strehuar në ilegalitet
14/08/2026 - 17:50

Raif Gashi, një nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndjeu nevojën të shfaqet publikisht sot, përmes një reagimi në Gazetën Express, pasi dëgjoi të flitej jo mirë...

Më shumëDetails

Publikohet fotografia, oficeri i BIA-s dhe spiuni i dyshuar Fehim Sali në një nga takimet e tyre në Serbi

Publikohet fotografia, oficeri i BIA-s dhe spiuni i dyshuar Fehim Sali në një nga takimet e tyre në Serbi
14/08/2026 - 17:37

TV Dukagjini ka publikuar një fotografi ku shihet oficeri i Shërbimit Informativ të Serbisë (BIA), Zhelimir Matoviq, i cili dyshohet se ka qenë rekrutuesi i Fehim Salit, të...

Më shumëDetails

Policia “zbarkon” në veri, vazhdojnë kontrollet për armëmbajtje të paligjshme

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore
14/08/2026 - 17:33

Policia e Kosovës po vazhdon kontrollet në fshatrat e komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit. Gjatë ditës së sotme, një aksion kontrolli është duke u zhvilluar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë, ja sa shitet sot nafta

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Çka është kjo veshje?” – Kadrijaj kritikon Pacollin, kjo e fundit i kundërpërgjigjet me ironi

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pas 26 vitesh në polici, dhëndrri i Hashim Thaçit largohet nga puna: Do ta mbaj kokën lart

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Publikohet fotografia, oficeri i BIA-s dhe spiuni i dyshuar Fehim Sali në një nga takimet e tyre në Serbi

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë