Avokati, Arianit Koci, ka reaguar në lidhje me aksionet që ka ndërmarrë së fundmi para Kuvendit .
Koci tha se ka njerëz që kurrë asgjë në jetë nuk iu bjen taman.
Ai tha se të njëjtit bullizojnë dhe shajnë pa u ndalur duke iu referuar aksioneve të tij të fundit.
“Jo, zonja e zotëri: me përqeshje, fyerje, dhe bullizime, nuk bëhet shoqëria më e mirë.As nuk më ndalni.Me gjithë obligimet në avokaturë, po tentoj të ndryshoj diçka. Për të mirën e përbashkët.Mund të mos e kem qëlluar. Nuk e di.Por të paktën po provoj.Në anën tjetër, sulme ad hominem mund të bëj edhe unë. Shumë postime të mia i kanë vizituar mbi 1 milion veta.Kam ndikim të madh në formimin e opinionit publik.Por me fyerje personale, në mungesë të argumenteve, nuk zgjidhet problemi që kemi. Nuk zgjidhet asnjë problem në shoqëri.Për më tepër, nuk kam kohë për lojëra të tilla: jeta reale dhe zgjidhja e problemeve të klientëve, më presin çdo ditë.” shkruan Koci.
Koci në shkrimin e tij thotë se temë nuk është ai por veprimet të cilat ai po i ndërmerr e sipas tij janë për të mirën e përbashkët.
“Aty kritikoni, propozoni, bashkangjituni ose kundërshtoni” thotë ndër të tjera avokati Koci.
Reagimi i plotë: