Avokati Arianit Koci sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se do të gjejë një zgjidhje për ta dërguar pështymën e nënës së Faton Hajrizit, në Serbi.Por, është shprehur se nënën e Fatonit, nuk do ta dërgojë atje në asnjë mënyrë, përcjell Klankosova.tv.
“Këto dy-tri ditë duhet të gjejë zgjidhjen si do t’ia bëjë më pështymën e nënës, pra në asnjë mënyrë, nënën e Fatonit nuk e dërgoj në Serbi, as nuk i rekomandoj të shkoj, as nuk dëshiron të shkojë ajo vet”.“E kam krijuar një momentum të tillë që unë jam bashkëpunues dhe nuk dua t’ia lë hapësirën Serbisë të thonë “nuk e keni sjellur pështymën, hajt ditën e mirë”, jo unë pështymën do t’ua dërgoj”, është shprehur ai.











