Avokati, Arianit Koci, ka reaguar sot pas konferencës së Presidentes, duke theksuar se situata aktuale është shumë serioze dhe po rrezikohet shtetësia e Kosovës.
Ai ka kërkuar nga qytetarët që të ngriten në protestë, duke u shprehur se kjo nuk është rastësi dhe se rezistenca qytetare është e nevojshme për të kundërshtuar papjekurinë dhe interesat meskine të politikanëve.
Koci ka theksuar gjithashtu se ka informacione të sakta dhe fakte në lidhje me situatën, duke paralajmëruar rrezikun që po e kalon vendi.