Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sulmi kundër Hekuran Hodës -Pse nisi, kush u arrestua dhe cili është ndikimi i disa policëve në këtë rast?

06/08/2025 - 08:56
në Lajme
A A
Sulmi kundër Hekuran Hodës -Pse nisi, kush u arrestua dhe cili është ndikimi i disa policëve në këtë rast?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot është sulmuar Hekuran Hoda. Por, pse erdhi deri te ky sulm?

Burime të Insajderit bëjnë me dije se në këtë rast ka shumë interesa të përfshira dhe disa njerëz të fuqishëm me ndikim në Policinë e Gjakovës.

Pavarësisht kësaj, për këtë rast ka pasur disa të arrestuar dhe Insajderi sjell emrat, si dhe tregon se si lidhen ata me persona me ndikim të madh në hetuesi.

Por fillimisht, si ndodhi rasti dhe për çfarë nisi?

Avdyl Zeneli, gjatë kësaj jave, ka pasur një aksident me veturë me djemtë e Hekuran Hodës, Pëllumbin dhe Diamantin, thonë burime të Insajderit, duke treguar se aty nisi telashja.

Pas aksidentit, del nga vetura Avdyl Zeneli dhe dyshohet se e sulmon Pëllumb Hodën duke e kapur për fyti, ndërkohë që Diamanti e godet Avdylin me grusht.

Pastaj në skenë vjen policia, dhe në prani të tyre dyshohet se Avdyli i kërcënon Diamantin dhe Pëllumbin se “do t’i vras”.

Policia e qetëson situatën, pasi Avdyli është vëllai i policit të Autokrimeve, Shaban Zeneli.

Më vonë, pasi Hekuran Hoda njihet me Avdylin, ata vënë kontakt dhe ky i fundit i kërkon falje për atë që ka ndodhur, duke kërkuar ta sqarojnë situatën. Ata lënë takim te lokali “Konti”.

Sipas marrëveshjes, Hekuran Hoda shkon për të biseduar, por në hyrje të lokalit sulmohet nga 6 persona.

Hetuesit dyshojnë se në sulm morën pjesë: Edon A. Zeneli, Haxhi A. Zeneli, Ardion Zeneli, Bajram Begbushati, Avdyl Zeneli dhe një person tjetër, emër tashmë i njohur për Policinë.

Dyshohet se, edhe pse ka të arrestuar, ndikimi i tyre është shumë i madh në Policinë e Gjakovës, pasi djali tjetër i Avdylit është hetues në Hetimet Rajonale në Gjakovë, person i dyshuar më herët për rrjedhje të informatave policore, çka po e ngadalëson hetimin.

Burime të Insajderit bëjnë me dije se familja Zeneli po ushtron presion të madh për të mos u marrë vendime për ndalim nga Prokuroria, ani pse viktima, Hekuran Hoda, ka hundën e thyer dhe shumë plagë tjera në trup.

JU REKOMANDOJMË

E ndaluan për kundërvajtje në trafik, policët arrestojnë vushtrriasin që i gjetën drogë në veturë

E ndaluan për kundërvajtje në trafik, policët arrestojnë vushtrriasin që i gjetën drogë në veturë
16/04/2026 - 22:59

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Vushtrri, pasditen e së enjtes. Prangosja e tij ka ardhur pasi në veturën e tij, zyrtarët policorë kanë gjetur...

Më shumëDetails

‘Atë gishtin fute…’, Grida humb qetësinë, dëbon të ftuarin nga studio

‘Atë gishtin fute…’, Grida humb qetësinë, dëbon të ftuarin nga studio
16/04/2026 - 22:47

Një debat i ashpër ka çuar në fyerje personale mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Top Story”. Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, është detyruar...

Më shumëDetails

Imri Ahmeti përgënjeshtron Kica-Xhelilin: Nuk mbeta jashtë Kryesisë për shkaqe shëndetësore, u tërhoqa vetë

Imri Ahmeti përgënjeshtron Kica-Xhelilin: Nuk mbeta jashtë Kryesisë për shkaqe shëndetësore, u tërhoqa vetë
16/04/2026 - 22:23

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka reaguar ashpër pas deklaratave të nënkryetares së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, e cila arsyetoi mospërfshirjen e tij në Kryesinë e re...

Më shumëDetails

“E rrejshme ka qenë”, debat i ashpër mes Kajtazit dhe Arifit për marrëveshjen e demarkacionit

“E rrejshme ka qenë”, debat i ashpër mes Kajtazit dhe Arifit për marrëveshjen e demarkacionit
16/04/2026 - 22:15

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është zhvilluar një debat me tone të ashpra mes opinionistëve Avni Arifi dhe Vehbi Kajtazi. Në fokus të këtij debate ishte çështja...

Më shumëDetails

A ka ambicie Lumir Abdixhiku për t’u bërë President? – flet Kica-Xhelili

A ka ambicie Lumir Abdixhiku për t’u bërë President? – flet Kica-Xhelili
16/04/2026 - 22:00

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka sqaruar pozicionin e kreut të partisë, Lumir Abdixhiku, lidhur me zërat për postin e Presidentit të vendit. Kica-Xhelili ka...

Më shumëDetails

Gjinovci ‘e gjen’ zgjidhjen për marrëveshje mes VV-së e PDK-së, ka një emër për presidente

Rron Gjinovci e komenton dënimin e mërgimtarit që e kërcënoi Hotin
16/04/2026 - 21:40

Duke qenë se kanë mbetur edhe 12 ditë afat për zgjedhjen e presidentit, Rron Gjinovci ka propozuar një figurë që, sipas tij, është e përshtatshme për këtë post....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal me të dhënat personale: “Viva Fresh” e Xhevdet Rexhepit u kap duke u marrë klientëve letërnjoftimet peng për karroca (Dokument)

    Skandal me të dhënat personale: “Viva Fresh” e Xhevdet Rexhepit u kap duke u marrë klientëve letërnjoftimet peng për karroca (Dokument)

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Skandal nga Elkos: AIP kap kompaninë e Ramiz Kelmendit duke i vëzhguar kundërligjshëm punëtorët tinëz me kamera (Dokument)

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Impakti Veriu.info: Policia bastis shtëpinë e Imer Imerit, i sekuestron 5 armë dhe mbi 700 fishekë

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Ekskluzive: Ky është togeri i Njësisë Speciale në Mitrovicë për të cilin IPK rekomandoi suspendim, dyshohet se inçizoi jashtëligjshëm hetuesit policorë gjatë intervistimit (Emri/Foto)

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Gjinovci ‘e gjen’ zgjidhjen për marrëveshje mes VV-së e PDK-së, ka një emër për presidente

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë