Avokati, Arianit Koci, ka folur në lidhje me takimin që Kurti është duke zhvilluar me krerët e subjekteve politike.
Koci tha se ka kaluar 1 orë dhe takimi po vazhdon.
“Prej natyrës jam optimist. Prandaj, pres lajme të mira! Në anën tjetër, edhe opozita nuk kishte ndejtë kaq gjatë” shkruan Koci raporton “Gazeta Blic”.
Kujtojmë se avokati Koci ka zhvilluar së fundmi disa aksione para Kuvendit me qëllim të reflektimit të deputetëve për të gjetur zgjidhje për ngërçin politik.
Postimi i plotë:
1.5 orë dhe takimi po vazhdon?
Prej natyrës jam optimist. Prandaj, pres lajme të mira!
Në anën tjetër, edhe opozita nuk kishte ndejtë kaq gjatë.
Mbi të gjitha, z.Kurti e ka thirre takimin.
E takimi thirret, vetëm kur reflekton!