Analisti Melazim Koci ka bërë thirrje që Lëvizja Vetëvendosje dhe PDK të gjejnë gjuhë të përbashkët për projektligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se kjo do të mundësonte edhe zgjedhjen e presidentit.
Koci paralajmëroi se nëse nuk arrihet një marrëveshje, Kosova rrezikon të humbasë kohë dhe të thellojë krizën politike e institucionale.
“Besoj që Vetëvendosja dhe PDK-ja do të gjejnë gjuhë të përbashkët rreth projektligjit për Dhomat e Specializuara. Nëse këtë e bëjmë brenda këtyre ditëve, unë mendoj që pastaj do të jetë e lehtë të zgjidhet presidenti”, tha Koci.
Ai njashtu deklaroi se komunikimi mes dy partive është thelbësor për arritjen e një konsensusi dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.












