Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Koha kur VV-së i pëlqenin vendimet e Gjykatës Kushtetuese: Si lavdëroheshin pasi u rrëzua qeveria Hoti?

08/08/2025 - 20:38
në Lajme
A A
Gjykata Kushtetuese: Kuvendi duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese sot ishte në thumb të linçimeve, kritikave e sulmeve nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo pasi me aktgjykim, u konstatua se nuk lejohet votimi i mbyllur, dhe se një kandidat për kryetar të Kuvendit, nuk mund të kandidohet më shumë se tri herë.

Por, vetëm pak vite më parë, Vetëvendosje kënaqes nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Në vitin 2020 kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë Hoti si pasojë e votës nga një deputet i dënuar me vendim të formës së prerë, të gjithë ishin të kënaqur dhe lavdëronin Kushtetuesen.

Duke nisur nga Albulena Haxhiu, Albin Kurti, Blerim Sallahu e të tjerë. Sot, të gjithë kanë kthyer shigjetat në anën e kundërt.

“Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese. Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor. Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës”, shkruante Albin Kurti.

Ministrja e drejtësisë në detyrë sot, Albulena Haxhiu, aso kohe, thoshte se e kanë pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe se ishte vendim i duhur.

“Ne e vlerësojmë vendimin. Po presim ftesën nga ushtruesja e detyrës së presidentes znj. Osmani, e cila e ka për detyrë të ftojë partitë politike për të marrë vendimin e tyre për datën e zgjedhjeve të reja”, deklaronte Haxhiu.

E ai që në atë kohë e mbrojti këtë çështje në emër të VV-së, Blerim Sallahu, i njohur si Vaji në tepsi, ishte tejet i lumtur me vendimin.

“Vullneti i votuesve dhe integriteti i Kuvendit janë parime e vlera të pakapërcyeshme. Ishim të bindur se përveç ilegjitime, ishte edhe antikushtetuese. Një deputet i dënuar me vendim të formës së prerë me një vit e më shumë burg, nuk mund të jetë deputet, e një Qeveri e varur nga vota e tij nuk mund të jetë Qeveri. Ky ka qenë thelbi kërkesës tonë. Për këtë kemi qenë të bindur. Këtë e konfirmoi sonte Gjykata Kushtetuese. Ata që ditën e bënë natë, sonte e morën përgjigjen, kurse nata se s’ndriçoi. Ju faleminderit të gjithëve që na mbështetet, e urime qytetarëve të mirë të këtij vendi!”, kishte shkruar ai.

Sot ‘sahati’ është rrotulluar në anën e kundërt. VV-ja, ashtu sikur me të gjitha vendimet, kur iu pëlqejnë, vendimet janë të mira, kur nuk iu pëlqejnë, drejtësia është e kapur.

I pari që i ka nisur kritikat ndaj Kushtetueses ka qenë deputeti Hekuran Murati, i cili me profesion është ekonomist.

“Në vitin 2014, për ta mbajtur PDK-në me çdo kusht në pushtet, Gjykata Kushtetuese ishte bërë vegël e PDK-së dhe kishte vendosur që: 1. Qeveria nuk mund të formohej pa fituesin e zgjedhjeve, pra PDK-në. Nëse nuk ishte PDK-ja në Qeveri, vendi duhej të shkonte në zgjedhje. 2. Pozita e Kryetarit të Kuvendit i takonte fituesit të zgjedhjeve, pra PDK-së, dhe deputetët s’kishin rrugë tjetër pos ta realizonin këtë, qoftë me votim të hapur, të fshehur, apo çfarëdo forme tjetër”, ka shkruar ai, duke shtuar se në vitin 2020 Kushtetuesja bëri një kthesë.

“Në vitin 2020, Gjykata Kushtetuese bëri kthesë dhe e ndryshoi pikën 1, kur i dha të drejtë Presidentit asokohe që të mandatonte një qeveri pa fituesin brenda, sepse fituesi ishte Lëvizja Vetëvendosje. Në vitin 2025, kësaj radhe në disa akte, Gjykata Kushtetuese përsëri bëri kthesë edhe për pikën e dytë, ku tash e thotë se vetëm votimi i hapur është i vlefshëm, dhe madje vendos edhe kufizim në vetëm 3 tentime, sepse fituesi është Lëvizja Vetëvendosje. Kjo e fakton padyshim se vendimet e kësaj Gjykate nuk bazohen në Kushtetutë, por bazohen në atë se cila parti është në pyetje. Kjo nuk është drejtësi. Ky është arbitraritet klientelist, që synim ka t’ua sigurojë gardës së vjetër në tavolinë, atë çfarë nuk ua dha populli me votë”, ka shkruar ai.

Pas tij, Kushtetuesja është kritikuar edhe nga deputeti Armend Muja dhe deputetë të tjerë.

Por, më e ashpra në sulme ishte komisarja e VV-së, Dejona Mihali.

Ajo ka linçuar me rend të gjithë anëtaret e aktual të Gjykatës Kushtetuese.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo pretendon se të gjithë gjyqtarët kanë lidhje me partitë e opozitës dhe Listën Serbe.

“Njoftimi që i paraprin Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese normal që nuk mund të jetë ndryshe nga mendimi dhe interesi i përbërjes së Gjykatës. 5 nga 7 anëtarët janë ish koalicioni PAN+Lista Serbe të zgjedhur në 2018. Asnjë njeri me mendje të shëndoshë nuk do të priste diçka tjetër prej tyre. Nexhmi Rexhepi – Kryetar, i zgjedhur në 2018. I sponzorizuar nga AAK dhe ish kryeministri i asaj kohe Ramush Haradinaj. Safet Hoxha – Nënkryetar, i zgjedhur më 2018. Kryetar i KRPP (organ kontrollues i prokurorimit publik) 2010-2018. I sponzorizuar nga PDK e Nisma. Asambleist i PDK në Kuvendin komunal të Suharekës”, ka shkruar Mihali, duke përmendur edhe gjyqtarët tjerë.

“Bajram Latifi – anëtar i zgjedhur në 2018 i sponzorizuar nga Duda Balje si pjesë e komunitetit boshnjak. Radomir Laban – anëtar i zgjedhur me 2018 i sponzorizuar nga Lista Serbe i mbështetur nga PAN. Remzie Istrefi Peci – anëtare e zgjedhur më 2018 e sponzorizuar nga koalicioni PAN. Enver Peci – anëtar i zgjedhur më 2022 i votuar nga të gjitha subjektet parlamentare Jeton Bytyçi – anëtar i zgjedhur në 2024 i votuar nga të gjitha subjektet parlamentare”, ka shkruar Mihali.

Në linje më të ka shkruar edhe deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo pretendon se demokracia përfaqësuese është anuluar sot.

“Demokracia përfaqësuese u anulua në Kosovë dhe nuk vlen më. Kot i fiton zgjedhjet, kot del i pari. 6 gjyqtarë, nga të cilët 5 nga koha e PAN-it dhe njëri i lidhur me Serbinë, shkelin vullnetin e popullit, riinterpretojnë vendimin e vet dhe gjejnë shkelje veçse te Avni Dehari”, ka shkruar Bogujevci.

JU REKOMANDOJMË

Habibe Salihi – kjo është prokurorja speciale që e la të lirë fajdexhiun që përgjaku Gjilanin
Lajme

Habibe Salihi – kjo është prokurorja speciale që e la të lirë fajdexhiun që përgjaku Gjilanin

10/08/2025 - 23:20
Arianit Koci me apel: Kujdes kur kaloni nëpër Serbi, një çifti kosovar iu konfiskuan stolitë e arit
Kryesore

Arianit Koci me apel: Kujdes kur kaloni nëpër Serbi, një çifti kosovar iu konfiskuan stolitë e arit

10/08/2025 - 22:50
Hynë nga Serbia ilegalisht me një kamion me targa serbe, ndalohen dy shtetas të Kosovës në Zubin Potok
Kryesore

Arrestohet 42-vjeçari në Mitrovicë, dyshohet se rrahu gruan dhe e dërgoi në spital

10/08/2025 - 22:30
Osmani sqarohet për fotografinë me të dyshuarin për vrasjet në Gjilan: Dal me mijëra qytetarë s’e di veprimtarinë e tyre -të arrestohen
Kryesore

Osmani sqarohet për fotografinë me të dyshuarin për vrasjet në Gjilan: Dal me mijëra qytetarë s’e di veprimtarinë e tyre -të arrestohen

10/08/2025 - 22:09
30 ditë paraburgim për Muharrem Tahirin nga Vushtrria – dyshohet se rrahu vajzën dhe i theu gishtin
Lajme

30 ditë paraburgim për Muharrem Tahirin nga Vushtrria – dyshohet se rrahu vajzën dhe i theu gishtin

10/08/2025 - 21:46
Kryesore

Haxhiu: Dy nga të dyshuarit për vrasjen e trefisht në Gjilan qëndruan në burg më pak se 4 muaj

10/08/2025 - 20:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Kafsha më ra, nëse lirohet jam e vdekur”, ‘Shqiponja’ nga Vushtrria rrëfen tmerrin që thotë se e përjetoi nga babai (Foto)

    “Kafsha më ra, nëse lirohet jam e vdekur”, ‘Shqiponja’ nga Vushtrria rrëfen tmerrin që thotë se e përjetoi nga babai (Foto)

    626 Shpërndaje
    Shpërndaje 250 Tweet 157
  • I dyshuari për vrasjen e trefishtë në Gjilan ishte arrestuar vitin e kaluar për fajde – postonte edhe foto me Osmanin, Kurtin e Ramën

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Këta janë Selami Hasani dhe Edmond Hasani, babë e bir që dyshohet se u vranë në Gjilan nga Mefail Shkodra

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Tronditet Gjilani: Viktimat babë e bir, ky është i dyshuari për vrasje

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Viktimat në Gjilan janë argjendarë të njohur, ja emrat e tyre

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë