Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Koha po afrohet: Kjo është data e fundit për ndërrimin e gomave, ndryshe dënoheni me para

09/11/2022 - 11:16
në Lajme, Ndryshe
A A
Koha po afrohet: Kjo është data e fundit për ndërrimin e gomave, ndryshe dënoheni me para
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndërrimi i gomave të verës me ato të dimrit në veturë për të gjithë shoferët do të fillojë nga data 15 nëntor dhe do të zgjasë deri më datën 15 mars.

Të gjithë shoferët pa marrë parasysh kushtet atmosferike, duhet t’i zëvendësojnë gomat e verës me ato të dimrit, si dhe të pajisen me pajisje të tjera dimërore.

Ligji për rregullat e trafikut rrugor parasheh dënime për shoferët që gjatë dimrit, periudhë që përfshin kohën ndërmjet 15 nëntorit dhe 15 marsit, ngasin automjetet e tyre pa pajisje dimërore.

Shoferi, që drejton automjetin pa pajisje dimërore, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 40 eurosh.

Sipas Ligjit, dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej 100 deri në 300 euro, edhe personi juridik apo institucioni publik në emër të të cilit dhe brenda autorizimeve të të cilit ka vepruar shoferi.

Edhe pse ligji i Kosovës për rregullat e trafikut rrugor parasheh ndërrimin e gomave të verës me ato të dimrit nga data 15 nëntor deri 15 mars, ekspertët e ndryshëm ndërkombëtarë thonë se posa temperaturat të bien më pak se 7 gradë, ju duhet t’i vendosni gomat e dimrit për të pasur një fërkim, frenim dhe mbajtje më të mirë.

Gomat e sotme të dimrit jo vetëm se janë të dizajnuara të performojnë mirë në dëborë, por performojnë mirë edhe në asfalt të ftohët.

Pra duhet të mbani mend, në momentin që mund ta shihni frymëmarrjen tuaj (pra kur fryni del avull nga goja juaj), atëherë është koha t’i vendosni gomat e dimrit.

Për sigurinë tuaj dhe të pasagjerëve, vendosni goma të cilat i përshtaten veturës suaj, dhe, keni parasysh: gomat e dimrit duhet të vendosen që të katërtat për të pasur një kontroll dhe stabilitet më të mirë të veturës, përndryshe, nëse i vendosni vetëm dy gomat e para apo dy gomat pas, ju do ta rrezikoni veten.

Rikujtojmë se thellësia e vijave të gomës për përdorim të dimrit duhet të jetë më e madhe se 4 milimetra.

JU REKOMANDOJMË

Lajm i mirë për simpatizantët e PDK-së
Kryesore

PDK deklarohet pas takimit në ambasadën amerikane: Marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme me njohjen reciproke

31/01/2023 - 14:40
Kërkohet shkarkimi i logopedit që dyshohet se keqtrajtoi 3-vjeçaren me autizëm
Kryesore

Kërkohet shkarkimi i logopedit që dyshohet se keqtrajtoi 3-vjeçaren me autizëm

31/01/2023 - 14:32
Aktivistja serbe tregon çka u bisedua në takimin për Asociacionin
Kryesore

Aktivistja serbe tregon çka u bisedua në takimin për Asociacionin

31/01/2023 - 14:28
Çfarë “befasie” po përgatit Kurti për punëtorët e sektorit publik – a do zbulohet sot vlera e koeficientit
Kryesore

Çfarë “befasie” po përgatit Kurti për punëtorët e sektorit publik – a do zbulohet sot vlera e koeficientit

31/01/2023 - 14:11
Profesori Paçarizi: Nuk ka shpëtim, qeveria duhet ta pranojë njërin nga këto dy plane
Lajme

Profesori Paçarizi: Nuk ka shpëtim, qeveria duhet ta pranojë njërin nga këto dy plane

31/01/2023 - 14:06
Jakshiq: Serbët e Kosovës janë të bindur se jemi në prag të tradhtisë së madhe
Kryesore

Jakshiq: Serbët e Kosovës janë të bindur se jemi në prag të tradhtisë së madhe

31/01/2023 - 13:59

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vdes punëtori 30 vjeçar, 8 ditë pas lëndimit

    E dhimbshme: 28-vjeçari në Prishtinë vdes papritur në ditën e parë të punës

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Ky është i riu që humbi jetën papritur në Prishtinë, nesër i jepet lamtumira e fundit

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Vjen reagimi i Hovenierit pas takimit për Asociacionin në Ambasadën amerikane

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Burri i Albulena Haxhiut – FES-it: Çudi që ju merreni me Asociacionin, qysh po i përkëdhelni serbët?

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • U shpërngul nga Ferizaj në Jordani para 115 vitesh, flet shqiptari që ka ruajtur gjuhën dhe historinë e familjes së tij

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2022 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë