Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kolona të gjata kamionësh, në Merdar, shoferët të mllefosur për ndalimin e importit në pikat e tjera kufitare me Serbinë

14/03/2025 - 19:45
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Kolona të gjata kamionësh, në Merdar, shoferët të mllefosur për ndalimin e importit në pikat e tjera kufitare me Serbinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vendimi i Qeverisë së Kosovës që lejon importin nga Serbia vetëm përmes pikës kufitare në Merdar, ka shkaktuar tollovi të madhe të kamionëve. Sipas shoferëve, llogaritet të jenë duke pritur deri në 150 kamionë për të hyrë në Kosovë.

Sipas vendimit të 7 tetorit të vitit të kaluar, ndalohet importimi i mallrave serbe nga vendkalimet e tjera derisa sa të sigurohen skanerët, të cilët do t’i ndihmojnë Doganës së Kosovës në kontrollin e mallrave, pa ndërhyrje fizike.

Një shofer kamioni u shpreh i mllefosur me këtë vendim, duke thënë se ka gjashtë muaj që përballen me ndalesa të tilla në pikat e tjera kufitare.

Ai ka thënë se kreu i ekzekutivit nuk po interesohet për bizneset kosovare, duke thënë se pritja e tij për më shumë se 48 orë ka qenë i mundimshëm.

“Që dy ditë, pa ngrënë e pa pirë, sepse Albini (Kurti) ka vendosur që malli i Serbisë të vijë në Merdar e sipas tij vetëm Merdari është shtet në Kosovë e asgjë tjetër. Unë kam pasur të shkojë në Prishtinë, e ka bërë pa çare të vijnë këtu të gjithë, ka bërë tollovi shumë të madhe. Që pesë muaj dhe deri në 150 kamionë nonstop janë në linjë duke pritur. Që 48 orë (duke pritur), qe sa erdha duke pritur në rrugë. A kam pasur bukë e ujë, nuk i ha palla atij (Kurtit). E kam pasur shumë të vështirë, ngrënia në kamion, fjetje në kamion, e kjo është marria e Zotit çka po i bën bizneseve të Kosovës… unë e kam votuar herën e kaluar por kurrë më, marri se çfarë po bën, e këndej po krenohet me rritje të buxhetit”, u shpreh ai për EO, teksa tha se po e mendon edhe migrimin.

“Ma ka gërdit jetën, kam mbetur 53 vjeç këtu, por ta kisha ditë kurrë nuk kisha qëndruar këtu. Pa bukë kemi qëndruar e pa ujë, është dashtë 4-5 kilometra me ble diçka në Mërdar, e arsyeja është se ky terminali doganor nuk mund ta përballojë gjithë këtë fluks”.

I shqetësuar u shpreh edhe një shofer tjetër, ndonëse nuk ishte në dijeni për vendimin e datës 7 tetor.

“150 kamionë janë, që nga dje prej orës 12 duke pritë. Nuk e di pse, por pyeteni Albin Kurtin, e ai e di se përse i ka vendos këto masa. Vështirë ka qenë, pa bukë e pa ujë, jemi bërë si rrugaçë”, u shpreh një tjetër shofer.

I mllefosur i shpreh edhe një shofer nga nacionaliteti serb.

“Nuk mund të flas unë, tollovi shumë, asgjë nuk bën. Dy ditë e gjysmë po pres kot, kjo është katastrofë”.

JU REKOMANDOJMË

Gjini: Ftesat e Kurtit për koalicione s’ishin serioze, synonte të pamundësonte një qeveri nga partitë tjera
Kryesore

Gjini: Ftesat e Kurtit për koalicione s’ishin serioze, synonte të pamundësonte një qeveri nga partitë tjera

30/10/2025 - 22:32
Arian Tahiri: Mitrovica do të ofrojë mbështetje për bizneset
Lajme

Arian Tahiri: Mitrovica do të ofrojë mbështetje për bizneset

30/10/2025 - 21:10
Ruzhdi Shehu: Në Junik, po punojmë për të sanuar pasojat e 12 viteve të keq-qeverisjes së kaluar
Lajme

Ruzhdi Shehu: Në Junik, po punojmë për të sanuar pasojat e 12 viteve të keq-qeverisjes së kaluar

30/10/2025 - 21:04
Ferit Idrizi: Pas debatit u kërcënova nga Sylejman Meholli, rastin e kam raportuar në polici
Lajme

“Doli duke sharë”, Idrizi tregon se si u kërcënua nga rivali i Vetëvendosjes

30/10/2025 - 20:46
Presidenca shkruan për takimin e nesërm të Osmanit me liderët e partive
Kryesore

Presidenca shkruan për takimin e nesërm të Osmanit me liderët e partive

30/10/2025 - 20:20
Gërvalla: Arma s’është mjet për festë, as nuk simbolizon gëzim, është e rrezikshme e sjell hidhërim
Lajme

Gërvalla: Masat ndaj Kosovës dhuratë e Lajçak dhe Borell, janë bërë përmes një e- maili

30/10/2025 - 20:18

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gani Geci nuk flet me Sami Lushtakun, ja pse i’a fshiu numrin nga telefoni (Video)

    Gani Geci nuk flet me Sami Lushtakun, ja pse i’a fshiu numrin nga telefoni (Video)

    267 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • “Po përzihet Drenasi”: Lladrovci ‘ultimatum’ Krasniqit, po planifikon parti të re për zgjedhje nacionale

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Presidentja Osmani fton në takim krerët e partive politike

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Arsenal armësh nga Kosova në Tiranë, furgoni ishte kamufluar si mjet për mirëmbajtjen e rrugëve

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Syleman Meholli kërcënon Ferit Idrizin, policia në vendngjarje (Foto)

    369 Shpërndaje
    Shpërndaje 148 Tweet 92

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë