Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti sot presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Kampin Film City në Prishtinë.
Gjatë takimit, gjeneralmajor Ulutaş theksoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të kontribuar në sigurinë në gjithë territorin e Kosovës dhe në stabilitetin rajonal. Ai nënvizoi gjithashtu gatishmërinë e misionit për të forcuar koordinimin dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, veçanërisht me Policinë e Kosovës.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke siguruar një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe lirinë e lëvizjes, në mënyrë të paanshme dhe të pandërprerë. Misioni vepron në bashkërendim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, secili në fushën e vet të përgjegjësisë.










