Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komandanti i stacionit policor në Obiliq dhe zëvendësi i tij dyshohet se e sulmuan një polic

20/02/2025 - 19:22
në Kryesore, Lajme
A A
Komandanti i stacionit policor në Obiliq dhe zëvendësi i tij dyshohet se e sulmuan një polic
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komandanti i stacionit të Policisë në Obiliq, Zekirja Januzi, dhe zëvendësi i tij, Ajet Avdullahu, dyshohet se e kanë sulmuar dhe kanosur një polic të ri brenda stacionit policor në Obiliq.

Siç mëson KALLXO.com, polici ishte transferuar në një stacion tjetër dhe se në stacionin e Obiliqit kishte shkuar për ta nënshkruar një dokument që lidhej me transferimin e tij. Aty dyshohet se u sulmua dhe u kanos.

Në lidhje me këto dyshime, KALLXO.com ka kontaktuar Inspektoratin Policor të Kosovës, i cili cili ka konfirmuar se ka pranuar ankesë dhe më 06.12.2024 ndaj dy zyrtarëve policorë të lartcekur kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë e Prishtinës.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë që IPK ka pranuar ankesë dhe ka iniciuar rast dhe se lidhur me të njëjtin rast më 6 dhjetor të vitit të kaluar hetuesit kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ndaj dy zyrtarëve policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast lidhur me veprat penale të sulmit dhe kanosjes”- njoftoi IPK-ja për KALLXO.com më 07.02.2025.

Ndërkohë, Prokuroria e Prishtinës nuk dha detaje për rastin, por konfirmoi se lënda është duke u shqyrtuar.

“Ju njoftojmë se lëndën në fjalë Prokurori i shtetit e ka pranuar me datë 13.12.2024, ndërsa lënda është ende në shqyrtim nga ana e Prokurorit dhe për veprimet hetimore do të njoftoheni me kohë.”-thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Prishtinës dërguar KALLXO.com më 06.02.2025.

KALLXO.com më 18.02.2025 ka takuar komandantin e stacionit policor në Obiliq, Zekirja Januzi, në mënyrë që ai të deklarohet për rastin.

Por, Januzi ka kërkuar që t’i drejtohemi me një kërkesë për intervistë Drejtorisë Rajonale të Prishtinës.

KALLXO.com ka dërguar kërkesë për intervistë me komandantin e Policisë, por deri në publikimin e artikullit, kërkesa nuk është aprovuar.

Më 19.02.2025 KALLXO.com ka biseduar përsëri më komandantin Zekirja Januzi, por i njëjti tha se për shkak se rasti është duke u trajtuar në një instancë tjetër, nuk mund të deklarohet.

 

 

 

JU REKOMANDOJMË

Avokati i Popullit, Naim Qelaj letër Trendafilovës: Specialja po gjykon me prova të paligjshme nga Serbia
Kryesore

Avokati i Popullit, Naim Qelaj letër Trendafilovës: Specialja po gjykon me prova të paligjshme nga Serbia

13/01/2026 - 12:28
Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme për nesër
Kryesore

Koalicion VV-LDK?, Rama: Eksperienca ime me ta s’ka qenë e mirë, kanë blloku, sabotu– uroj të reflektojnë

13/01/2026 - 12:07
Spahiu: Luftë në Kosovë mund të ketë nëse dëshiron Amerika dhe Vuçiqi
Lajme

Spahiu: Vjosa Osmani nuk e meriton të rizgjedhet presidente e Kosovës

13/01/2026 - 11:58
Dikur kundërshtarë në garën për Prishtinën, Rama e Vitia në muhabet të këndshëm me njëri-tjetrin
Lajme

Dikur kundërshtarë në garën për Prishtinën, Rama e Vitia në muhabet të këndshëm me njëri-tjetrin

13/01/2026 - 11:45
Ia publikoi intervistën e plotë të para dhjetë viteve, Panduri fton në përballje Gërvallën
Kryesore

Ia publikoi intervistën e plotë të para dhjetë viteve, Panduri fton në përballje Gërvallën

13/01/2026 - 11:37
“Gatishmëri për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit” – KFOR, EULEX dhe Policia e Kosovës kryejnë ushtrim të përbashkët
Lajme

“Gatishmëri për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit” – KFOR, EULEX dhe Policia e Kosovës kryejnë ushtrim të përbashkët

13/01/2026 - 11:28

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Limi ia fërkon të pasmet Dolces në dush (VIDEO +16)

    Limi ia fërkon të pasmet Dolces në dush (VIDEO +16)

    213 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Momenti kur ndodh puthja e parë mes Dolces dhe Limit (VIDEO)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, ja momenti interesant kur Alba i kap mat (Video)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Hisen Berisha, Abdixhikut: Lumir ke shkuar larg, e paske kaluar vijën rëndë!

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë