Një rast i kundërvajtjes doganore është evidentuar mbrëmjen e së shtunës në Hodonoc të Kamenicës.
Policia ka ndalur një kombi me targa të Serbisë, i drejtuar nga një shtetas serb, dhe gjatë kontrollit ka zbuluar rreth 120 thasë me patate, me peshë afërsisht 3000 kilogramë.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Mallrat e sekuestruara janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente.












