Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kompania me njerëzit e PDK’së që tenton t’ia marrë shtetit 200 milionë euro – Qeveria Kurti nuk është në dijeni

24/07/2025 - 13:09
në Kryesore, Lajme
A A
Kompania me njerëzit e PDK’së që tenton t’ia marrë shtetit 200 milionë euro – Qeveria Kurti nuk është në dijeni
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Para dy ditëve Gazeta Insajderi ka raportuar se si kompania britanike me njerëzit e PDK’së në bord, ka nisur një proces arbitrazhi ndërkombëtar kundër Republikës së Kosovës, duke kërkuar 195 milionë euro si kompensim për dëmet që pretendon t’i jenë shkaktuar nga institucionet kosovare. Insajderi ka përmendur se dy nga pesë anëtarët e bordit të Eco Buildings janë ish-zyrtarë të lartë kosovarë, të cilët në të kaluarën kanë qenë të lidhur me Partinë Demokratike të Kosovës. Por Qeveria Kurti, nuk është në dijeni për nisjen e këtij proces arbitrazhi ndaj Kosovës.

Gazeta Insajderi kishte kontaktuar me Ministrinë e Drejtësisë lidhur me rastin e kompanisë britanike Eco Buildings Group PLC, e specializuar në ndërtim modular dhe nxjerrje mermeri, e cila kishte njoftuar për një përparim të rëndësishëm në procesin e arbitrazhit ndërkombëtar të iniciuar nga dega e saj, Fox Marble Ltd, kundër Republikës së Kosovës. Kompania kishte konfirmuar se ka siguruar financim të plotë ligjor nga Atticus Litigation Financing, një fond i ri i financimit të litigacioneve, i cili pritet të fillojë aktivitetin në gusht 2025.

Atticus këshillohet nga Nick Rowles-Davies, një emër i njohur globalisht në këtë sektor, që më parë ka qenë drejtues i Burford Capital PLC, financuesi më i madh në botë i çështjeve gjyqësore. Ky financim do t’i mundësojë Fox Marble të ndjekë në mënyrë të plotë kërkesën prej 195 milionë eurosh përmes Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, ku tashmë ka nisur procesi i përzgjedhjes së panelit arbitrar. Sipas kompanisë, çështja lidhet me humbje të mëdha që pretendohet se janë shkaktuar nga veprime të papërshtatshme dhe të padrejta të disa agjencive shtetërore në Kosovë.

Nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se nuk janë në dijeni për njoftimin e fundit nga kjo kompani. Sipas përgjigjes së dhënë për Insajderin, thuhet se Avokatura Shtetërore ka pranuar njoftim për arbitrazh nga Fox Marble vetëm në vitin 2019.

“Avokatura Shtetërore në vitin 2019 ka pranuar Njoftimin për arbitrazh nga Fox Marble me pretendimin se i janë shkaktuar dëme rreth 190 milion euro. Avokatura më datë 04.10.2019 ka dërguar përgjigjen në njoftimin për arbitrazh, duke i kundërshtuar pretendimet e Fox Marble. Që nga atëherë nuk ka pasur asnjë zhvillim lidhur me padinë e paralajmëruar të Fox Marble”.

Tutje thuhet se avokatura nuk ka pranuar zyrtarisht asnjë njoftim apo kërkesë arbitrazhi.

“Në faqen e GAP-it – Global Arbitration Review është publikuar artikulli më datë 14.07.2025, i cili raporton se Fox Marble ka filluar një arbitrazh kundër Kosovës. Sipas artikullit paditësi ka siguruar mbështetje nga një financues i ri. Avokatura nuk ka pranuar zyrtarisht asnjë njoftim tjetër apo kërkesë të arbitrazhit, megjithatë do të i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme me kohë”.

Insajderi ka raportuar për anëtarët e bordit të kompanisë britanike Eco Buildings Group PLC, që tenton t’ia marrë Kosovës afro 200 milionë euro?

Bordi i drejtorëve të kompanisë britanike Eco Buildings Group PLC përbëhet prej pesë anëtarëve.

Don Nicolson– kryetar jo-ekzekutiv, Sanjay Bowry-drejtor ekzekutiv, Dr. Etrur Albani (Dikur Etrur Rrustemi)-nënkryetar ekzekutiv, Fiona Hadfield – drejtore e financave, dhe Dr Ahmet Shala-drejtor jo ekzekutiv.

Gazeta Insajderi ka hulumtuar rreth bordit të kësaj kompanie. Dy prej pesë anëtarëve del të jenë njerëz të Partisë Demokratike të Kosovës. Të paktën në të kaluarën kishin lidhje me këtë parti.

Ahmet Shala, aktualisht drejtor jo ekzekutiv i kompanisë britanike Eco Buildings Group PLC, në po këtë platformë e ka të shkruar që më parë ka qenë anëtar i Qeverisë së Kosovës.

Mes viteve 2008 dhe 2011, ai shërbeu si Ministër i Ekonomisë dhe Financave të Kosovës.

Pastaj mes viteve 2012 dhe 2015 ai ishte Ambasador i Kosovës në Japoni.

Shala është edhe ish-drejtues i Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, e shndërruar më vonë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Ndërkohë Shala kishte qenë edhe ish-Zëvendësdrejtor i Departamentit të Tregtisë dhe Industrisë në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Anëtari tjetër i bordit të kompanisë britanike Eco Buildings Group PLC, është Etrur Albani, i cili mbanë pozitën e nënkryetarit ekzekutiv.

Në biografinë e Etrur Albanit thuhet se është një sipërmarrës i cili ka mbajtur shumë role drejtuese në biznese të reja dhe në shkallë të gjerë, duke theksuar se ka qenë Kryeshef Ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Etrur Albani është vëllai i Naim Rrustemit – ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës. Vetëm se në vitin 2011 ai kishte ndërruar mbiemrin nga Rrustemi në Albani.

Gazeta Insajderi kishte tentuar të kontaktojë edhe me Ahmet Shalën e PDK’së, por i njëjti tash e sa ditë nuk i ka kthyer përgjigje gazetës.

JU REKOMANDOJMË

Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave
Kryesore

Brenda një dekade janë mbylluar 40 shkolla në Kosovë, emigracioni dhe nataliteti dy nga faktorët

03/08/2025 - 10:49
Në darkën që Maqedonci ia shtroi zyrtarit amerikan i pranishëm ishte edhe drejtori i AKI, çfarë shkroi Kurti
Kryesore

Në darkën që Maqedonci ia shtroi zyrtarit amerikan i pranishëm ishte edhe drejtori i AKI, çfarë shkroi Kurti

03/08/2025 - 10:36
“Ma këpute shpirtin” – Fjalët prekëse të babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali
Lajme

“Ma këpute shpirtin” – Fjalët prekëse të babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali

03/08/2025 - 10:18
Rreth 600 mijë mërgimtarë të regjistruar deri tash, procesi vazhdon deri në fund të gushtit
Lajme

“Kërcet grushti” në Aeroportin e Prishtinës, tre të arrestuar

03/08/2025 - 10:04
Ngriti aktakuzë ndaj Hashim Thaçit sa ishte Prokuror në Hagë, për çka po hetohet Jack Smith tani në SHBA
Kryesore

Ngriti aktakuzë ndaj Hashim Thaçit sa ishte Prokuror në Hagë, për çka po hetohet Jack Smith tani në SHBA

03/08/2025 - 09:43
Tentoi t’i jap ryshfet zyrtarëve policor në Vërmicë, arrestohet një serb
Kryesore

Tentoi të korruptojë policin dhe doganierin në Vërmicë, arrestohet një person

03/08/2025 - 09:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

    Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Ky është burri që dyshohet se e sulmoi deputetin e Kuvendit së bashku me familjen e tij

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Rexhep Qosja shkruan për vajzën që i vdiq më 28 korrik: Mos u provofshin nga askush …

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Nga “100 euro – 100 kafe” në “100 euro – 50 kafe”: Murati mundohet të shpjegojë inflacionin pas valës së kritikave

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Sulmohet deputeti i Kuvendit të Kosovës – përfundon në spital bashkë me familjen

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë