Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kompania që tenton t’ia marrë Kosovës afro 200 milionë euro, në bord dy njerëzit e PDK’së

22/07/2025 - 14:19
në Pa kategori
A A
Kompania që tenton t’ia marrë Kosovës afro 200 milionë euro, në bord dy njerëzit e PDK’së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kompania britanike Eco Buildings Group PLC, përmes degës së saj Fox Marble Ltd, ka nisur një proces arbitrazhi ndërkombëtar kundër Republikës së Kosovës, duke kërkuar 195 milionë euro si kompensim për dëmet që pretendon t’i jenë shkaktuar nga institucionet kosovare. Në krye të kompanisë që po e çon Kosovën në arbitrazh qëndrojnë dy emra të afërt me politikën. Dy nga pesë anëtarët e bordit të Eco Buildings janë ish-zyrtarë të lartë kosovarë, të cilët në të kaluarën kanë qenë të lidhur me Partinë Demokratike të Kosovës.

Para disa ditëve, Kompania britanike Eco Buildings Group PLC, e specializuar në ndërtim modular dhe nxjerrje mermeri, kishte njoftuar për një përparim të rëndësishëm në procesin e arbitrazhit ndërkombëtar të iniciuar nga dega e saj, Fox Marble Ltd, kundër Republikës së Kosovës. Kompania kishte konfirmuar se ka siguruar financim të plotë ligjor nga Atticus Litigation Financing, një fond i ri i financimit të litigacioneve, i cili pritet të fillojë aktivitetin në gusht 2025.

Atticus këshillohet nga Nick Rowles-Davies, një emër i njohur globalisht në këtë sektor, që më parë ka qenë drejtues i Burford Capital PLC, financuesi më i madh në botë i çështjeve gjyqësore. Ky financim do t’i mundësojë Fox Marble të ndjekë në mënyrë të plotë kërkesën prej 195 milionë eurosh përmes Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, ku tashmë ka nisur procesi i përzgjedhjes së panelit arbitrar.

Sipas kompanisë, çështja lidhet me humbje të mëdha që pretendohet se janë shkaktuar nga veprime të papërshtatshme dhe të padrejta të disa agjencive shtetërore në Kosovë.

Në bazë të pretendimeve të kompanisë, autoritetet kosovare, përkatësisht Komisioni i Pavarur i Minierave dhe Mineraleve dhe Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës kanë refuzuar t’ia regjistrojnë transferimin e pronësisë pas arritjes së një marrëveshjeje për blerjen e aksioneve të Green Power Sh.P.K. dhe Scope Sh.P.K. Përfaqësimi ligjor është marrë nga BSA Law, një firmë ndërkombëtare me bazë në Dubai, që vepron përmes një Marrëveshjeje me Tarifë të Kushtëzuar (CFA).

“Ky është një moment i rëndësishëm për të ecur përpara me këtë çështje. Me ofertën për financim të plotë nga Atticus dhe mbështetjen e një firme të fuqishme ligjore si BSA Law, kemi besim të plotë në një rezultat pozitiv. Kjo përforcon qëndrimin tonë ligjor dhe tregon seriozitetin e padisë sonë”, është shprehur Sanjay Bowry, Drejtor Ekzekutiv i Eco Buildings.

Kush janë anëtarët e bordit të kompanisë britanike Eco Buildings Group PLC, që tenton t’ia marrë Kosovës afro 200 milionë euro?

Bordi i drejtorëve të kompanisë britanike Eco Buildings Group PLC përbëhet prej pesë anëtarëve.

Don Nicolson– kryetar jo-ekzekutiv, Sanjay Bowry-drejtor ekzekutiv, Dr. Etrur Albani (Dikur Etrur Rrustemi)-nënkryetar ekzekutiv, Fiona Hadfield – drejtore e financave, dhe Dr Ahmet Shala-drejtor jo ekzekutiv.

Gazeta Insajderi ka hulumtuar rreth bordit të kësaj kompanie. Dy prej pesë anëtarëve del të jenë njerëz të Partisë Demokratike të Kosovës. Të paktën në të kaluarën kishin lidhje me këtë parti.

Ahmet Shala, aktualisht drejtor jo ekzekutiv i kompanisë britanike Eco Buildings Group PLC, në po këtë platformë e ka të shkruar që më parë ka qenë anëtar i Qeverisë së Kosovës.

Mes viteve 2008 dhe 2011, ai shërbeu si Ministër i Ekonomisë dhe Financave të Kosovës.

Pastaj mes viteve 2012 dhe 2015 ai ishte Ambasador i Kosovës në Japoni.

Shala është edhe ish-drejtues i Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, e shndërruar më vonë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Ndërkohë Shala kishte qenë edhe ish-Zëvendësdrejtor i Departamentit të Tregtisë dhe Industrisë në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Anëtari tjetër i bordit të kompanisë britanike Eco Buildings Group PLC, është Etrur Albani, i cili mbanë pozitën e nënkryetarit ekzekutiv.

Në biografinë e Etrur Albanit thuhet se është një sipërmarrës i cili ka mbajtur shumë role drejtuese në biznese të reja dhe në shkallë të gjerë, duke theksuar se ka qenë Kryeshef Ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Etrur Albani është vëllai i Naim Rrustemit – ish-deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës. Vetëm se në vitin 2011 ai kishte ndërruar mbiemrin nga Rrustemi në Albani.

Gazeta Insajderi ka dërguar në Ministrinë e Drejtësisë, se a është e informuar Ministria për rastin e arbitrazhit ndërkombëtar të ngritur nga kompania Fox Marble kundër Kosovës, mirëpo tash e disa ditë nuk kanë kthyer përgjigje.

Gazeta Insajderi po ashtu ka tentuar të kontaktojë edhe me Ahmet Shalën e PDK’së, por i njëjti tash e sa ditë nuk i ka kthyer përgjigje gazetës.

JU REKOMANDOJMË

SPAK: Qeveria është vonuar me rritjen e pagës minimale, 350 euro i kemi kërkuar qysh në vitin 2022
Lajme

Mbitërheqjet bankare në Kosovë arrijnë rekordin prej 655 milionë eurosh

01/02/2026 - 21:22
REL: Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet
Kryesore

REL: Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet

01/02/2026 - 11:49
Hoxha i fshatit Shalë të Lipjanit në paraburgim nën dyshimin për fajde dhe detyrim
Lajme

Vdes një i burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë pasi u var në litar

01/02/2026 - 08:13
Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë nga Presidenca: Të të vijë turp nga vetja
Kryesore

Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë nga Presidenca: Të të vijë turp nga vetja

01/02/2026 - 08:02
“Aurora Group” shfrytëzon pa leje parkingun publik si ‘depo’ të materialit ndërtimor – Pse nuk po e liron Komuna e Mitrovicës?
Pa kategori

“Aurora Group” shfrytëzon pa leje parkingun publik si ‘depo’ të materialit ndërtimor – Pse nuk po e liron Komuna e Mitrovicës?

31/01/2026 - 15:17
Ramadani: Kosova s’është e rrezikuar nga një sulm klasik ushtarak nga Serbia, patrullimet të shtohen në kufi
Kryesore

Ramadani: Gatishmëria e FSK-së për kontribut në Gaza, sjellje serioze e shtetit tonë

30/01/2026 - 14:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • U zbuluan duke ofruar shërbime dermatologjike pa licencë, Inspektorati gjobiti rëndë doktorët e Klinikës “Hermosa” (Dokument)

    U zbuluan duke ofruar shërbime dermatologjike pa licencë, Inspektorati gjobiti rëndë doktorët e Klinikës “Hermosa” (Dokument)

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Plagoset në Mitrovicë F.H., arrestohet i dyshuari Q. Kurti

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Grupi multietnik pa Vetonin, deputeti e akuzon ministrin në detyrë të qeverisë “Kurti”

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • ​Hetimet për dallaveret me vota, jep detaje kryesuesi komunal zgjedhor në Podujevë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dalin bisedat e Lajçak me Epstein për gratë dhe takimin me Lavrov: “Janë të reja për ty”, “mos u bë i keq, nuk më ke parë në aksion”

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë