Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbështetje me fjalë, jo me pjesëmarrje: Pse askush prej zyrtarëve të VV-së nuk u pa në protestën për UÇK-në në Tiranë?

18/10/2025 - 09:44
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Mbështetje me fjalë, jo me pjesëmarrje: Pse askush prej zyrtarëve të VV-së nuk u pa në protestën për UÇK-në në Tiranë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në protestën “Unë jam UÇK” morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha partive politike shqiptare të Kosovës. Aty nuk u panë vetëm zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndonëse partia e Albin Kurti e kishte mbështetet publikisht këtë protestë përmes një dekorate, askush prej deputetëve të VV-së nuk ka shpërndarë as imazhe të protestës.

Në këtë protestë nuk është parë as deputetja Shqipe Mehmeti – Selimi.

Bashkëshortja e Rexhep Selimit ishte e vetmja zyrtare e VV-së që kishte shkruar status në profilin e saj në “Facebook” në mbështetje të kësaj proteste.

“Çdo kundërshtim ndaj padrejtësisë është një shans më shumë për drejtësinë. Le të protestohet që t’i sigurohet hapësirë drejtësisë. Kundër padrejtësisë jo vetem sot, gjithmonë!”, kishte shkruar ajo.

Kurse, deputeti i partisë Guxo, Nezir Kraki, u mundu ta kritiko këtë protestë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo protestë ishte një terapi kolektive për shërim komplekses.

“Me sa pash, sot në Tiranë në vend të protestës kishte ndodhë një terapi kolektive për shêrim kompleksesh dhe shlyerje gabimesh”, ka shkruar Kraki.

Përveç zyrtarëve të VV-së, në protestën e djeshme ishin përfaqësuesit e të gjitha partive politike në Kosovë.

Edhe ata që nuk morën pjesë, pas protestës shpërndanë imazhe të saj nëpër rrjete sociale.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar se protesta e Tiranës i bashkojë të gjithë shqiptarët.

“Emocione! Krenari! Bashkim! Vetëm Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe drejtësia për historinë tonë mund t’i mbledhin kështu shqiptarët – me mijëra, me zemër, me besë e nder. Sot, Tirana u bë zëri dhe qëndrimi i përbashkët i të gjithë shqiptarëve anekënd botës. Për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin e shokët e tyre – jemi bashkë, deri në fund. Deri në ditën kur heronjtë tanë të luftës e të paqes të kthehen në mesin tonë, të lirë e krenarë. Kërkesa është e qartë: drejtësi dhe vetëm drejtësi!”, ka shkruar Krasniqi.

Shumica e deputeteve të kësaj parti ishin pjesë e protestës.

Edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar për mesazhin që dhanë protestuesit.

“Tirana ❤️ UÇK Liri për Çlirimtarët!”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Pjesë e protestës ishin edhe disa zyrtarë të lartë të LDK-së.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, dhe kryetari i Prishtinë, Përparim Rama, janë parë në ballë të protestës.

Në profilin e tij në “Facebook”, i pari i kryeqyteti ka vlerësuar se lufta e UÇK-së ishte e drejt.

“Sot, jemi bashkë për t’i dhënë zë asaj të vërtete që s’mund të heshtet: Se lufta jonë ishte e drejtë, e pastër, çlirimtare! Se gjaku i djemve e vajzave të UÇK-së është themel i shtetit të Kosovës dhe forca e gjallë e qenies shqiptare në Ballkan. Nga ky shesh, le të ngrihet një zë i vetëm: Nder për luftëtarët e lirisë! Krenari për bijtë e kombit! Drejtësi për çlirimtarët! Tirana, Prishtina, Shkupi, Ulqini, Presheva, diaspora janë sot një trup, një zemër, një flamur. Asnjë mur, asnjë pengesë, asnjë proces s’ka forcë me nda atë që u lidh me gjak e me besë”, ka shkruar ai.

JU REKOMANDOJMË

Zelensky thotë se është i gatshëm të takohet me Putinin në Turqi

Presidenti Zelenskyy paralajmëron rrezikun e Luftës Globale në Forumin e Paqes në Paris
01/11/2026 - 22:24

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se është i gatshëm të takohet me Vladimir Putinin në Turqi dhe theksoi nevojën për bisedime në nivel liderësh për t’i dhënë...

Më shumëDetails

IHMK paralajmëron shi e borë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -1 gradë

01/11/2026 - 22:02

Java e parë e muajit nëntor do të shoqërohet me vranësira, reshje shiu dhe mot të ftohtë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se të martën, në...

Më shumëDetails

Gërvalla reagon pas tragjedisë në Demiraj, kërkon hetim të plotë të rastit

01/11/2026 - 21:43

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku sot humbën jetën dy persona. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka...

Më shumëDetails

Abazoviq për fitoren e Studentëve në Serbi: Luftë e një niveli tjetër për demokraci, duhet të studiohet në shkenca politike

01/11/2026 - 21:20

Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, ka vlerësuar lart lëvizjen studentore në Serbi, duke thënë se mënyra se si është organizuar lufta e...

Më shumëDetails

“Fisi është për dasmë”, Hykmete Bajrami: Qeveria po i rehaton familjarët dhe të afërmit në ambasada

01/11/2026 - 21:06

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas emërimeve të fundit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, duke akuzuar Qeverinë për sistemimin e familjarëve dhe personave të afërt në...

Më shumëDetails

Zotimi i ministrit: Sigurimet shëndetësore në fund të mandatit

01/11/2026 - 20:57

Edhe pse Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u miratua në prill, gjashtë muaj më vonë ai ende nuk ka hyrë në funksion.Ministri i Shëndetësisë, Arben...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • 110 tonë ushqim për kafshë me përbërës me efekte kancerogjene AUV i kthen për Serbi kompanisë së Shkumbin e Alberin Haxhijahës

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV-së

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë