Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kompanisë së asfaltit “Bageri” të Bujar Shabanit i shqiptohen 3 gjoba për parregullsi gjatë punimeve në Mitrovicë

05/04/2024 - 22:44
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Kompanisë së asfaltit “Bageri” të Bujar Shabanit i shqiptohen 3 gjoba për parregullsi gjatë punimeve në Mitrovicë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Operatori ekonomik “Bageri” po kryen po thuajse pjesën më të madhe të asfaltimit të rrugëve të Mitrovicës, madje në njërën nga këto rrugë mediat kanë raportuar me video se si një fëmijë ra në një pusetë, raporton Gazeta Online VeriuInfo.

Kjo kompani është kritikuar për monopol dhe njëkohësisht për cilësi të dobët të punëve dhe mungesën e marrjes së masave mbrojtëse.

E pas bërjes mediatike për mosmarrjen e masave mbrojtëse për kryerjen e punimeve, më në fund ka reaguar drejtoria e inspekcionit në Mitrovicë, e cila ka thënë se ka shqiptuar tre gjoba ndaj kësaj kompanie.

Drejtori i kësaj drejtorie, Valon Brahimi, ka thënë se janë marrë masa duke i gjobitur dhe pastaj do të merren masa tjera ligjore.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të drejtorit Brahimi 👇

Qytetarë të nderuar të Mitrovicës

Me qëllim të informimit të drejt dhe në kohë reale lidhur me disa shqetësime të ngritura nga media dhe portale të caktuara për dëmet e caktuara në infrastrukturen e qytetit dhe mosndermarrjen e masave mbrojtese ne punishte dhe masave të tjera ligjore nga operatoret ekonomik me theks të veçantë OE “Bageri”, ju njoftoj që lidhur me këtë problematikë Drejtoria e Inspekcionit ka qenë vazhdimisht aktive me inspektime sistematike. Për rrjedhoj në disa raste gjatë inspektimeve inspektorët komunal kanë hasur në parregullësi të vazhdueshme dhe në përputhje me gjendjen faktike kanë zbatuar rregullativën ligjore në fuqi. Vetëm gjatë javës së fundit inspektorët komunal kanë lëshuar tre gjoba për mosndermarrje të masave mbrojtëse dhe mosevitim të parregullësive në punishte dhe diteve në vijim do të merren edhe masa tjera ligjore më radikale për operatorët e papërgjegjshem. Drejtoria e Inspekcionit siguron qytetarët që do të zbatoj ligjin në përpikëri dhe se nuk do të ketë kompromis me askend kur bëhet fjalë pë zbatimin e ligjit dhe sigurinë e qytetarëve.

Ligji mbi të gjitha.

JU REKOMANDOJMË

Rrahman Rama kujton 24 marsin 1999: Moment vendimtar drejt lirisë së Kosovës

Rrahman Rama kujton 24 marsin 1999: Moment vendimtar drejt lirisë së Kosovës
24/03/2026 - 23:27

Deputeti nga Vushtrria, Rrahman Rama, ka përkujtuar 24 marsin e vitit 1999, duke e cilësuar këtë datë si një moment historik kur bota demokratike vendosi të mos heshtë...

Më shumëDetails

Gruda: VV-ja ka dëshiruar një president militant partiak

Gruda i PDK-së: Kurti e bën Asociacionin, por po orvatet ta shtyjë deri në zgjedhjet e reja – Kushtetuesja s’mund ta shmangë autonominë
24/03/2026 - 22:54

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka drejtuar kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke e akuzuar se synon një president të kontrolluar politikisht dhe të...

Më shumëDetails

“Po të ishte kandidate do bëhej Presidente edhe pa votën e Hykmete Bajramit”, Deputetja e LDK-së thotë se Kurti nuk e pati seriozisht kandidimin e Osmanit

“Po të ishte kandidate do bëhej Presidente edhe pa votën e Hykmete Bajramit”, Deputetja e LDK-së thotë se Kurti nuk e pati seriozisht kandidimin e Osmanit
24/03/2026 - 22:52

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë në “Pressing” të T7, se Vjosa Osmani do të bëhej presidente e Kosovës edhe pa votën e...

Më shumëDetails

Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
24/03/2026 - 22:51

Erjon Krasniqi nga Vushtrria ka arritur një sukses të rëndësishëm akademik, duke marrë titullin Doktor Shkence në fushën e Inxhinierisë Ndërtimore në Japoni, me nderime të larta nga...

Më shumëDetails

Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën
24/03/2026 - 22:42

“Kam raporte normale”, u përgjigj deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, kur u pyet se çfarë raportesh ka me kolegen e saj Doarsa Kica Xhelili. Kjo pyetje iu shtrua...

Më shumëDetails

Shefi i CIA-s për Ballkanin ishte sot mysafir i Ramush Haradinajt në Gllogjan

Shefi i CIA-s për Ballkanin ishte sot mysafir i Ramush Haradinajt në Gllogjan
24/03/2026 - 22:20

Në 28-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, familja Haradinaj mirëpriti sot në Gllogjan shefin e CIA-s për Ballkanin. Në një video të publikuar nga Indeksonline, shihet shefi i CIA-s...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Sot nisi punën edhe zyrtarisht stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj, me kushte moderne

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Si i ndau Durmishi rreth 19 milionë euro në orët e fundit si Ministër? U shpërblyen edhe dostat e tij

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë