Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komplikohet procesi i ndërtimit të çerdheve në Deçan, Viti, Obiliq dhe Prizren, MAShT pezullon aktivitetin e prokurimit (Dokument)

22/09/2023 - 16:17
në HULUMTIME
A A
Komplikohet procesi i ndërtimit të çerdheve në Deçan, Viti, Obiliq dhe Prizren, MAShT pezullon aktivitetin e prokurimit (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë përurimit të çerdhes në qytetin e Prizrenit, në qershor të vitit 2021, kryeministri Albin Kurti deklaroi se në katër vjetët e ardhshëm do të hapen 160 çerdhe të reja, por që ky premtim ka mbetur shumë larg realizimit, për të mos thënë që është e pamundshme të realizohet brenda afatit kohor te premtuar nga Kurti.

Këtë vit ishte hapur tenderi për ndërtimin e katër çerdheve: Deçan, Viti, Milloshevë – Obiliq dhe në lagjen Dardania në Prizren, ku ishin paraparë nga Minsitria e Arsimit se do të kushtonin 3.2 milionë euro, raporton Veriu.info

Në tenderin e shpallur në muajin maj 2023 nga MAShT-i, parashihej se afati i përfundimit të ndërtimit të tyre është 36 muaj, që i bjen 3 vite nga dita e nënshkrimit të kontratës/ave nga operatorët fitues.

Por që kur jemi në fund të muajin shtator, gjërat janë komplikuar dhe ende nuk kanë mundur të nënshkruhen kontratat.

Veriu.info ka siguruar vendimin e Zyres së Prokurimit të Ministrisë së Arsimit të publikuar sot, ku thuhet se është pezulluar aktiviteti i prokurimit për shpalljen e fituesve për ndërtimin e këtyre çerdheve, të cilat në dosjen e tenderit ishin të ndara në katër lote.

“Ju njoftoj se aktiviteti i Prokurimit ,është pezulluar pasi qe një Operator Ekonomik ka parashtruar kerkes per rishqyrtim në OSHP deri te zgjidhet kerkesa per rishqyrtim aktiviteti pezullohet”, thuhet në dokumentin e zyres se prokurimit të MAShT-it të publikuar sot në KRPP.

Edhe sikur të kontratat të nënshkruheshin sot, atëherë afati prej 36 muajsh për ndërtimin e çerdheve është jashtë periudhës kohore të premtuar nga kryeministri Kurti, sepse sipas dosjes së tenderit i bie që ndërtimi i çerdheve duhet të kryhet deri në pjesën e dytë të vitit 2026./Veriu.info

Tags: Hulumtime

JU REKOMANDOJMË

Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)
22/11/2026 - 16:18

Gjatë hulumtimit për mënyrën se si funksionojnë institucionet private shëndetësore, Veriu.info ka siguruar raportin e Inspektoratit Shëndetësor për Ambulancën Stomatologjike "AM Dental Clinic" në Lipjan. Raporti zbulon se...

Më shumëDetails

CFO Green në Rahovec pa farmacist – Pronari Nadir Çausholli gjobitet me 2 mijë euro

CFO Green në Rahovec pa farmacist – Pronari Nadir Çausholli gjobitet me 2 mijë euro
21/11/2026 - 18:04

Nadir Çausholli pronar i kompanisë “CFO Green”, një rrjet i gjerë i barnatoreve në Kosovë dhe Shqipëri është gjobitur me 2 mijë euro nga Inspektorati Farmaceutik i Kosovës...

Më shumëDetails

Familjarët vetëm për dasma? Arjeta Fejza rehaton kunatën në ATK!

Familjarët vetëm për dasma? Arjeta Fejza rehaton kunatën në ATK!
17/11/2026 - 20:08

Dikur thoshin se familjarët janë vetëm për dasma e ahengje, por sot, kur kanë hipur në pushtet, veprimet po u dalin krejt ndryshe. Në një konkurs publik të...

Më shumëDetails

SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati
06/11/2026 - 10:09

Skandalet me cilësinë e mishit në Kosovë nuk kanë të ndalur, duke u shndërruar në një çështje shqetësuese për shëndetin e qytetarëve të vendit tonë. Por fatkeqësisht kjo...

Më shumëDetails

Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion
02/11/2026 - 17:02

Në kuadër të projektit për ndriçimin SMART të kryeqytetit, Komuna e Prishtinës ka lidhur dy kontrata të ngjashme në dy vitet e fundit për rregullimin e ndriçimit. Kontratën...

Më shumëDetails

Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)
31/10/2026 - 16:13

Kuvendi Komunal i Lipjanit në mbledhjen e mbajtur dje ka miratuar propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim për 99 vjet të 30 mijë metrave katrorë (3 hektarë) tokë komunale...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    Skandal: Pacienti përfundoi në QKSUK pas trajtimit prej 8.500 eurosh, ankesa zbuloi se AM Dental Clinic vendoste implante pa licencë (Dokument)

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    174 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Skandaloze çfarë po zbulon Komisioni për rastin e Arlinda Zekajt: Dyshime për falsifikim dokumentesh dhe shkelje institucionale

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • 23 vjeçarja parkon Passatin në parkingun nëntokësor të “Viva Fresh Store” në Podujevë – kur u kthye, vetura ishte zhdukur

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Zbulohet ku kishte shkuar 21 vjeçarja, e cila u raportua e zhdukur bashkë me foshnjën 9-muajshe në Prizren

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë