Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kompromis për presidentin apo sërish zgjedhje? Matoshi: Albin Kurti nuk ndërron qasjen, çdo ndryshim nënkupton fillimin e rënies së tij

17/06/2026 - 21:09
në Lajme
A A
Kurti tha se “nuk jemi prishur me Amerikën” – Matoshi: Ai e di çfarë mesazhi ka marrë nga CIA dhe Ambasada Amerikane
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Numërimi i votave të zgjedhjeve të 7 qershorit ka përfunduar dhe tani pas ankesave, pritet certifikimi i rezultateve.

Derisa partitë po qëndrojnë në heshtje dhe po presin certifikimin e rezultateve, pikëpyetjet janë për formimin e institucioneve, nëse do të ketë marrëveshje apo koalicione mes partive, për president e qeveri.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, deklaroi të martën që do të jetë mirë që institucionet të formohen sa më parë.

Por, duke pasur Vetëvendosje aktualisht 53 mandate në Kuvend, cilët mund të jenë skenarët për formimin e qeverisë?

Lidhur me këtë, analisti politik, Halil Matoshi, në një prononcim për Gazeta Blic, vlerëson se nëse Kurti e formon qeverinë me pakicat joserbe, është shenjë se vendi do të shkojë në zgjedhje në vjeshtë, ndërsa nëse bashkëpunon me partitë tjera që krahas qeverisë të bëjë zgjidhje për presidentin, mund të shmangen zgjedhjet.

“Kjo do të dihet pas konstituimit të Kuvendit. Nëse Kurti formon Qeverinë i vetëm (me pakicat joserbe) para se shumica kuvendore me marrë iniciativë për Presidentin/Presidenten, kjo është shenjë se vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme në vjeshtë. Nëse ai, thërret grupet tjera politike për marrëveshje në mirëbesim që procesi i krijimit të Qeverisë të shkojë krahas atij për zgjedhjen e shefit të shtetit, ka gjasë të shmang zgjedhjet dhe t’i japë vendit stabilitet institucional”, është shprehur ai.

Por, sa mund të pritet nga Kurti që të bëjë marrëveshje me ndonjërën nga partitë dhe të mos kemi sërish zgjedhje?

“Kurti mësynë kontrollin e plotë të shtetit duke e zëvendësuar Kushtetutën me programin e partisë. Synimi i tij është partia-shtet dhe ndërrimi i drejtimit strategjik të Kosovës, duke i dhënë përparësi ideologjisë mbi gjeopolitikën!?” ka theksuar analisti për Gazeta Blic.

Sipas Matoshit, për Kurtin është kompromis që të fitojnë kushtet e tij, duke shtuar se Kurti nuk ndërron qasje, pasi çdo ndryshim është fillim i rënies së tij.

“Kompromisi për Kurtin është i tillë që të fitojnë kushtet e tij, nënshtrimi i grupeve tjera dhe etablimi i një autokracie duke shfrytëzuar vrimat kushtetuese, apo duke e sfiduar Kushtetutën, për dominim të plotë të shoqërisë dhe shtetit kosovar. Albin Kurti nuk ndërron qasjen, sepse çdo ndryshim domethënë fillim i rënies së tij!?” ka deklaruar Halil Matoshi.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë