Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komuna e Prishtinës jep detaje si dhe kur do të bëhet falja deri në 75 euro e tatimit në pronë

12/12/2023 - 20:51
në Ekonomi, Lajme
A A
Komuna e Prishtinës jep detaje si dhe kur do të bëhet falja deri në 75 euro e tatimit në pronë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

8 dhjetori ka qenë afati i fundit për të vendosur komunat lidhur me faljen e tatimit në pronë deri në vlerën prej 100 eurove.

Disa nga komunat e kanë miratuar këtë vendim e disa jo.

Shumica prej tyre kanë kërkuar nga Ministria e Financave të rimbursohet kjo shumë.

Ndryshe nga komunat e tjera që i kanë falur nga 100 euro, Prishtina ka vendosur që qytetarëve t’ua falë 75 euro tatim në pronë.

Se kur pritët të hy në fuqi ky vendim, cilat janë procedurat dhe për disa detaje të tjera për Front Online kanë folur nga Komuna e Prishtinës.

“Pas miratimit nga ana e Kuvendit Komunal të Prishtinës vendimi dërgohet në MAPL për procedura të ligjshmërisë dhe më pas do të jetë në fuqi”.

Kështu u bë e ditur për Front Online nga sektori i Tatimit në Pronë në Komunën e Prishtinës.

Në përgjigjen e tyre thuhet se ekzekutimi i parave do bëhet nga MF-ja nga ana e Departamentit të Tatimit në Pronë.

“Implementimin – ekzekutimi do të bëhet nga ana e Departamentit të Tatimit në Pronë në kuadër të Ministrisë së Financave Punës dhe Transfereve”, thuhet në përgjigjen e tyre për Front Online.

Nga kjy vendim i Komunës do të përfitojnë qytetarët që janë të regjistruar në tatimin në pronë.

“Përfitojnë të gjithë qytetarët që gjenden në regjistrin e tatimit në pronën e paluajtshme për vitin 2023 në territorin e Kryeqytetit”, tha ajo.

Nga Komuna e Prishtinës kanë treguar në detaje se si do të ndodh falja e 75 euro nga borxhi i faturës në tatimin në pronë.

Sipas tyre, aq sa e ka paguar tatimin në pronë qytetari gjatë 2023-tës aq do i kthehet shuma pa e kaluar shifrën 75 euro.

“Nëse totali i tatimit të vlerësuar për vitin 2023 për qytetarin është 100 euro do i falen 75 euro, po qe se i njëjti ka kryer obligimet për vitin 2023 atëherë 75 euro do jetë paradhënie për vitin 2024. Nëse totali i tatimit të vlerësuar për vitin 2023 për qytetarin themi se është 50 euro do i falen 50 euro, po qe se i njëjti ka kryer obligimet për vitin 2023 atëherë 50 euro do jetë paradhënie për vitin 2024.Nëse totali i tatimit të vlerësuar për vitin 2023 themi se është 30 euro do i falen 30 euro, po qe se i njëjti ka kryer obligimet për vitin 2023 atëherë 30 euro do jetë paradhënie për vitin 2024”, thuhet në përgjigjen e tyre për Front Online.

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim me 22 nëntor që komunat duhet të vendosin vetë për faljen e tatimit në pronë dhe se ligji i kontestuar nga komunat nuk është në kundërshtim me ligjin e pushtetit lokal.

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja Serbi-Rusi, Hoxhaj kritikon BE-në: Po financoni një shtet që po punon kundër interesave strategjike

Hoxhaj: Pas agresionit në Banjskë, duhet një marrëveshje e sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësim në NATO
23/03/2026 - 12:13

Pas raportimeve për nënshkrimin e një marrëveshjeje pesëvjeçare bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Rusisë në Beograd, deputeti Enver Hoxhaj ka reaguar përmes një postimi në Twitter. Hoxhaj ka...

Më shumëDetails

Vdes e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Podujevë

Vdes e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Podujevë
23/03/2026 - 11:59

Ka vdekur edhe A.G, e dyshuara për vrasjen në fshatin Majac të Pocujevës. A.G. ka vdekur në QKUK, i tha gazetës një burim nga qendra spitalore. Më herët...

Më shumëDetails

Abdixhiku përkujton veprimtarët mitrovicas Latif Berisha dhe Agim Hajrizi në 27-vjetorin e vrasjes nga forcat serbe

Abdixhiku përkujton veprimtarët mitrovicas Latif Berisha dhe Agim Hajrizi në 27-vjetorin e vrasjes nga forcat serbe
23/03/2026 - 11:27

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar sot Latif Berishën dhe Agim Hajrizin  në 27-vjetorin e vrasjes së tyre nga forcat serbe, raporton GazetaBlic. Abdixhiku...

Më shumëDetails

Avokati: Nëse s’ka asnjë vendim nga Kushtetuesja deri më 31 mars, nënkuptohet mundësia e zbatimit të dekretit të presidentes

Avokati: Nëse s’ka asnjë vendim nga Kushtetuesja deri më 31 mars, nënkuptohet mundësia e zbatimit të dekretit të presidentes
23/03/2026 - 11:00

Avokati Ardian Bajraktari ka deklaruar se, duke qenë se masa pezulluese është e vlefshme deri më 31 mars, Gjykata Kushtetuese duhet të marrë vendim para kësaj date, raporton...

Më shumëDetails

Profil: Lumturije Vuçetaj, gruaja e vetme kryeprokurore në Kosovë, po lufton me sukses krimin në Dukagjin

Profil: Lumturije Vuçetaj, gruaja e vetme kryeprokurore në Kosovë, po lufton me sukses krimin në Dukagjin
23/03/2026 - 10:05

Është grua por kjo nuk e ndalon që t’i thotë STOP krimit në rajonin e Dukagjinit. Lumturije Vuçetaj pozitën si kryeprokurore e mori në janar të 2025-ës dhe...

Më shumëDetails

Papa i kërkon Donald Trumpit t’i japë fund luftës

Papa i kërkon Donald Trumpit t’i japë fund luftës
23/03/2026 - 09:37

Papa Leoni XIV shprehu këtë të dielë shqetësim të thellë për luftën e vazhdueshme në mbarë botën. Kreu i Kishës Katolike përsëriti thirrjen për armëpushim të menjëhershëm, ndërsa...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    669 Shpërndaje
    Shpërndaje 268 Tweet 167
  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    219 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Skandali i “Rene Clinic”: Injektonin Botox dhe fillerë ilegalisht – klinika e Jeta Rukiqi Krasniqit operonte edhe me personel të palicencuar

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ky është i vrari në Majac të Podujevës (Emri)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • U kap nga policia dhe inspektorët duke injektuar botox dhe fillerë ilegalisht – Klinika “Revita” e Besa Berishës sfidon shtetin, vazhdon punën edhe pse ka ndalesë aktive

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë