Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komuna e Rahovecit shpërblen me tender afro 1 milionë euro kompaninë e bashkëshortit të deputetes së AAK’së

17/10/2024 - 16:21
në Kryesore, Lajme
A A
Komuna e Rahovecit shpërblen me tender afro 1 milionë euro kompaninë e bashkëshortit të deputetes së AAK’së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kompania e bashkëshortit të deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’së, Albana Bytyqit, është shpërblyer me tender afro 1 milionë euro nga komuna e Rahovecit e udhëhequr nga kjo parti. Grupi i operatorëve ekonomik, ku kishte konkurruar kompania e Jetmir Bytyqit, del të jetë me çmimin më të lartë se kompanitë tjera konkurruese. Madje vlera e tenderit edhe është tejkaluar.

Komuna e Rahovecit sot ka dhënë një tender për “Vazhdimin e rregullimit dhe rikonstruktimit të shtratit të Lumit Rimnik në Fortesë”.

Çmimi i parashikuar për këtë tender ka qenë 847,649.86 euro.

Ndërkohë që me këtë tender është shpërblyer grupi i operatorëve ekonomik: Capital-Invest Sh.p.k, G Solutions L.L.C.

Vlera e përgjithshme e kësaj kontrate është 955.849.36 euro.

Për këtë tender ka konkurruar edhe një grup tjetër i operatorëve. Liridoni SH.P.K, EdiBau SH.P.K. Lubizhdë 2000. Vlera e ofertës ishte 834.290.03 euro.

Mirëpo, komuna e Rahovecit ka shpërblyer operatorë tjerë me kontratë, ani pse çmimi i ofertës ishte më i lartë.

Njëra kompani fituese, “Capital Invest” e cila është shpërblyer me këtë tender afro 1 milionë euro, është pronësi e bashkëshortit të deputetes së AAK’së, Albana Bytyqit, Jetmir Bytyqi.

Jetmir Bytyqi, ka hyrë aksionar si pronar i një firme, ndonëse në ARBK nuk figuron në emër të tij.

Bëhet fjalë për firmën “Capital Invest”, nën logon e cilës i është uruar ditëlindja Bytyqit.

Foton e kësaj kompanie, bashkëshorti i Albana Bytyqi, e ka të vendosur edhe në kopertinën e profilit të tij në “Facebook”.

Edhe në punët që kryhen nga kjo kompani, në postimet që bëhen në faqe, urohet Bytyqi.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, jo rrallë herë paraqitet bashkë me kryetarin e komunës së Rahovecit, Smajl Latifin.

Deputetja Bytyqi ndan në profilin e saj vizita, e momente të ndryshme politike, krah të parit të Rahovecit.

“Bashkë me kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, patëm kënaqësinë që këtë ditë vikendi ta kalonim te shtëpia e kryetarit të degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi. Dëgjuam shumë histori e rrëfime interesante nga babai i tij, baca Naim”, ishte një postim i Bytyqit i bërë në prill të këtij viti.

JU REKOMANDOJMË

Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi

Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
07/08/2026 - 14:42

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar për zhvillimet rreth konstituimit të institucioneve, duke kritikuar mundësinë që seanca e radhës të mbahet gjatë natës. “Në pamundësi me zhbë...

Më shumëDetails

Mustafa: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin, Kurti po iu bën presion opozitës sipas kuteve të tij

Mustafa: Ministrat që janë zgjedhur deputetë janë në shkelje të Kushtetutës, lënda të procedohet në Kushtetuese
07/08/2026 - 14:25

Ish-kryeministri dhe ish-kreu i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se veprimi i liderit të LVV-së, Albin Kurti, duke mos propozuar emër për kryetar të Kuvendit të Kosovës po...

Më shumëDetails

Kurti para takimit me Abdixhikun: Takimet me LDK-në nuk janë më lajm, s’ka ende marrëveshje

Kurti para takimit me Abdixhikun: Takimet me LDK-në nuk janë më lajm, s’ka ende marrëveshje
07/08/2026 - 14:15

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku deklaroi se ende nuk ka marrëveshje politike dhe se takimet me LDK-në nuk përbëjnë lajm....

Më shumëDetails

Abdixhiku para takimit me Kurtin: Nuk ka asnjë arsye të vonohet konstituimi i Kuvendit

Abdixhiku i kundërpërgjigjet Kurtit në sekond: Si kryeministër, në javën e parë do ta bëjë koeficientin 150 euro
07/08/2026 - 13:52

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye për të shtyrë konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se procesi...

Më shumëDetails

Ramadani për zhvillimet në Kuvend: Po refuzohet vullneti i qytetarëve, pushteti po e dëmton Kosovën

Ramadani: As në ëndrrën më të keqe nuk e kishim parë se ushtarët e Kosovës do të trajtohen kaq pa dinjitet
07/08/2026 - 13:37

Deputeti i betuar i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke shprehur shqetësim për situatën institucionale në vend. Përmes një...

Më shumëDetails

Bajqinovci: Takimet me LDK-në do të vazhdojnë, presim marrëveshje

Bajqinovci lavdërohet me FSK-në, thotë se në mandatin e tyre Kosova ka përparuar në forcimin e mbrojtjes kombëtare
07/08/2026 - 13:13

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shprehur besimin se bisedimet mes LVV-së dhe LDK-së do të vazhdojnë dhe do të përfundojnë me një marrëveshje politike, me qëllim...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zbulohet skema sesi dy persona hakeruan Raiffeisen Bank duke i marrë 200 mijë euro klientëve

    Zbulohet skema sesi dy persona hakeruan Raiffeisen Bank duke i marrë 200 mijë euro klientëve

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ekipi i “Shënjestër” denoncon dhunën policore ndaj gazetarëve të saj në Han të Elezit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Bie çmimi i naftës në Kosovë, ja sa shitet sot

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Edhe në kompaninë Ajka Sh.P.K. me pronar Ramadan Memajn, ‘tellallin’ e Armend Mujës, u gjet vaj palme e padeklaruar

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Prapaskenat e aksionit/ ‘Analizat janë sekrete’, disa inspektorë të IQMT-së refuzuan kërkesën e ministri Muja për largimin nga marketet të prudukteve me ‘vaj palme’

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë