Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komuna e Ramës shpalli fituese kompaninë me ofertë gjysmë milioni më të shtrenjtë – OSHP ia anulon tenderin pasi gjen shkelje të mëdha

27/08/2025 - 16:55
në Lajme
A A
Komuna e Ramës shpalli fituese kompaninë me ofertë gjysmë milioni më të shtrenjtë – OSHP ia anulon tenderin pasi gjen shkelje të mëdha
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Prishtinës dyshohet se ka kryer shkelje serioze në tenderin me vlerë mbi 2 milionë euro për pastrimin dhe sistemimin e lumenjve në kryeqytet. Me kontratë ishte shpërblyer ofertuesi me i shtrenjtë për afro gjysmë milioni më shumë. Ndaj këtij vendimi, disa kompani kanë paraqitur ankesa në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), duke pretenduar për diskriminim dhe shkelje të tjera. Eksperti shqyrtues i OSHP-së ka konstatuar se kontrata i është dhënë një operatori që nuk i kishte përmbushur kriteret bazë të tenderit dhe ka kthyer lëndën në ri-vlerësim.

Komuna kishte hapur një tenderi prej 2.6 milionë euro për “Ndërtimi,rregullimi,vendosja dhe pastrimi i lumenjëve dhe kanalizimeve për mbrojtje nga vërshimet -Ritender”.

Sipas njoftimit në e-prokurim, me kontratë prej afro 2 milionë euro u shpërblyen kompanitë: GOE DIGA Solutions L.L.C.; ED Construction SH.P.K.; IMK – Industria Metalike e Kosovës SH.P.K., Rr Bedri Berisha Alko Group.

“Komuna e Prishtinës në bazë të dispozitave të LPP-së, kritereve të dosjes së tenderit, ka bërë Vlerësimin e ofertave per aktivitetin e prokurimit me titull: “163 Ndërtimi, rregullimi, vendosja dhe pastrimi i lumenjëve dhe kanalizimeve për mbrojtje nga vërshimet”-Ritender, REKOMANDON për dhënie të kontratës GOE DIGA Solutions L.L.C.; ED Construction SH.P.K.; IMK – Industria Metalike e Kosovës SH.P.K., Rr Bedri Berisha Alko Group 1 nr. 77, 10000,me çmimin në vlerë totale prej 1,972,300.00 EUR“, thuhet në njoftim.

Për kontratë kishin ofertuar edhe tri kompani të tjera me çmim shumë me të ulët. Madje, njëra kompani kishte ofertuar më lirë prej më shumë se gjysmë milioni dallim me kompanitë e rekomanduara.

Ankesat për diskriminim dhe shkelje të ligjit nga ana e Komunës

Në ankesat e dorëzuara në OSHP, thuhet se komuna ka bërë shkelje të rregullave të prokurimit publik.

Ankuesi pretendon se është eliminuar në mënyrë të padrejtë edhe pse ka ofertuar çmimin më të ulët prej 1,356,900.00 €.

Sipas tij, grupi fitues nuk ka përmbushur kriteret bazë të dosjes së tenderit, duke përfshirë mungesën e marrëveshjes standarde të grupit, qarkullimin vjetor nën minimumin e kërkuar, mospasjen e kontratave të ngjashme të dëshmuara, si dhe autorizime jo valide nga prodhuesi.

Ankuesi thekson se Komuna ka vepruar në mënyrë diskriminuese, me standarde të dyfishta.

“Autoriteti kontraktues ka bëre shkelje flagrante me bazë ligjore materiale të zbatueshëm – legjislacionin/rregullat e prokurimit publik, duke shkelur parimin e ligjshmërisë, parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit, parimin e pavarëisë dhe paanësisë në vendimmarrje, dhe atë bazuar në konsiderata tjera përveç atyre të lejuara me ligj me qëllim që të na pamundësojë të drejtën për tu shpërblyer me kontratë, konsiderojmë se ka vepruar në shkelje të dispozitave materiale të LPP-së, rregullave të
prokurimit“, thuhet në ankesë.

“GOE i rekomanduar për kontratë nuk ka firmosur “MARRËVESHJE DEKLARATE për formimin e grupit 2024” e siç kërkohet me LEGJISLACIONI SEKONDAR të miratuar 4/3 F02 Formulari Standard për rishqyrtim te vendimit ne AK. AK-ka e ka shkelur Legjislacion Sekondar, duke e shpall fitues një GOE që nuk ka përdor versionin standard të miratuar nga KRPP“, shkruhet aty.

Paneli Shqyrtues ia anulon vendimin Komunës së Prishtinës

Pas ankesave të dy operatorëve ekonomikë, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka anuluar vendimin e Komunës së Prishtinës për dhënien e kontratës.

Sipas vendimit të publikuar nga OSHP, kompania EING COM SH.P.K. dhe AGRO INVEST 1 SH.P.K. kishin paraqitur ankesa ndaj përjashtimit të tyre nga gara.

Pas shqyrtimit të argumenteve, OSHP e cilësoi ankesën e EING COM si “të bazuar”, ndërsa atë të AGRO INVEST 1 si “pjesërisht të bazuar”.

Kompanitë që u shpërblyen me kontratë nuk plotësuan kriteret

Në dokumentacionin e dorëzuar nga grupi i operatorëve të përzgjedhur, ishte përfshirë një autorizim nga kompania Solomon Consultants d.o.o. Beograd, e cila pretendonte se përfaqësonte prodhuesin Environment Solutions AsP.

Megjithatë, mungonte një dëshmi e drejtpërdrejtë nga prodhuesi, që konfirmon statusin e Solomon Consultants si përfaqësues zyrtar apo distributor.

Eksperti shqyrtues vlerësoi se kjo mungesë krijon pasiguri mbi përmbushjen e kërkesës për autorizim nga prodhuesi apo një distributor i dedikuar.

Po ashtu, GOE kishte dorëzuar katalogë teknikë vetëm në gjuhën gjermane, pa përkthim zyrtar në ndonjërën nga gjuhët zyrtare (shqip, serbisht apo anglisht), çka bie në kundërshtim me nenin 13.4 të LPP-së.

Në anën tjetër, Paneli Shqyrtues duke i analizuar shkresat e kësaj lënde dhe veprimet e ndërmarra nga palët, deklaratat e tyre dhe provat e administruara gjatë rrjedhës së këtij aktivitetit të prokurimit, konsideron se gjetjet e raportit të ekspertit shqyrtues vlerësimet e tij janë pjesërisht të pranueshme.

Duke marrë parasysh të gjitha shkeljet dhe mangësitë e evidentuara, Paneli Shqyrtues i OSHP-së vendosi:

Të anulojë njoftimin për dhënie të kontratës.
Të kthejë lëndën në rivlerësim.
Komuna e Prishtinës ka afatin ligjor prej 10 ditësh për të raportuar mbi hapat e ndërmarrë pas vendimit.
Lidhur me këto gjetje, Insajderi ka kërkuar sqarime edhe nga Komuna e Prishtinës por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

JU REKOMANDOJMË

EUROFOOD tenton të fusë nga Serbia në Kosovë miell të rrezikshëm me substancë kancerogjene (Dokument)
HULUMTIME

EUROFOOD tenton të fusë nga Serbia në Kosovë miell të rrezikshëm me substancë kancerogjene (Dokument)

27/08/2025 - 17:34
Haxhiu publikon fotografi nga takimi lamtumirës
Lajme

Haxhiu publikon fotografi nga takimi lamtumirës

27/08/2025 - 17:33
Media kroate: Spiunuan për Vuçiqin e Listën Serbe, arrestohen ushtaraku kroat dhe e dashura e tij nga Kosova
Lajme

Media kroate: Spiunuan për Vuçiqin e Listën Serbe, arrestohen ushtaraku kroat dhe e dashura e tij nga Kosova

27/08/2025 - 17:24
Zogaj: Sot e gjithë struktura rreth Kurtit përbëhet nga injorantët edhe të korruptuarit
Lajme

Zogaj: Sot e gjithë struktura rreth Kurtit përbëhet nga injorantët edhe të korruptuarit

27/08/2025 - 17:15
“UÇK-ja milici e nëntokës e lidhur me banda kriminale dhe drogën”, zbulohet “hulumtimi” skandaloz i Dimal Bashës
Kryesore

“UÇK-ja milici e nëntokës e lidhur me banda kriminale dhe drogën”, zbulohet “hulumtimi” skandaloz i Dimal Bashës

27/08/2025 - 16:34
Cakolli i reagon VV-së për shifrat e papunësisë: Është tregues që qytetarët shihen si një publik injorant
Lajme

Cakolli për cenzurën në RTK: Nuk do të jem më pjesë e intervistave derisa diktati të marrë fund

27/08/2025 - 16:22

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    MASHTI me njoftim të rëndësishëm për prindërit rreth teksteve shkollore

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Jashari- Konjufcës: Kurrë nuk është vonë të largohesh nga e keqja, çka po pret ma!

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje ministri Liburn Aliu, arsyeja zgjedhja e Bashës dje kryetar Kuvendi!

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Reuters: Ja çka i ka ofruar Amerika, Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Nuk e pati besimin e të gjithëve, Redzepi ka një fjalë për deputetët që s’e votuan

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë