Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) përmes një vendimi ka gjobitur komunën e Gjakovës me 10 mijë euro, si dhe është kërkuar revokim i licencës për shefin e prokurimit në këtë komunë për shkelje të Ligjit të Prokurimit Publike në lidhje me tenderin 4.3 milionësh për ndërtimin e rrugës X në këtë qytet.
Pas hapjes së ofertave përmes një vendimi komuna e Gjakovës ka anuluar ketë proces prokurimi, pasi që kompania që tashmë është ankuar në Organin Prokurues të Prokurimit N.SH.T. VIKTORY COM kishte pasur çmimin më të lira se të gjitha kompanitë tjera që kanë qenë në garë për këtë tender.
Në pikën 1 të vendimin e OSHP-së thuhet se aprovohet, si e bazuar ankesa e parashtruar nga Operatori Ekonomik N.SH.T. VIKTORY COM e parashtruar në Organin Shqyrtues të Prokurimit lidhur me aktivitetin e prokurimit Ndërtimi i Rrugës X me numër të
prokurimit 632-23-397-5-1-1 ,iniciuar nga Autoriteti Kontraktues, Komuna e Gjakovës.
Më tutje në pikën 2 të vendimit kërkohet nga Autoritetit Kontraktues për anulim të aktivitetit te prokurimit, lidhur me aktivitetin e prokurimit Ndërtimi i Rrugës X me numër të prokurimit 632- 23-397-5-1-1, iniciuar nga Autoriteti Kontraktues Komuna e Gjakovës, ndërkaq aktiviteti i prokurimit i lartë përmendur kthehet në rivlerësim.
“Shqiptohet gjoba në të holla për Autoritetin Kontraktues në lartësi të shumë 10.000 €, për shkak të mosrespektimit të vendimeve paraprake të OSHP nr. 2023/0572, 2024/0100, 2024/0534, 2024/1022, në pajtim me nenin 131, të Ligjit për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës. Iniciohet procedura për revokimin e certifikatës së prokurimit ndaj zyrtarit përgjegjës të prokurimit të AK (menaxherit të prokurimit), sipas dispozitës së nenit 25, paragrafit 8 të LPP” thuhet më tutje në pikën tre dhe katër të vendimit të OSHP-së për këtë proces prokurimi, raporton Front Online.