Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

 Komuna jotransparente e Mitrovicës, as pas 1 muaji nuk jep përgjigje për (mos)realizimin e projektit ku i dha tokë urbane kompanisë “Lin Projekt”

06/01/2023 - 21:14
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në vitin 2016 komuna e Mitrovicës në bazë të vendimit të Kuvendit Komunal kishte lidhur kontratë me operatorin ekonomik “Lin Projekt Sh.P.K & Arjeta Group Sh.P.K” për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës prej 19691m² (gati 2 hektarë) me qëllim të ngritjes/ndërtimit të objekteve të kompleksit të Pishinave Olimpike, projekt që ishte paraparë të realizohet sipas kushteve urbane në bazë të Planit Rregullues Urban.

Në neni 3 të kontratës thuhet se operatori ekonomik obligohet t’i ndërtojë objektet ashtu siç është paraparë në në ofertë. Ndërsa neni 4 thotë që përfundimi i ndërtimeve dhe funksionalizimi i tërësishëm duhet të bëhet brenda gjysmës së dytë të vitit 2020. Mirëpo, kur tashmë kemi hyrë në vitin 2023 duket se ky projekt nuk është zbatuar nga operatori ekonomik, sipas kushteve të parapara me rastin e dhënies së 19691m² (gati 2 hektarë) tokë në  qytet për këtë kompani.

Nëni 12 i kontratës thotë se pjesë përbërse e kontratës është edhe oferta e operatorik ekonomik, i cili në pikën/kapitullin 12 të ofertës ka treguar se si do ta bëjë investimin prej 4 milionë e 590 mijë euro (shih dokumentin e mposhtëm).

Kur jemi në janar të vitit 2023, pra më shumë se dy vite prej kur është paraparë realizimi i projektit në bazë të të cilit operatori ekonomik ka përfituar 19691m² (gati 2 hektarë) tokë komunale në pjesën urbane të qytetit, jo i gjithë investimi është realizur.

Veriu.info në tetor të vitit të kaluar i ka bërë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare komunës së Mitrovicës, e cila është përgjigjur pozitivisht në dhënien e qasjes në kontratë, aneks kontratë dhe plan të biznesit.

Pas analizimit të kontratës, Veriu.info ka ardhur deri të dyshimi i bazuar se kontrata nuk është realizuar, rrjedhimisht është shkelur nga operatori ekonomik dhe për të konfirmuar këto dyshime me 6 dhjetor i janë dërguar pyetjet e mëposhtme zyrës për informim të komunës së Mitrovicës:

  1. A eshte formuar dhe  a eshte funksional komisioni per verifikim – mbikqyrjen dhe mbarevajtjen e punimeve dhe permbushjes se obligimeve kontraktuese, i parapare me nenin 8 te kontrates nr.01/46383918 te lidhur mes komunes  se Mitrovices dhe operatorit ekonomik?
  2. Afati i perfundimit te teresishem te punimeve ne baze te kontrates eshte gjysma e dyte e vitit 2020, a e ka verifikuar komuna e Mitrovices permes mekanizmave te saj permbushjen e teresishme te obligimeve nga operatori ekonomik qe rrjedhin nga kjo kontrate?
  3. A e ka verifikuar komuna, ashtu sic e ka obligim, permbushjen e obligimit te operatorit ekonomik per t’i pasur 75 punetore pas funksionalizimit te pishinave?
  4. A e ka verifikuar komuna, ashtu sic e ka obligim, permbushjen e obligimit te operatorit ekonomik per realizimin e 4 milion e 590 mije euro investim sipas pikes 12 te planit te biznesit ku eshte e specifikuar se si te behet vlere investive neper kategori?
  5. A eshte ndertuar “Hotel restaruant me pishine te mbyllur” sipas pikes 12 te planit te biznesit ne vlere prej 2.5 milion euro?
  6. A eshte ndertuar “pishina olimpike e hapur” sipas pikes 12 te planit te biznesit ne vlere prej 480 mije euro?
  7. A jane nderuar dy parkingjet ne vlere prej 230 mije euro sipas pike 12 te planit te biznesit?

Mirëpo, kur kanë kaluar një muaj nga dërgimi i pyetjeve komuna e Mitrovicës nuk është përgjigjur akoma, anipse prapë më 4 janar i kemi ripërsëritur pyetjet dhe prapë nuk na është kthyer asnjë përgjigje. Veriu.info do të vazhdojë të raportoj për rastin deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës për (mos)realizimin e këtij projekti nga operatori ekonomik që ka përfituar 19691m² (gati 2 hektarë) tokë komunale në zonën urbane të qytetit, edhe pse komuna e Mitrovicës me mos përgjigje në pyetje po krijon dyshime për fshehje eventuale të fakteve për rastin.

Ndryshe, në qershor të vitit 2020 me kërkesë të operatorit ekonomik ishte lidhur aneks kontratë mes komunës së Mitrovicës dhe operatorik ekonomik, ku i ishin bartur të gjitha të drejtat e kontratës operatorik ekonomik “Lin Projekt”

JU REKOMANDOJMË

273 të rinj ngjiten në Gjeravicë: Këtë rrugëtim ia kushtuam heronjve tanë në Hagë

273 të rinj ngjiten në Gjeravicë: Këtë rrugëtim ia kushtuam heronjve tanë në Hagë
21/06/2026 - 12:12

Një ngjarje e veçantë është zhvilluar në majën më të lartë të Kosovës, Gjeravicë, ku 273 të rinj e të reja kanë realizuar një ngjitje masive të organizuar...

Më shumëDetails

Rrezarta Krasniqi pyet Dimal Bashën dhe qeverinë pas aksidentit fatal në Vushtrri: “Sa jetë duhet të humben që të veproni?”

Rrezarta Krasniqi pyet Dimal Bashën dhe qeverinë pas aksidentit fatal në Vushtrri: “Sa jetë duhet të humben që të veproni?”
21/06/2026 - 11:58

Ish-deputetja e LDK-së nga Vushtrria, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër pas aksidentit tragjik në udhëkryqin e njohur në magjistralen Vushtrri–Mitrovicë, ku humbi jetën i riu Drilon Meniqi. Duke...

Më shumëDetails

Kurti në finalen e Turneut “Java e Dëshmorëve të Hasit”: Dëshmorët janë në themelet e shtetit tonë

Kurti në finalen e Turneut “Java e Dëshmorëve të Hasit”: Dëshmorët janë në themelet e shtetit tonë
21/06/2026 - 11:24

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në natën finale të Turneut Tradicional të Futbollit “Java e Dëshmorëve të Hasit”, ku theksoi rëndësinë e kujtimit...

Më shumëDetails

Ekspertët: Diaspora mund të ketë deputetë të garantuar në Kuvendin e Kosovës në të ardhmen

Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!
21/06/2026 - 11:08

Votat nga diaspora kanë bërë ndryshim në ndarjen e mandateve në këto zgjedhje. Vetëvendosje fitoi pesë ulëse më shumë, gjersa vlerësohet se një trend i tillë i mandateve...

Më shumëDetails

Paralajmëron eksperti i komunikacionit: Mungesa e radarëve po u jep dorë të lirë shkelësve në trafik

Paralajmëron eksperti i komunikacionit: Mungesa e radarëve po u jep dorë të lirë shkelësve në trafik
21/06/2026 - 10:46

Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti ka vlerësuar për “Front Online” se mosrespektimi i kufizimeve të shpejtësisë mbetet një ndër shkaktarët kryesorë të aksidenteve në trafikun rrugor. “Mos respektimi...

Më shumëDetails

E rëndë, fëmija i lënduar me trotinet elektrik humb jetën në QKUK

Kjo është gjendja shëndetësore e burrit që u godit nga i biri me sëpatë
21/06/2026 - 10:33

Një fëmijë, i cili kishte pësuar lëndime të rënda pasi ishte rrëzuar nga një trotinet elektrik në rrugën “Pajazit Nushi” në Gjilan më 8 qershor 2026, ka ndërruar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

    Motra e anëtarit të njohur nga radhët e LVV, ja kush është gruaja e Rifat Jasharit

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • E rëndë: Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht nga aksidenti në Vushtrri

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • SHBA-ja i përgjigjet Iranit për Hormuzin

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Digjet resorti i famshëm, evakuohen 1700 pushues

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Befasi e frikshme pas mesnate në Bardhosh: Ia theu derën, hyri në dhomën e gruas dhe e puthi me zor, arratiset para Policisë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë