Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komunikata e Avokatit të Popullit për shtesat e fëmijëve serbë, Ministria e Financave: Po e dëmton imazhin e shtetit

30/05/2025 - 17:08
në Kryesore, Lajme
A A
Njoftim me rëndësi për subvencionimin e tarifave të rrymës për familjet e cenueshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Financave ka reaguar pas një komunikate nga Avokati i Popullit, lidhur me shtesat e fëmijëve serbë.

Ministria e Financave e ka akuzuar Avokatin e Popullit për dëmtim të imazhit të shtetit.

Postimi:

REAGIM NDAJ DEKLARATËS SË AVOKATIT TË POPULLIT LIDHUR ME VERIFIKIMIN E REZIDENCËS PËR SHTESAT PËR FËMIJË

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) njofton qytetarët se deklarata e publikuar nga Avokati i Popullit lidhur me kërkesën për verifikimin e rezidencës për përfituesit e shtesave për fëmijë është e pasaktë dhe si pasojë e dëmton rëndë reputacionin e shtetit tonë.

Qëllimi i verifikimit të rezidencës për përfituesit e shtesave për fëmijë është që të sigurohemi se nga to përfitojnë familjet që jetojnë në Kosovë, duke mbrojtur kështu paranë publike dhe duke garantuar që mbështetja shkon tek nënshtetasit rezidentë që jetojnë në Kosovë.

Për këtë arsye, MFPT ka pezulluar përkohësisht pagesat për një numër të kufizuar të përfituesve, duke kërkuar dokumentacion shtesë me qëllimin e vetëm verifikimin e vendbanimit të tyre.

Përzgjedhja e këtyre familjeve është bërë në mënyrë të paanshme dhe nuk është ndikuar në asnjë formë nga përkatësia etnike e përfituesve. Skema e shtesave për fëmijë që nga fillimi ka karakter gjithëpërfshirës dhe përfitues të saj janë mbi 400,000 fëmijë bazuar në kriteret themelore: moshën e fëmijëve dhe të qenit shtetas rezident i Kosovës.

Në deklaratën e Avokatit të Popullit të publikuar sot, i atribuohet kuptim negativ edhe kërkesës për regjistrim në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, kur në fakt kjo u mundëson një alternativë shtesë qytetarëve që nuk kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë, që përmes ASK-së të konfirmojnë rezidencën dhe të rifitojnë të drejtën për përfitim nga shtesat për fëmijë.

Vlen të theksohet se regjistrimi në ASK është një obligim ligjor për çdo qytetar rezident në Kosovë dhe nuk mund të konsiderohet diskriminues, aq më tepër nga një institucion tjetër shtetëror. Regjistrimi në ASK përveç se obligim ligjor, mundëson planifikimin më të mirë të politikave për të gjithë qytetarët pa dallim nacionalitetin e tyre.

Deklaratat e pavërteta për diskriminim mbi baza etnike të bëra sot në komunikatën e Avokatit të Popullit, pa u mbështetur në të dhëna empirike e pa as të vetmin argument, përveç se shkaktojnë paqartësi tek qytetarët, ato dëmtojnë rëndë edhe reputacionin e vendit tonë si vend që respekton të drejtat e barabarta për të gjithë.

MFPT mbetet e përkushtuar të bashkëpunojë me institucionet relevante dhe të gjithë qytetarët, për të siguruar që shtetasit rezidentë vazhdojnë të përfitojnë nga skema universale e shtesave për fëmijë.

JU REKOMANDOJMË

Një ditë pas vendimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu ndërmerr menjëherë këtë veprim

Një ditë pas vendimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu ndërmerr menjëherë këtë veprim
26/03/2026 - 15:19

Një ditë pas shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Në njoftimin që kryeparlamentarja...

Më shumëDetails

“Është në dijeni edhe Behgjet Pacolli për këtë rast”- Plava tregon çka i tha Naim Murseli

“Është në dijeni edhe Behgjet Pacolli për këtë rast”- Plava tregon çka i tha Naim Murseli
26/03/2026 - 14:52

I akuzuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava, ka dëshmuar para Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke treguar se çfarë i ka thënë i akuzuari për porositjen e...

Më shumëDetails

IHMK del me njoftim për qytetarët, paralajmëron rrezik nga erërat e forta

IHMK del me njoftim për qytetarët, paralajmëron rrezik nga erërat e forta
26/03/2026 - 14:50

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me rrezikun nga erërat e forta që mund të mbizotërojnë sot mbi territorin e vendit. Sipas njoftimit, do...

Më shumëDetails

Vendimi i Kushtetueses, Hamza: Nuk kam pranuar ftesë nga Kurti

Bedri Hamza për ngutinë në votimin e buxhetit: S’dua ta besoj se ka të bëjë me çështjen e presidentit
26/03/2026 - 14:01

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se nuk ka pranuar ndonjë ftesë nga kryeministri Albin Kurti për takim, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e...

Më shumëDetails

Arrestohet Elvis Kelmendi, djali i Naser Kelmendit

Arrestohet Elvis Kelmendi, djali i Naser Kelmendit
26/03/2026 - 13:56

Elvis Kelmendi, djali i bosit të dyshuar të drogës, Naser Kelmendit është arrestuar para dy ditësh në Sarajevë. Pas kësaj, Gjykata Komunale e Sarajevës i ka caktuar atij...

Më shumëDetails

KEK’u paguan fort shtrenjtë konsulentin në moshë të shtyrë, do t’i marrë 2,500 euro në muaj

KEK’u paguan fort shtrenjtë konsulentin në moshë të shtyrë, do t’i marrë 2,500 euro në muaj
26/03/2026 - 13:50

Ismet Raça është shpallur fitues në tenderin emergjent për konsulent në Mihje në Koorporatën Energjetike të Kosovës. Ai është shpërblyer me vlerë totale të ofertës 15 mijë euro....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Dy të arrestuar në aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Nga Prekazi në Stuttgart: Djali i veteranit që u refuzua 12 herë në konkurse, por po vlerësohet në Gjermani

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë