Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konferenca e DNV: Problematikë fotografimi i votës e fshirja e lehtë e ngjyrës, minon integritetin zgjedhor

09/02/2025 - 14:15
në Kryesore, Lajme
A A
Konferenca e DNV: Problematikë fotografimi i votës e fshirja e lehtë e ngjyrës, minon integritetin zgjedhor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Demokracia në Veprim, ka zhvilluar edhe një konferencë tjetër, të dytën sot, në lidhje me zgjedhjet që po zhvillohen në Kosovë, ku ka njoftuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor deri më tash.

Nga DNV është thënë se deri tash atmosfera ka qenë kryesisht e qetë pa ndonjë incident serioz.

‘‘Sipas raportimeve të 500 vëzhgueseve në tërë vendin, deri në mesdite procesi është karakterizuara nga një atmosferë e qetë pa ndonjë parregullesi a ndonjë incident serioz. Deri në orën 12 të drejtën kushtetuese për të votuar e kanë shfrytëzuar rreth 14.5 % të qyaztetarve në nivel vendi. Dalja në komunat mnë shumicë serbe ngjashme edhe sikur në proceset e kaluara zgjedhore është gati dyfish me e lartë se mesatarja e daljes nëp nivel vendi, respektivisht ne mbi 24 %’’, është thënë në konferencë nga Eugen Cakolli.

Si problematik më e vërejtshme ka qenë problemi me gjetjen e emrit në lisat e votuesve.

‘‘Sa i përket parregullsive me të shprehura, deri në mesdite, vështirësitë për të gjetur emrin në listën e votuese nga ana e votuese, janë parregullsitë kryesore që kanë karakterizuar mbi 505 të vendvotimeve në nivel vendi. Shqetësuese mbetet fakti që kemi afërsisht 6 % të vendvotimeve në të cilat numri i votueseve që nuk e kanë gjete në listën e votueseve arrinë deri në 50 sosh. Kjo problematike mund të jetë si rezultat i ndryshimeve të shumta në qendrat e votimit që janë bërë nga ana e KQZ-së për shkak të rritjes së numrit të votueseve por edhe ndryshimeve të tjera. Sipas rregullave të KQZ-së, vetëm votuesit që nuk din shkrim lexim, dhe votuesit që kanë paaftësi fizike mund të kërkojnë asistencë për të votuar. Megjithatë për votuesit e grupit të dytë, kërkohen një dëshmi mjekësore. Deri në mesditë fenomeni i votimit me asistencë ka qenë mjaftë i shprehur. Në fakt 6% e numrit të përgjithshëm të qytetarëve që kanë votuar deri më tani kanë votuar me asistencë. E në mesin e votuesve të asistuar 2 të tretat e tyre janë votuese gra’’, është thënë tutje.

Po ashtu në konferencë është theksuar edhe problemi i fotografimit të votës si dhe fshirja e ngjyrës të votuesve, gjë e cila, nga DNV është thënë se mund të hap rrugë minimit të integritetit zgjedhor.

‘‘Sa i përket fotografimit të votës, ky fenomen është ende prezentë në këto zgjedhje, Deri në orën 12 kemi pasur raste të izoluara. Sa i përket incidenteve apo të një natyre me serioze, 4% të vendvotimeve në nivel vendi gjatë pjesës së parë të ditës kanë hasur qoftë procedurale, apo probleme të një natyre më serioze. Vlen të përmendet çështja e vendosjes së kabvinave të votimit, ku përkundër faktit të njëjtat janë vendosur sipas regullatives ligjore, ka pasur raste të shtuar ku persona të identifikuar si staf i KQZ kanë kërkuar që kabinat e votimit të vendosen përball njëra tjetrës. Problem tjetër i evidentuar gjatë pjesës së parë të ditës, është edhe fshirja e lehtë t ngjyrës të votueseve, problem ky mund të ndikojë dhe mund ti hap rrugë votimit të dyfishtë që do të mund ta minonte integritetin zgjedhor’’, është thënë tutje,. /GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

“Kosova shtet i përkohshëm”, Peci: Të gjithë duhet të distancohen nga deklaratat e dëmshme të Liburn Aliut
Lajme

Eskalon Faton Peci, e quan “pishpirik” Lumir Abdixhikun!

20/06/2025 - 13:42
Ekzaminimi psikiatrik i Naim Murselit- Avokati tregon se cila është frika e familjes së Liridonës!
Lajme

Ekzaminimi psikiatrik i Naim Murselit- Avokati tregon se cila është frika e familjes së Liridonës!

20/06/2025 - 13:32
Nesër do të mbahet nga ora 10:00 Provimi i Maturës Shtetërore
Lajme

Nesër do të mbahet nga ora 10:00 Provimi i Maturës Shtetërore

20/06/2025 - 13:30
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
Kuriozitete

Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork

20/06/2025 - 13:25
Deklarata e Macron për Kosovën, Komisioni Evropian: Një shtet i vetëm nuk pezullon dot vizat
Lajme

Macron nuk justifikon sulmet ndaj civilëve, kërkon nga Irani të rikthehet në bisedime

20/06/2025 - 13:22
KESCO njofton se KEK-u ka kolapsuar: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni
Ekonomi

KESCO njofton se KEK-u ka kolapsuar: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

20/06/2025 - 13:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja pse nuk duhet të flini cullak gjatë verës

    Ja pse nuk duhet të flini cullak gjatë verës

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Raketa balistike iraniane godet rrokaqiell në Tel Aviv, banorët kërkojnë ndërhyrje amerikane ndaj Iranit

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Sondazhi i UBO Consulting në Debat Plus: VV-ja e para, PDK e dyta, LDK e treta, AAK nuk e kalon pragun

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite?

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • AAK drejt fundosjes politike, sipas sondazhit të UBO Consulting nuk e kalon pragun

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë