José Mourinho do të jetë trajneri i ri i Real Madrid. Specialisti i lajmeve të merkatos, Sasha Tavolieri, ka konfirmuar se marrëveshja është arritur.
Deklarata nga trajneri Murinjo pritet të vijë në javën e ardhshme. Ky është lajm i bujshëm, pasi deri tani kishin qarkulluar vetëm zëra dhe pa konfirmim.
63-vjeçari tregohej në diskutime prej kohësh, për të marrë vendin e Alvaro Arbeloas që qëndron si trajner i përkohshëm. Ky i fundit merrte vendin e Xabi Alonsos që nisi sezonin.
Tavolieri është gazetar te “Sky Sports” dhe konsiderohet burim i besueshëm. Kështu duket se aventurës së Murinjos te Benfika i erdhi fundi, për të finalizuar rikthimin e bujshëm.














