Gazeta Online Veriu.info kishte raportuar të premten se deputetët Eman Rrahmani dhe Visar Korenica do të largohen nga Vetëvendosje, dhe të martën do të prezantojnë lëvizjen politike “Lista për Familjen” së bashku me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe PD-në e Ferid Aganit në oborrin e Kuvendit të Kosovës.
Kjo faktikisht është konfirmuar sonte, ku deputeti Eman Rrahmani ka thirrur konferencë për media.
“Kemi kënaqësinë që në emër të deputetit Eman Rrahmani të ju ftojmë në konferencë për media. Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së; PD-së me në krye prof. Dr. Ferid Aganin; grupi i intelektualëve dhe ekspertëve të prirë nga z. Fatmir Smajli, deputeti Visar Korenica si dhe figura të tjera të nderuara.”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.
Konferenca mbahet nesër më 1 tetor, ditë e martë, ora 11:00, para hyrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës.