Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Efekti i raportimit të Veriu.info për shkeljet në objektin banesor të “Remo Com”: Inspektorati gjobit punëkryerësin 2 mijë euro (Dokument)

29/09/2024 - 15:43
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Efekti i raportimit të Veriu.info për shkeljet në objektin banesor të “Remo Com”: Inspektorati gjobit punëkryerësin 2 mijë euro (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 11 korrik 2024 Veriu.info kishte raportuar se si objekti banesor i kompanisë “Remo Com” në Mitrovicë po ndërtohet pa krijuar kushtet e parapara ligjore për marrjen e masave të sigurisë. Publikimi i këtij artikulli ishte përcjellë edhe me publikimin e pamjeve të objektit, ku nuk ishin vendosur skelet.

Në objektin e “Remo com” vendosen skele sa për “sy e faqe”, pjesët e hapura rrezik për punëtorët në mungesë izolimit (Foto)

Pas raportimit të Veriu.info, të nesërmen Inspektorati i Punës kishte dalë të inspektoj këtë vendpunishte ku i kishte ndaluar punimet e punëkryerësit “Mali – R” në objekt banesor të kompanisë “Remo Com”.

Pas raportimit të Veriu.info, Inspektorati i Punës me vendim i ndaloj punimet në objektin e “Remo Com” në Mitrovicë

Veriu.info më pas kishte kërkuar qasje në dokumente publike në Inspektoratin e Punës, për të parë raportet e inspektimit në këtë vendpunishte dhe masat ligjore që ishin ndërmarrë ndaj shkelësve të ligjit.

Në dokumentet që Inspektorati i Punës i ka ofruar qasje gazetës Veriu.info, shihet se zyrtarët e Inspektoratit të Punës në raportin e hartuar pas inspektimit më datë 12 korrik 2024, kishin konstatuar se në vendpunishten ku ndërtohej objekti banesor i kompanisë “Remo Com” nga punëkryerësi “Mali – R” nuk ishin ndërmarrë masat për parandalimin e rreziqeve në punë nga lëmi i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.

Pesë ditë pas ndalimit të punimeve, kompania kishte lajmëruar me shkrim Inspetorët e Punës dhe kishite kërkuar të bëjnë inspektimin e punishte, me pretendimin se i kishin eliminuar shkeljet ligjore për marrjen e masave mbrojtëse për sigurinë dhe shëndetinë ne vendpunishte. Më datë 19 korrik inspektorati kishte nxjerrë vendim për lejimin e procesit të punës në vendpunishten e “Remo Com” nga “Mali – R”.

Në fund të muajit gusht 2024 Inspektorati i Punës kishte marrë vendim për shqiptimin e masës ndëshkimore për punërkryerësin “Mali – R”, pasi që ishte konstatuar se gjatë punimeve në objektin banesor të kompanisë “Remo Com” ishte bërë cenimi i Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetinë në Punë, me ç’rast i janë shqiptuar punëkryerësit dy (2) gjoba në vlerë prej një (1) mijë secila.

Në vendmin për shqiptimin e masave ndëshkimore, Inspektorati i Punës kishte cekur saktësisht shkeljet ligjore që janë raportuar nga Veriu.info.

Në arsyetimin e vendimit të Inspektoratit të Punës thuhet se në vendpunishten e investitorit “Remo Com Ing Sh.P.K.”, subjeit juridik punëkryerës “Mali – R” nuk kishte të plotësuara skelet në disa vende, sidomos në qoshe të objektit dhe ato nuk ishin të lidhura me njëra tjetrën.

Për më tepër, në arsyetim tregohet se inspektorët e Punës në këtë vendpunishte gjatë muajit maj kishin pasur dy vizita inspektuese dhe se i ishte tërhequr vërejtja kompanisë që të bëjë përcjelljen e objektit me skele mbrojtëse dhe sipas nevojës edhe me rrjeta mbrojtëse, por që punëkryerësi nuk i kishte përfillur vizitat dhe sygjerimit e inspektoratit të punës./Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Zjarri në objektin e IPKO’s, Policia: Shmangni lëvizjet përreth zonës
Lajme

Zjarri në objektin e IPKO’s, Policia: Shmangni lëvizjet përreth zonës

03/07/2025 - 23:50
Zjarr i madh në objektin e IPKO-s në Zonën Industriale në Prishtinë
Kryesore

Zjarr i madh në objektin e IPKO-s në Zonën Industriale në Prishtinë

03/07/2025 - 22:43
Kongresi amerikan miraton “Ligjin e Madh dhe të Bukur” të Trumpit pas 24 orësh debat
Lajme

Kongresi amerikan miraton “Ligjin e Madh dhe të Bukur” të Trumpit pas 24 orësh debat

03/07/2025 - 22:08
PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës në Lipjan
Lajme

PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës në Lipjan

03/07/2025 - 22:05
Shala: Kurti po e përmbys regjimin demokratik për ta kthyer në monarkik
Lajme

Shala: Kurti po e përmbys regjimin demokratik për ta kthyer në monarkik

03/07/2025 - 22:04
Për çka shërbejnë urat në Mitrovicë dhe kush po i ndërton ato? Arian Tahiri i PDK-së jep detaje: Do përfundojnë para zgjedhjeve lokale
Lajme

Për çka shërbejnë urat në Mitrovicë dhe kush po i ndërton ato? Arian Tahiri i PDK-së jep detaje: Do përfundojnë para zgjedhjeve lokale

03/07/2025 - 21:47

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    Inspektorati Shëndetësor mbyll poliklinikën “Euromed Group” Sh.P.K. me pronar Leart Jakupi

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Sekuestrohet vetura luksoze Lamborghini Urus e baronit të drogës, Brilant Bahtiri, djali i baronit tjetër të drogës, Shemsi Bahtiri

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Ngjarje e pazakontë në Prishtinë, tre policë civilë dyshohet se rrahën brutalisht një të ri pas një ndjekjeje

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ankohet qytetari nga Prizreni: U sulmova nga një i mitur brenda marketit “Zhurjani” pa asnjë konflikt!

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Lushtaku per Lladrovcin: S’merrem me njerëz me probleme psiqike

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë