Gazeta Online Veriu.info raportoi ekzkluzivisht për zhvillimet në Skenderaj, ku pritet të intervistohet kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku.
Veriu.info raportoi se ky intervistim ende nuk ka nisur.
Një raportim i tillë sapo u konfirmua edhe nga deputeti Mërgim Lushtaku, i cili në deklarimin për Veriu.info tha se ky intervistim ende nuk ka nisur.
Ai ka thëné se po presin ardhjen e hetuesve nga Prishtina në stacionin policor në Skenderaj, ku siç tha ai Sami Lushtaku do të jetë në dispozicion për intervistim.
“Akoma nuk ka filluar intervistimi. Po presim ardhjen e hetuesve nga Prishtina në stacionin policor në Skenderaj, ku babi do të jetë në dispozicion për intervistim” – tha ai.












