Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konfiskohen sasi të mëdha barnash pa banderola në barnatoren “Linda” në Prizren

22/05/2026 - 08:20
në Lajme
A A
Konfiskohen sasi të mëdha barnash pa banderola në barnatoren “Linda” në Prizren
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një sasi e madhe e barnave pa banderola janë konsiskuar nga Inspektorati Farmaceutik në barnatoren Linda në Prizren.

Sipas dokumeteve të siguruar nga portali Front Online thuhet se më 11 mars 2025, inspektorët Qëndresa Hetemi dhe Edon Muçaj kanë kryer inspektim me miratim në barnatoren “Linda” në Prizren.

 

Sipas raportit të Inspektoratit Farmaceutik, gjatë kontrollit janë verifikuar dokumentacioni, produktet dhe pajisjet medicinale, stafi profesional, si dhe zbatimi i vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e produkteve medicinale.

Në raport thuhet se barnatorja posedonte licencë valide të punës pranë AKPPM-së, ndërsa i pranishëm gjatë inspektimit ishte farmacisti përgjegjës Mr.Ph Berkant Kovaç.

Por, pavarësisht dokumentacionit të licencimit, inspektorët kanë konstatuar shkelje serioze. Gjatë kontrollit në hapësirat e barnatores janë gjetur produkte medicinale të paautorizuara për tregun e Republikës së Kosovës.

 

Produktet e gjetura janë regjistruar në fletat përmbledhëse të produkteve dhe pajisjeve medicinale të konfiskuara, gjithsej 11 faqe, dhe më pas janë konfiskuar nga Inspektorati Farmaceutik.

Ajo që e bën rastin edhe më serioz është fakti se, sipas raportit, pala nuk ka ofruar dëshmi lidhur me prejardhjen e këtyre produkteve.

Në konstatimet e raportit theksohet se barnatorja “Linda”, me Numër Unik Identifikues 811296509, posedon licencë valide të punës në AKPPM me numër L5-0765/12/10/2018, me pronar dhe farmacist përgjegjës Berkant Kovaç.

“Inspektorati ka konstatuar se barnatorja në momentin e inspektimit ishte e hapur dhe shërbimi farmaceutik ofrohej në prezencë të farmacistit përgjegjës. Megjithatë, gjetja e produkteve të paautorizuara për qarkullim në Kosovë ka bërë që Inspektorati të ndërmarrë masa. Raporti i referohet nenit 16, paragrafi 5, të Udhëzimit Administrativ Nr. 11/2015, ku përcaktohet se produktet dhe pajisjet medicinale që nuk janë në përputhje me legjislacionin në fuqi, apo që hasen në subjekte të palicencuara, duhet të konfiskohen” thuhet në raportin e Inspektoratit.

 

 

 

Po ashtu, sipas raportit, pala ka vepruar në kundërshtim me nenin 14, paragrafi 6, të Ligjit 04/L-190 për Produkte dhe Pajisje Medicinale, i cili përcakton se barnatorja duhet të blejë produkte medicinale vetëm nga entitetet që janë bartëse të licencës farmaceutike për qarkullim me shumicë.

Front Online i ka dërguar pyetje barnatores në fjalë, por as pas disa ditë pritje nuk ka arritur të marrë përgjigjie nga ta.

JU REKOMANDOJMË

Gashi: Korrupsioni nuk luftohet me xhandarmëri, harrojeni

Gashi: Korrupsioni nuk luftohet me xhandarmëri, harrojeni
22/05/2026 - 08:16

Diskutimet për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës nga qeveria në detyrë kanë nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe në skenën politike. Gazetari Kreshnik Gashi, i ftuar në...

Më shumëDetails

Kurti takim virtual me katër kongresistë amerikanë, flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kurti takim virtual me katër kongresistë amerikanë, flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO
22/05/2026 - 08:01

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim virtual me kongresistët amerikanë Keith Self, Ritchie Torres, Mike Lawler dhe George Latimer, të cilët javë...

Më shumëDetails

“Vijat e kuqe” – Kosova rrezikon cikle të pafunda zgjedhore

“Vijat e kuqe” – Kosova rrezikon cikle të pafunda zgjedhore
21/05/2026 - 22:56

Si shkak i mosbashkëpunimit mes partive politike, Kosova shkoi në zgjedhje për herë të pestë brenda 15 muajve. Vijat e kuqe për njëra tjetrën, bënë që partitë të...

Më shumëDetails

Trump: SHBA ka kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit

Trump: SHBA ka kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit
21/05/2026 - 22:40

Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë “kontroll të plotë” mbi Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës....

Më shumëDetails

Hasanpapaj i LDK-së: Kosovës i duhet urgjentisht qeveri e re, nuk kemi më kohë për të humbur

Hasanpapaj i LDK-së: Kosovës i duhet urgjentisht qeveri e re, nuk kemi më kohë për të humbur
21/05/2026 - 22:23

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka reaguar ashpër ndaj ngecjes së Kosovës në proceset integruese evropiane dhe bllokadës financiare me të...

Më shumëDetails

Publikohet raporti policor për “incidentin” me eskortën e Kurtit në Skenderaj

Publikohet raporti policor për “incidentin” me eskortën e Kurtit në Skenderaj
21/05/2026 - 21:59

Një ditë pas padisë për shpifje që kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ushtroi ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në media është publikuar raporti zyrtar i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Milaim Zeka dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe gjobë për shmangie tatimi, duhet t’ia kompensojë ATK-së 81 mijë euro

    Pasi u dënua nga gjykata reagon ashpër Milaim Zeka: Gjyqtarja Edita Çanta pa asnjë provë, pa asnjë argument dha një vendim kundër drejtësisë vetëm për t’i plotësuar orekset politike të Albin Kurtit

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Çmendet” Dolce, pozon pa jelekë (Foto +16)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Afera milionëshe me prona në Prishtinë | Qeveria Kurti refuzon ta kryejë konfiskimin për të cilin mori vendim Gjykata, deponohet kallëzim penal

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Bujaria Ceramics & Sanitary” shpall vende të lira pune për gjashtë meshkuj dhe dy femra

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Arsi Company” ka nisur projektin e ri në qendër të Mitrovicës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë