Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konflikti “Capa”-“Sekiraqa”: Ngritet aktakuzë ndaj 9 personave, të dyshuar për vrasjen dhe plagosjen në ‘Aktash’

12/02/2026 - 15:26
në Kryesore, Lajme
A A
Konflikti “Capa”-“Sekiraqa”: Ngritet aktakuzë ndaj 9 personave, të dyshuar për vrasjen dhe plagosjen në ‘Aktash’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër nëntë të pandehurve për vrasjen dhe plagosjen në lagjen “Aktash” që ka ndodhur më 01.09.2024 mes dy grupeve të njohur si “Capat” dhe “Sekiraqa”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit K.R; V.A; D.M; E.M, të grupit të njohur me nofkën “Capat’’,  me datë 01.09.2024, rreth orës 22:04, në lokalin “From” dhe jashtë tij, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, janë maskuar dhe janë pajisur armë të gjata, revole si dhe stupca.

Aktakuza pretendon të njëjtit kanë marrë në përdorim tri vetura, Porsche, Volkswagen Polo dhe Audi A7, të cilave ua kanë ndërruar targat duke vendosur targa të vjedhura duke tentuar ta privojnë nga jeta të pandehurit tjerë S. S., dhe anëtarët e grupit të tij, përkatësisht F.A; E.LL, dhe R.LI.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë’’. Po ashtu, të njëjtit akuzohen edhe për veprën e armëmbajtjes pa leje.

Ndërkohë, thuhet se i pandehuri S. S., së bashku me anëtarët e grupit të tij, përkatësisht F.A; E.LL, dhe R.LL. me dashje dhe dijeni, të përgatitur me armë zjarri, në bashkëkryerje dhe me qëllim të privimit nga jeta dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit në mes të dy grupeve, në po në të njëjtin vend kanë privuar nga jeta të ndjerin Pajtim Gashi, dhe kanë tentuar të privojnë nga jeta edhe të pandehurit tjerë.

Po ashtu i pandehuri V.B  akuzohet se ka kryer manipulim me prova dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas hetimeve, aktakuza thotë se motivi i këtij sulmi lidhet me një konflikt të mëhershëm të datës 04.03.2024, të ndodhur ndërmjet SH.S. (djalit të të pandehurit S.S) dhe P.G. (vëllait të tani të ndjerit Pajtim Gashi), konflikt i cili ka përshkallëzuar armiqësinë ndërmjet dy grupeve.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurve të lartcekur të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilën akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe ka propozuar që të pandehurve t’u vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor.

Historiku i konfliktit

Dy familje, Sekiraqa e Gashi dyshohet se u përfshinë në ngjarjen e cila u regjistrua rreth orës 22:00 më 01.09.2024, në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash në Prishtinë.

Viktima i ishte kundërpëgjigjur sulmit me një armë të gjatë të tipit kallashnikov. I njëjti nga plagët e marra nga sulmi ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa vetëm disa orë më vonë trupi i tij ishte dërguar për obduksion.

Siç kishte konfirmuar asokohe kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ngjarja dyshohet se është vazhdimësi e një rasti paraprak, më konkretisht e një konflikti që ka ndodhur muaj më parë.

Në këtë konflikt që kishte ndodhur në muajin mars të vitit 2024, Pajtim Gashi kishte mbetur i plagosur ndërsa i dyshuar për këtë ngjarje ishte Shkumbin Sekiraqa. Ky i fundit tashmë ka një aktakuzë e cila është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 28.08.2024.

KALLXO.com kishte arritur që të sigurojë aktakuzën në të cilën jepen detaje të plagosjes që ka ndodhur në muajin mars 2024. Edhe në atë kohë dyshimet ishin për përfshirjen e të njëjtave familje.

Shkumbin Sekiraqa, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për rastin e muajit mars 2024 është djali i Salih Sekiraqës. Ky i fundit është njëri nga personat e plagosur në gjuajtjet me armë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë më 01.09.2024.

Për Shkumbin Sekiraqën prokuroria kishte kërkuar që t’i vazhdohej masa e paraburgimit deri sa është ngritur edhe aktakuza ndaj tij.

Shkumbin Sekiraqa akuzohet nga Prokuroria e Prishtinës se më 04.03.2024 kishte tentuar ta privojë nga jeta Pajtim Gashin. Ky i fundit mbeti i plagosur.

“Rreth orës 10:00 në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë deri sa ishte duke lëvizur me një veturë të tipit “Audi” pronë e të pandehurit tjetër M.Haliti, ishte takuar me personin NN i cili lëvizste me një pickap, i pandehuri Shkumbin Sekiraqa për arsye të panjohura me dashje me qëllim që të privoj nga jeta të dëmtuarin Pajtim Gashi pas bisedës me NN personin i drejtohet me fjalt “paja shoq a po më njeh mu” ku më pas e sulmojnë fizikisht”- përshkruhet ngjarja e cila ndodhi më 04.03.2024.

Dosja e prokurorisë përshkruan edhe se Shkumbin Sekiraqa kishte nxjerrë armën e zjarrit, kishte shtënë në drejtim të Pajtim Gashit e më pas e kishte goditur në kokë me kondakt të armës.

“Me këto veprime i shkakton lëndime në kokë dhe një plagë në këmbën e djathtë, i dëmtuari (Pajtim Gashi) ka arrit të largohet nga vendi i ngjarjes, i pandehuri (Shkumbin Sekiraqa) ka vazhduar që të gjuaj në drejtim të tij”- përshkruhet tutje në aktakuzën që ka siguruar KALLXO.com.

Me këto veprime Shkumbin Sekiraqa sipas prokurorisë ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë.

E me të njëjtat veprime Sekiraqa dyshohet se kreu edhe veprën tjetër penale, atë të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm. Kjo pasi që i njëjti kishte përdorur armën e zjarrit në një vend publik dhe kishte rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë që kishin qenë në rrugë.

Një tjetër vepër penale që i ngarkohet Sekiraqës nga Prokuroria e Prishtinës është ajo e mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të armës pa leje.

Shkumbin Sekiraqa në polici në deklarimin e tij kishte mohuar përfshirjen e tij në rast.

“Çka kam thënë në polici është e vërtetë dhe nuk kam tjetër çka të shtoj tani nuk dua të deklarohem më. Në polici ka deklaruar se nuk ka lidhje me rastin që ka ndodhur më datë 04.03.2024 dhe nuk e njeh të dëmtuarin Pajtim Gashi”- thuhet tutje në dosjen e prokurorisë.

E Pajtim Gashi, i cili mbeti i plagosur në mars 2024, kishte deklaruar se në datën e lartëpërmendur ishte në afërsi të një biznesi familjar.

“Ka ardhë një person me veturë të kuqe, personi më është ofru dhe më ka thënë “pse po më këqyrë” ka filluar të më shaj me fjalë banale “çka k… po më këqyrë”, i kam thënë nuk jam ka të këqyri o vlla po shko rrugës tande ai më ka thënë se je ka më këqyrë shtremtë, pas kësaj ka vazhdu me veturë, kah objekti teposhtë vetura e ka pas derën e hapur dhe pse ishte duke vozitur ai e mbajtje derën qelë, mandej pasi që është largu diku 15 metra e ka ndalë derën ka dalë nga vetura është nis në drejtim të tij nuk i ka parë asgjë në dorë dhe ka filluar prapë të shajë”- ka shpjeguar Pajtim Gashi në prokurori ngjarjen e marsit.

Gashi kishte treguar për sulmin e më pas edhe për të shtënat me armë.

“Me sa din ai ka shtënë 5-6 herë. Shkumbin Sekiraqën nuk e njeh nuk e ka njohur më parë dhe nuk ka pasur asnjëherë probleme me të. Në polici nuk ka arritur që ta identifiku Shkumbin Sekiraqën, Pajtim Gashi”- thuhet tutje në dosje./Kallxo.com

Tags: capatPajtim GashiSekiraqaShkumbin SekiraqaVrasje

JU REKOMANDOJMË

Zyrtari gjerman viziton Kosovën, uron konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

Zyrtari gjerman viziton Kosovën, uron konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
12/02/2026 - 16:17

Sekretari parlamentar i Shtetit i Ministrisë Federale Gjermane të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Frank Schwabe, është duke zhvilluar vizitë në Kosovë Ambasada gjermane në Kosovë, ka deklaruar...

Më shumëDetails

Premtimet e Kurtit për “Kurti 3”: Shtet që siguron ujë të pijes dhe eksport të energjisë 30% më shumë se konsumi

Albin Kurti propozon kabinetin qeveritar
12/02/2026 - 16:07

Kryeministri Albin Kurti në ekspozenë e tij para Kuvendit të ri mbrëmë shpalosi një program ambicioz. Një sërë premtimesh milionëshe ai tha se ka në plan t’i rrumbullaksojë...

Më shumëDetails

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian
12/02/2026 - 15:49

Policia belge bastisi zyrat e Komisionit Europian të enjten për shkak të dyshimeve për parregullsi në shitjen e aseteve të pasurive të paluajtshme, raportoi “Financial Times”, duke cituar...

Më shumëDetails

Taulant Balla publikon deklaratën e plotë për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK-së

Taulant Balla publikon deklaratën e plotë për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK-së
12/02/2026 - 15:37

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK-së. Deklarata përmbanë gjashtë pika thelbësore në të cilat shprehet me shqetësim kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon...

Më shumëDetails

Kryhen Parlamenti e Qeveria, “shfaqet” çështja e Presidentit – Osmani anulon Mynihun, Kurti gati për diskutime, afati po afrohet

Kryhen Parlamenti e Qeveria, “shfaqet” çështja e Presidentit – Osmani anulon Mynihun, Kurti gati për diskutime, afati po afrohet
12/02/2026 - 15:32

Dje u konstituua legjislatura e 10’të, dhe u formua qeveria e re, duke i dhënë fund bllokadës njëvjeçare brenda pak orësh. Një çështje urgjente, që duhet të marrë...

Më shumëDetails

“Ushtria” e Arbërie Nagavcit: 15 këshilltarë e 17 veta staf mbështetës

“Ushtria” e Arbërie Nagavcit: 15 këshilltarë e 17 veta staf mbështetës
12/02/2026 - 15:00

Arbërie Nagavci e ka përmbyllur mandatin e saj si Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Ajo është lënë jashtë kabinetit të Qeverisë së re, që u votua...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

    Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

    249 Shpërndaje
    Shpërndaje 100 Tweet 62
  • Plagosja në Mitrovicë dyshohet se ndodhi në vetëmbrojtje pas sulmit fizik

    221 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Çka po ndodh, Labi del nga shtëpia?

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • A e keni vërejtur këtë veprim të Listës Serbe sonte në Kuvend, ja pse e lëshoi sallën

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë