Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konflikti “Capa”-“Sekiraqa”: Ngritet aktakuzë ndaj 9 personave, të dyshuar për vrasjen dhe plagosjen në ‘Aktash’

12/02/2026 - 15:26
në Kryesore, Lajme
A A
Konflikti “Capa”-“Sekiraqa”: Ngritet aktakuzë ndaj 9 personave, të dyshuar për vrasjen dhe plagosjen në ‘Aktash’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër nëntë të pandehurve për vrasjen dhe plagosjen në lagjen “Aktash” që ka ndodhur më 01.09.2024 mes dy grupeve të njohur si “Capat” dhe “Sekiraqa”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit K.R; V.A; D.M; E.M, të grupit të njohur me nofkën “Capat’’,  me datë 01.09.2024, rreth orës 22:04, në lokalin “From” dhe jashtë tij, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, janë maskuar dhe janë pajisur armë të gjata, revole si dhe stupca.

Aktakuza pretendon të njëjtit kanë marrë në përdorim tri vetura, Porsche, Volkswagen Polo dhe Audi A7, të cilave ua kanë ndërruar targat duke vendosur targa të vjedhura duke tentuar ta privojnë nga jeta të pandehurit tjerë S. S., dhe anëtarët e grupit të tij, përkatësisht F.A; E.LL, dhe R.LI.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë’’. Po ashtu, të njëjtit akuzohen edhe për veprën e armëmbajtjes pa leje.

Ndërkohë, thuhet se i pandehuri S. S., së bashku me anëtarët e grupit të tij, përkatësisht F.A; E.LL, dhe R.LL. me dashje dhe dijeni, të përgatitur me armë zjarri, në bashkëkryerje dhe me qëllim të privimit nga jeta dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit në mes të dy grupeve, në po në të njëjtin vend kanë privuar nga jeta të ndjerin Pajtim Gashi, dhe kanë tentuar të privojnë nga jeta edhe të pandehurit tjerë.

Po ashtu i pandehuri V.B  akuzohet se ka kryer manipulim me prova dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas hetimeve, aktakuza thotë se motivi i këtij sulmi lidhet me një konflikt të mëhershëm të datës 04.03.2024, të ndodhur ndërmjet SH.S. (djalit të të pandehurit S.S) dhe P.G. (vëllait të tani të ndjerit Pajtim Gashi), konflikt i cili ka përshkallëzuar armiqësinë ndërmjet dy grupeve.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurve të lartcekur të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilën akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe ka propozuar që të pandehurve t’u vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor.

Historiku i konfliktit

Dy familje, Sekiraqa e Gashi dyshohet se u përfshinë në ngjarjen e cila u regjistrua rreth orës 22:00 më 01.09.2024, në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash në Prishtinë.

Viktima i ishte kundërpëgjigjur sulmit me një armë të gjatë të tipit kallashnikov. I njëjti nga plagët e marra nga sulmi ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa vetëm disa orë më vonë trupi i tij ishte dërguar për obduksion.

Siç kishte konfirmuar asokohe kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ngjarja dyshohet se është vazhdimësi e një rasti paraprak, më konkretisht e një konflikti që ka ndodhur muaj më parë.

Në këtë konflikt që kishte ndodhur në muajin mars të vitit 2024, Pajtim Gashi kishte mbetur i plagosur ndërsa i dyshuar për këtë ngjarje ishte Shkumbin Sekiraqa. Ky i fundit tashmë ka një aktakuzë e cila është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 28.08.2024.

KALLXO.com kishte arritur që të sigurojë aktakuzën në të cilën jepen detaje të plagosjes që ka ndodhur në muajin mars 2024. Edhe në atë kohë dyshimet ishin për përfshirjen e të njëjtave familje.

Shkumbin Sekiraqa, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për rastin e muajit mars 2024 është djali i Salih Sekiraqës. Ky i fundit është njëri nga personat e plagosur në gjuajtjet me armë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë më 01.09.2024.

Për Shkumbin Sekiraqën prokuroria kishte kërkuar që t’i vazhdohej masa e paraburgimit deri sa është ngritur edhe aktakuza ndaj tij.

Shkumbin Sekiraqa akuzohet nga Prokuroria e Prishtinës se më 04.03.2024 kishte tentuar ta privojë nga jeta Pajtim Gashin. Ky i fundit mbeti i plagosur.

“Rreth orës 10:00 në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë deri sa ishte duke lëvizur me një veturë të tipit “Audi” pronë e të pandehurit tjetër M.Haliti, ishte takuar me personin NN i cili lëvizste me një pickap, i pandehuri Shkumbin Sekiraqa për arsye të panjohura me dashje me qëllim që të privoj nga jeta të dëmtuarin Pajtim Gashi pas bisedës me NN personin i drejtohet me fjalt “paja shoq a po më njeh mu” ku më pas e sulmojnë fizikisht”- përshkruhet ngjarja e cila ndodhi më 04.03.2024.

Dosja e prokurorisë përshkruan edhe se Shkumbin Sekiraqa kishte nxjerrë armën e zjarrit, kishte shtënë në drejtim të Pajtim Gashit e më pas e kishte goditur në kokë me kondakt të armës.

“Me këto veprime i shkakton lëndime në kokë dhe një plagë në këmbën e djathtë, i dëmtuari (Pajtim Gashi) ka arrit të largohet nga vendi i ngjarjes, i pandehuri (Shkumbin Sekiraqa) ka vazhduar që të gjuaj në drejtim të tij”- përshkruhet tutje në aktakuzën që ka siguruar KALLXO.com.

Me këto veprime Shkumbin Sekiraqa sipas prokurorisë ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë.

E me të njëjtat veprime Sekiraqa dyshohet se kreu edhe veprën tjetër penale, atë të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm. Kjo pasi që i njëjti kishte përdorur armën e zjarrit në një vend publik dhe kishte rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë që kishin qenë në rrugë.

Një tjetër vepër penale që i ngarkohet Sekiraqës nga Prokuroria e Prishtinës është ajo e mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të armës pa leje.

Shkumbin Sekiraqa në polici në deklarimin e tij kishte mohuar përfshirjen e tij në rast.

“Çka kam thënë në polici është e vërtetë dhe nuk kam tjetër çka të shtoj tani nuk dua të deklarohem më. Në polici ka deklaruar se nuk ka lidhje me rastin që ka ndodhur më datë 04.03.2024 dhe nuk e njeh të dëmtuarin Pajtim Gashi”- thuhet tutje në dosjen e prokurorisë.

E Pajtim Gashi, i cili mbeti i plagosur në mars 2024, kishte deklaruar se në datën e lartëpërmendur ishte në afërsi të një biznesi familjar.

“Ka ardhë një person me veturë të kuqe, personi më është ofru dhe më ka thënë “pse po më këqyrë” ka filluar të më shaj me fjalë banale “çka k… po më këqyrë”, i kam thënë nuk jam ka të këqyri o vlla po shko rrugës tande ai më ka thënë se je ka më këqyrë shtremtë, pas kësaj ka vazhdu me veturë, kah objekti teposhtë vetura e ka pas derën e hapur dhe pse ishte duke vozitur ai e mbajtje derën qelë, mandej pasi që është largu diku 15 metra e ka ndalë derën ka dalë nga vetura është nis në drejtim të tij nuk i ka parë asgjë në dorë dhe ka filluar prapë të shajë”- ka shpjeguar Pajtim Gashi në prokurori ngjarjen e marsit.

Gashi kishte treguar për sulmin e më pas edhe për të shtënat me armë.

“Me sa din ai ka shtënë 5-6 herë. Shkumbin Sekiraqën nuk e njeh nuk e ka njohur më parë dhe nuk ka pasur asnjëherë probleme me të. Në polici nuk ka arritur që ta identifiku Shkumbin Sekiraqën, Pajtim Gashi”- thuhet tutje në dosje./Kallxo.com

Tags: capatPajtim GashiSekiraqaShkumbin SekiraqaVrasje

JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Gjilan, detaje të reja nga vdekja e 27-vjeçarit dhe foshnjës – nëna e vogëlushes nuk jetonte me ta

Arrestohet një mjek i QKMF’së në këtë komunë, konstatoi vde’kjen e një gruaje, por nuk e lajmëroi rastin në polici
01/11/2026 - 14:40

Detaje të reja janë mësuar lidhur me rastin e rëndë që tronditi mëngjesin e së dielës fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe një foshnjë u gjetën...

Më shumëDetails

Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV-së

Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV-së
01/11/2026 - 14:28

Kryeministri Edi Rama ia ka besuar këshillimin për çështjet e media një zonjë e cila në profilin e saj në Linkedin e përshkruan veten si “stratege” për çështjet...

Më shumëDetails

Organizatori i protestës: Regjimi i Kurtit nuk e ka gjatë, do t’i mbushim sheshet

Organizatori i protestës: Regjimi i Kurtit nuk e ka gjatë, do t’i mbushim sheshet
01/11/2026 - 14:17

Disa qytetarë janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij. Organizatori Durim Aliu ka thënë se...

Më shumëDetails

Ky është 46-vjeçari nga Kosova që humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri

Ky është 46-vjeçari nga Kosova që humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri
01/11/2026 - 14:10

Është identifikuar 46-vjeçari nga Gjonaj i Hasit që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur në fshatin Domaj të Hasit, në Shqipëri. Bëhet fjalë për Albert Çoçajn...

Më shumëDetails

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021

Pas betimit të Haxhiut si deputete vendi është pa shef të shtetit, Kuvendi duhet të zgjedh Presidentin para Qeverisë
01/11/2026 - 13:52

Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se eksporti i Kosovës është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021, duke theksuar se kjo rritje është katër...

Më shumëDetails

Ditëlindja e Zahir Pajazitit, Haradinaj: Ishte brezi i parë i UÇK-së

Ditëlindja e Zahir Pajazitit, Haradinaj: Ishte brezi i parë i UÇK-së
01/11/2026 - 13:14

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti. Në nder të kësaj dite, ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj bëri homazhe tek shtatorja e komandantit për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • 110 tonë ushqim për kafshë me përbërës me efekte kancerogjene AUV i kthen për Serbi kompanisë së Shkumbin e Alberin Haxhijahës

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Dyshohet se po përgatisnin sulm terr’orist, një kosovar në mesin e grupit që po e hetojnë autoritetet gjermane

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë