Kjo është një temë e ndieshme dhe komplekse gjeopolitike. Kur flitet për raportet ndërmjet Izraelit dhe Iranit, përfshi edhe shtete tjera në gadishull. tensionet midis këtyre vendeve kanë qenë gjithmonë të larta.
Izraeli me të drejtë duhet të jetë i shqetësuar për influencën dhe veprimet e Iranit në rajon, sidomos për mbështetjen e tyre ndaj organizatave si Hezbollahi në Liban dhe qëndrimin e tyre anti-Izraelit.
Në lidhje me sulmet e mundshme me dronë, ka pasur incidente të ngjashme në të kaluarën. Izraeli ka pohuar se ka shkatërruar dronë iranianë të dërguara për të sulmuar zonat e tyre.
Në këtë rast, reagimi i Izraelit ka qenë i ashpër, për pasojë tensionet midis këtyre dy vendeve nuk janë reshtur.
Është e rëndësishme ti ndjekim = zhvillimet e kësaj situate me kujdes, pasi tensionet në rajon mund të ndikojnë në stabilitetin e gjerë të Lindjes së Mesme.
Por, lidhur me shqetësimin tuaj të mun dësisë së shtrirjes në rajonin, apo mundësisë që të ndikojnë në zgjerimin konfliktit në rajonin e Evropës, mendoj se shtetet e BE-ja dhe NATO-ja, duhet ta kenë në konsideratë faktin se përhapja e konfliktit në territorin e Evropës, në cilindo nga vendet e saja, do të jetë më pasoja gjithëpërfshirëse për të tërë kontinentin, dhe nuk do të mund të mbahet i izoluar siç po ndodh me Ukrainën.
Rajoni i Ballkanit është një qetësi pas furtune, dhe fryma e hasmërive që shkaktoi lufta për shpërbërjen e ish Jugosllavisë, pastaj ambiciet e popujve barbar, të të njëjtës përkatësi etnogjenetike dhe etimologjike, por me ambicie për të ndërtuar shtetet me imazh historik, hegjemonist, duke pretenduar identitetin e territoreve mbi të cilat ndërtuan shtetet e tyre, në mungesë të të drejtës dhe fakteve historikë, arkeologjike etj. mbi të dhëna fiktive dhe irituese ndaj realitetit, përbejnë një “casus beli”, për mundësinë e rinisjes së konflikteve.
Ndryshe, është jo reale një zhvillim i tillë, që të përhapet konflikti në pjesë tjera të Evropës, kur dihet kostoja e zhvillimin të një luftë, siç po e bën Rusia. Mendoj se kostoja ekonomike pa përllogaritur humbjet në njerëz që do nxisin reagimet në mbrojtje të jetëve të njerëzve, pra të karakterit human, nuk e lejon Rusinë të influencojë shtrirjen e konfliktit, sado që e ka objektiv strategjik të gjeostratëgjisë së luftës dhe ambicieve të çmendura dëshpëruese të Putinit. Po t’i përllogarisim humbjet e Rusisë në luftë, ajo do të shkoj në dorëzim ekonomik, ndaj botës demokratike. Ukraina do mbetët varri i Rusisë.
Nëse Rusia e ka buxhetin e përgjithshëm shtetërorë 415 miliardë, vetëm për mbrojtje i shpenzon 160 miliardë sipas planit të buxhetit për vitin 2024. Pra, mbi 1/3 e buxhetit vjetor të Rusisë do të shkojë për shpenzime ushtarake.
Po ti shtojmë edhe humbjet në eksportin e gazit në Evropë, nga mbi 13 miliardë dollarë në muaj sa ishte në fillim të vitit 2022, në vetëm 1 miliardë dollarë në fund të vitit 2023, atëherë e shohim se nga afro 200 miliardë dollarë sa eksportonte Rusia energji në BE në fillim të vitit 2022, tani eksporton vetëm 12 miliardë dollarë në vit. Pra, i bie që Rusia për çdo vit lufte në Ukrainë do të humbasë nga së paku 180 miliardë dollarë në vit, gati sa 1/3 e buxhetit vjetor. Kur i matarojmë këto humbje apo investimi në luftë, nda del se nga buxheti i tërësishme i Rusisë prej 415 miliardëve, 320 miliard i ka humbjet vjetore. Pra një luftë ekonomike e pa përballueshme për Rusinë, nëse ajo zgjatë edhe më tej, që do të thotë se, rënia e Rusisë nga një fuqi rajonale sot në një shtet pa peshë nesër do të jetë e pashmangshme.
Por, ne si vend, me një Serbi armiqësore dhe me një lidership çfarë ka Serbia e sidomos me qeverinë e re dhe Vuciqin, çdoherë ka rrezik. Sidomos pas shprehjes hapur të qëllimeve të Vuciq, pas vizitës se kryetarit të Azerbajxhanit në Serbi.
Por Serbia duhet ta kuptoj se shqiptaret nuk janë ata të vitit 98/99, dhe se pos shqiptarëve do përballet edhe me NATOn, dua të vë theksin tek qëndrimet e kryeministrit shqiptarë se “sulmi mbi Kosovë është sulmi mbi Shqipërinë”, kjo do të thotë se konflikti del përtej kufijve të shteteve që involovohen dhe do ketë përmasa të një luftë gjithëpërfshirëse.
Pra, do të shkaktonte ndryshime në rendin botërorë, ku shqiptarët duhet ti intensifikojnë qëllimet e tyre ndaj padrejtësive historike, që i janë bërë vetë popullit shqiptarë dhe territoreve të tyre, që sot mbahen si minoritar duke pretendua t’iu ndryshohet identiteti, në shtete fqinje.
Me ketë, po provohet të mbahet e mbyllur e vërteta historike mbi etnogjenezën e popujve, në Ballkan e më gjerë, pasi që shqiptaret qëndrojnë në themelet e civilizimit evropian e botëror. Kështu do të dekonspirohen pavërtetësitë historikë dhe pseudoshkencore, të popujve barbar e kolon, nga sfera tjera të tokës, që kanë ngritur shtet dhe identitetin e tyre fiktiv, në këto treva.
Nëse Evropa dhe bota janë të gatshëm për ketë lëvizje, atëherë nuk mbetët gjë tjetër, veç ti shfaqim qëllimet tona dhe të krijojmë aleancat e mundshme, tradicionale dhe të reja, të një lufte për mision.
Unë mendoj se kjo do të jetë katastrofal për njerëzimin, çfarëdo zgjerimi i konflikteve, kur dihet kapacitetet në armatime nukleare, të shumë shteteve dhe për demokracinë që ka krijuar hapësirë për kategori devijuese dhe shartime komunitetetesh që vijnë nga kombinime ideologjike, që edhe më herët kanë degjeneruar njerëzimin, si fashizmi, komunizmi, diktaturat etj. të kamufluara tani, pas trendëve të globaliste.
Ndaj, ftoj qeverinë, të rris në maksimum vigjilencën, sidomos tani kur ka sinjale të lëvizjes se trupave dhe njësive paramilitare në Kosovë. Kosova nuk e ka luksin të ketë raporte të lëndueshme dhe të acaruara me partnerët dhe aleatët që e ndihmuan çlirimin tonë dhe fitoren ndaj Serbis. Aq më tepër, na duhet një koordinimi permanent e imediat me aleatin tonë kryesore SHBA dhe PUN, në Kosovë si dhe bashkërendim i politikave shtetërore e diplomatike me vendet e QUINT, ku prapë SHBA e kanë fjalën kryesore.
Çdo armatosje e Serbis është kërcenim për Kosovën dhe jo vetëm por edhe për vendet e rajonit, me theks shteteve fqinje që dolën nga shpërbërja e Jugosllavisë, ku Serbia për shkak të ambicieve të veta hegjemoniste përbën kërcënim permanent, jo vetëm në raport me Kosovën por edhe shtetet tjeta si, Bosnja, Mali i zi dhe intensifikimi i politikave gjenocidiale në raport me kombet tjera brenda Serbisë, të cilat pritet një ditë të shpërthejnë në komflikt, për të mbrojtur identitetin e vet dhe liritë e të drejtat humanitare.
Me këto pajisje luftarake Serbia tregon se nuk donë të jet pjesë e strukturave euroatlantike. Prandaj duhet marr me seriozitet.
Diskutimi rreth kësaj çështjeje është e rëndësishëm, për ta bërë dallimin midis përdorimit të dronëve në konflikte dhe sigurisë së Kosovës si shtet.
Në lidhje me dronët “Shaheed” që përdoren ndaj Izraelit, është e vërtetë që Serbia ka histori bashkëpunimi dhe të përdorimit të këtyre pajisjeve ushtarake. Pra siç edhe ka deklaruar ka blerë qindra mijëra të tillë edhe kamikaz.
Megjithatë, rreziku për sigurinë e Kosovës nuk është direkt i lidhur me këtë fakt.
Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran, me institucione të vetat funksionale dhe mbështetje të vendeve partnere në planin ndërkombëtar të sigurisë së brendshme dhe pa cënueshmërisë së territorit.
Siguria e Kosovës ndikohet nga shumë faktorë, përfshirë stabilitetin politik, ekonomik, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe bashkëpunimin me partnerët strategjik.
Prandaj, dërisa ndikimet regjionale dhe politikat e fqinjëve mund të kenë impakt në kontekstin më të gjerë të sigurisë së Ballkanit, rreziku për sigurinë e Kosovës, nuk mund të përcaktohet vetëm nga përdorimi i dronëve në konflikte të tjera.
Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë të përqendrohet në zhvillimin e institucioneve të saj me theks të sigurisë dhe mbrojtjes sipas planifikimit gjithëpërfshirës, të harmonizuar me partnerët – aleatin tonë kryesorë SHBA, dhe të mbështesë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë me theks SHBA, për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë në rajon.