Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konjufca e propozoi për ministër, Kurti e “shkarkoi” për t’ia dhënë postin Dimal Bashës – ku po mbetet Bislimi

12/02/2026 - 17:23
në Kryesore, Lajme
A A
Konjufca e propozoi për ministër, Kurti e “shkarkoi” për t’ia dhënë postin Dimal Bashës – ku po mbetet Bislimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vendosur që në këtë mandat të ri si kryeministër i Kosovës, të ketë një qeveri me më shumë ministri. Megjithatë, disa emra të vjetër janë lënë jashtë përbërjes së ekzekutivit dhe disa fytyra të reja janë shtuar për të drejtuar dikastere të rëndësishme.

Përveç Rozeta Hajdarit dhe Arbërie Nagavcit, Kurti nuk e ka përfshirë në përbërjen e re të ekzekutivit as Besnik Bislimin, njeriu që ka drejtuar ekipin negociator të Kosovës për bisedimet në Bruksel dhe që ka qenë zëvendëskryeministër ri parë.

Përgjatë Qeverisë Kurti II, Bislimi ka drejtuar bisedimet me Serbinë dhe përgjatë mandatit të tij si kryengeociator është arritur Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit.

Në vend të Bislimit, Kurti ka emëruar si zëvendës të tij të parë, mikun e tij të vjetër të partisë, Glauk Konjufcën, të cilit gjithashtu ia ka besuar edhe drejtimin e diplomacisë.

Ndryshe nga Kurti, Konjufca si i mandatuar për krijimin e Qeverisë së Kosovës para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, e kishte propozuar Bislimin për ministër të Infrastrukturës.

Ndërkohë që fati i Besnik Bislimit mbetet ende i paqartë dhe s’dihet nëse Kurti do ta angazhojë në ndonjë detyrë të re.

Kreu i LVV-së në këtë përbërje të re të ekzekutivit ka rezervuar një prej ministrive më të rëndësishme, atë të Infrastrukturës për ish-kreun e Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashën.

Pritet të shihet se cila do të jetë performanca e Bashës në një ministri delikate, me një numër projektesh infrastrukturore ende të papërfunduara dhe me rrugën Prizren-Tetovë që është në fazën e parë të ndërtimit. Këtë ministri më herët e kanë drejtuar Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi./Express/

JU REKOMANDOJMË

Përbërja e kabinetit të Qeverisë Kurti III: Persona me aktakuza, dënime, e raportime për përfshirje në skandale

Mbledhja e Qeverisë “Kurti 3”: Këto janë vendimet e para të miratuara
12/02/2026 - 18:18

Kosova dje u bë me Qeveri të re, pas një viti bllokade politike. Albin Kurti i Vetëvendosjes u zgjodh sërish kryeministër. Por, edhe në kabinetin e ri, gjenden...

Më shumëDetails

Murati takon Hotin, bëhet dorëzim-pranimi i portofolit tek ministria e re

Murati takon Hotin, bëhet dorëzim-pranimi i portofolit tek ministria e re
12/02/2026 - 18:17

Pasi Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve tash e tutje do të vazhdojë funksionin si dy dikastere të veçanta, njëra Ministria e Financave dhe tjetra Ministria për Punë,...

Më shumëDetails

Serbia e ndalon në Merdare avokatin Arianit Koci

Koci për ngërçin politik: Fajin e ka edhe Gjykata Kushtetuese – do ta vazhdojë protestën (VIDEO)
12/02/2026 - 17:37

Avokati kosovar, Arianit Koci, deri tani ka marrë përsipër pothuajse të gjitha rastet e kosovarëve të cilëve iu kanë dalë probleme duke kaluar nëpër kufijtë me Serbinë apo...

Më shumëDetails

Impakti Veriu.info/Lirohet parkingu publik i uzurpuar me material ndërtimor, Inspeksioni e gjobit kompaninë “Aurora Group”

Impakti Veriu.info/Lirohet parkingu publik i uzurpuar me material ndërtimor, Inspeksioni e gjobit kompaninë “Aurora Group”
12/02/2026 - 17:27

Veriu.info kishte raportuar me 31 janar për uzurpim me material ndërtimor të një parkingu publik (komunal) të automjeteve nga kompania “Aurora Group”, për të cilin qytetarët kishin dërguar...

Më shumëDetails

Kurti pas mbledhjes: E kemi një mundësi tjetër për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Zgjedhja e presidentit, Kurti vjen me deklaratën e papritur
12/02/2026 - 17:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së parë të qeverisë, ka shkruar për vendimet që mori kabineti qeveritar. Kurti ka renditur pikat që u miratuan, duke i...

Më shumëDetails

Osmani pret në takim Prattipatin, flasin për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

Osmani pret në takim Prattipatin, flasin për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
12/02/2026 - 16:52

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati. Sipas një njoftimit për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

    Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci

    250 Shpërndaje
    Shpërndaje 100 Tweet 63
  • Plagosja në Mitrovicë dyshohet se ndodhi në vetëmbrojtje pas sulmit fizik

    222 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • Çka po ndodh, Labi del nga shtëpia?

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • A e keni vërejtur këtë veprim të Listës Serbe sonte në Kuvend, ja pse e lëshoi sallën

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë